Numri i shtazës
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Numri i shtazës është një koncept nga Zbulesa e Gjonit të Besëlidhjen së Re të Biblës së krishterë. Në tekstet biblike moderne numri i shtazës është 666, megjithëse shfaqet në vend të tij edhe të paktën në një burim të lashtë. Kjo çështje është burim kundërshtimesh për shumë grupe kishash dhe teologësh. Disa shkollarë debatojnë që numri është një kod (çelës) për Perandorin romak Neronin.
Ndryshe nga ç´besohet zakonisht, nuk është numri që tregon Satanin, por shenja e ndonjë personaliteti njerëzor që do të vijë apo ka ardhur tashmë (sipas shpjegimeve të disa kishave), dhe zotërimi i tij mbi botë do të tregohet nga një numër i tillë.
Hamendësime
RedaktoShpjegimi kabala
RedaktoSorat - demoni diellor i kundërvihet shpirtit diellor "Krishtit" - Antikrishti. Sipas një studimi të bazuar mbi kabalën numri 666 është shprehje e një emri apo fjale.
400 | + 200 | + 6 | + 60 | = 666 |
ם | ו | ך | ת | |
tav | resh | vav | sameh | |
T | Ra | O | S | = SORAT |
Shpjegimi alegorik
RedaktoShpjegime historike
RedaktoMendohet që Gjoni, kur shkroi zbulesën e tij, donte të mbronte bashkësinë e krishtere. Sepse personi që përfaqësonte shtazën, nuk ishte askush tjeter veçse perandori romak Neron, shkaktar i shtypjes së dhunshme kundër të krishterëve, në të cilën vdiqën Pjetri dhe Pali. Në të vërtetë, si në greqishten e lashtë, ashtu edhe në hebraisht numrat shkruheshin duke përdorur shkronjat e alfabetit. Nëse përdoren bashkëtingëlloret hebraike të emrit QeSaR NeRON (קסר נרון) del se:
- Q (qof) = 100
- S (samekh) = 60
- R (resh) = 200
- N (nun) = 50
- R (resh) = 200
- O (waw) = 6
- N (nun) = 50
shuma e tyre është pikërisht 666. Duhet të shënohet që zanorja O që lidhet në të vërtetë me bashkëtingëlloren W e cila është një çështje mësimi, çka do të thotë një bashkëtingëllore shërbente për të shmangur keqkuptime (keqshqiptime) në lexim. Sidoqoftë "Zbulesa e Gjonit" është shkruar pas vdejes së Neronit, pra pas vitit 68 e.r.
Është për tu përmendur edhe një fakt tjetër që emri i Jezusit, Krishtit, jep si përfundim numrin 888.
- I = 10 (iota)
- e = 8 (eta)
- s = 200 (sigma)
- o = 70 (omikron)
- u = 400 (upsilon)
- s = 200 (sigma)
Kjo nuk është e rastësishme, siç dihet, numrat 7 dhe 3 janë të parapëlqyer në Bibël, bota u krijua në 7 ditë, shtatë lopët e majme dhe të dobëta në historinë e Moisiut; gjithë kjo nuk është pra rastësore. Numri 666 paraqet atë që njeriu do të bëhet, por nuk do të bëhet pa ndihmën e Perëndisë, pra i përsosur. Numri 6 i afrohet shumë numrit të përsosur 7; numri 8 tregon botën pas krijimit, fillimin e një jete të re, kur Jezusi, Krishti, do të qeverisë njerëzimin.
Shpjegime eskatologjike
RedaktoKodi vizor
RedaktoKodi vizor që gjendet praktikisht në çdo produkt ka tre shenja ndarëse, vizat më të gjata, që janë pikërisht tre gjashta. Edhe pse ato nuk shihen, këto kode janë të pranishëm në shiritët magnetikë të çdo "karte", përfshirë kartat e kreditit dhe bankomatët. Kjo shikohet nga disa njerëz si përmbushja e profecisë sipas së cilës "askush nuk do të mund të shesë apo blejë" nëse nuk do të kishte Numrin e Shtazës
Vetëm fakti, që një profeci e lashtë 2000 vjeçare të ketë parathënë këtë shënim të mallrave, është i habitshëm.
Hamendësia e shkrimeve
RedaktoHamendësia e shpjegimit tekstual
RedaktoNga ana filologjike, është e gabuar, që numri i zbulesës 666 të barazohet me gjashtën e trefishtë. Në gjuhët burimore numri gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë nuk shkruhet si numri 666. Kjo mënyrë përdoret vetëm në sistemin arab të numrave nëpërmjet gjashtës së trefishtë 666. Në gjuhën greke ky numër shkruhet me shkronjën hi (600), ksi (60) dhe stigma (6), ndërsa në gjuhën hebraike me shkronjat tav (400), resh (200), sameh (60) dhe vav (6) dhe me numrat romakë DCLXVI. Pra, sipas pikëpamjes filologjike dhe kabalistike, greqishtja dhe hebraishtja nuk kanë asgjë të përbashkët me numrin gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.
Ka mundësi që apostulli Gjon gjatë vizionit të tij të mos ketë parë numrin hi-ksi-stigma apo tav-resh-sameh-vav, por shenjen 6-6-6, ku atij iu tha, se është numri gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë. Dhe kështu ai e përktheu këtë informacion në gjuhët moderne të asaj kohe, në hebraisht dhe greqisht.
Hamendësitë moderne
RedaktoSë bashku me kodin vizor çdo tregëti dhe transaksion monetar po bëhet gjithnjë e më shumë i mvarur nga rrjeti kompjuterik. Edhe këtu mund të gjendet numri 666. Për ta parë këtë numër duhet të dihet se në cilat gjuhë numrat paraqiten me shkronja. Këtu bëjnë pjesë gjuhët e lashta, si latinishtja e cila i paraqet numrat me shkronjat I, V, X, L, C, D, dhe M. Edhe në gjuhën greke dhe atë hebraike, gjuhë të cilat u përdorën nga apostulli Gjon, shkronjat përfaqsojnë numra. Në këto gjuhë çdo shkronjë ka vlerën e saj numerike. Në gjuhën hebraike p.sh. numri 6 paraqitet (përfaqësohet) nga shkronja W (v në shqip). Pra kodi 666 shkruhet si www. Tre shkronja që njihen sot si rrjeti kompjuterik global, apo më mirë interneti. A është kjo e rastit? Le ta shqyrtojmë këtë rast.
Kodi www është shkurtimi për world wide web, pra fjalë për fjalë "cerga mbarë botërore". Në gjuhën angleze fjala "web" para së gjithash nënkupton një rrjetë merimange, pra cergën e saj. Për fjalën rrjet në anglisht përdoret fjala "net", si p.sh. tek fjala "internet" dhe jo "interweb". Po ashtu flitet për "network" (rrjet pune), dhe jo webwork (cergë pune), si p.sh. network marketing. Pse nuk përdoret atëherë fjala "net" për të treguar një rrjet, por përdoret fjala "web"? Përse u vendos emërtimi world wide web dhe jo "world wide net"? Formulimi me web (cergë) shkakton, që të gjithë përdoruesit e rrjetit janë të detyruar (apo shtrënguar) të veprojnë me anë të një mënyre të koduar (shifruar) me gjashtën e trefishtë (merimangën?).
Skenari që paraqet në zbulesën e tij Gjoni, shkruhet se kur të shfaqet në mbarë botën numri 666, askush nuk mund të blejë apo shesë pa "numrin e Shtazës". Kjo thënie mund të duket e moçme, e vjetëruar dhe jomoderne, ndoshta si histori fantastiko-shkencore. Vetëm sot, me teknikën e zhvilluar që nga gjysma e qindvjeçarit të 20, mund të kuptohet se çfarë parashikoi apostulli Gjon që në qindvjeçarin e I. Njerëzit që mbajnë në duart dhe ballërat e tyre një shenjë (të padukshme), që do të përdoret për t´i njohur (identifikuar) kudo ata dhe transaksionet e tyre me anë të një rrjeti pune kompjuterik qëndror.
Kodi vizor dhe rrjeti kompjuterik mbarëbotëror përmbajnë të dyja shifrimin 666. Për të treguar se sa shumë janë të ndërthurura në një rrjet me njëra-tjetrën paraja, kompjuteri dhe interneti mjafton të përmendet shitblerja pa-para, apo kartat e kreditit etj.
Sidoqoftë, me gjithë këto fakte nuk duhet të mendohet medoemos, që kompjuteri, interneti dhe kodi vizor janë "vepra djallëzore" që njeriu duhet tu largohet. Prapë se prapë është e mençur dhe e këshillueshme të kujtohet, për çfarë na paralajmëron profecia apokaliptike e apostullit Gjon.