Nuri Luçi (Kuç, 20 nëntor 1922 - Zheje, 21 nëntor 1949) ka qenë partizan i LANÇ-së dhe më pas pjesë e strukturave të Divizionit të Mbrojtjes Popullore dhe strukturës së saj pasrendëse, Sigurimit të Shtetit.

Biografia

Redakto

U lind në Kuç të rrethit të Vlorës, i biri i arsimtarit - më pas Mësues i Popullit - Mustafa Luçi. Mbasi mbaroi shkollën fillore në Kuç shkoi në gjimnazin e Gjirokastrës. Në vitin 1937, shkruan në një nga muret e shkollës parrullën: "Poshtë satrapi Zog" akt për të cilin përjashtohet nga shkolla.

Në prill të vitit 1942 mori pjesë në demostratën kundra fashizmit që u zhvillua në Durrës ku dhe u arrestua. Koha që Nuriu kaloi në Durrës e pasuroi më tej kronikën e jetës së tij. Në 8 nëntor të 1942 inkuadrohet në çetën partizane "Hajredin Termishti" pastaj në batalionin "Asim Zeneli".

Pas çlirimit të vendit, Nuriu inkuadrohet në Brigadën e parë të Divizionit të mbrojtjes së Popullit me detyrën e zëvendës komisarit të Batalionit të 3-të. U emërua si shef i Seksionit të Sigurimit në Sarandë e Vlorë dhe pastaj Kryetar i Degës së Punëve të Brendeshme ne Krujë.

Vdiq në 21 nëntor 1949 (në moshën 27 vjeçare) gjatë një përleshje nga Mark Piroli në fshatin Zheje të Krujës.

Shfaqja në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Redakto

Ekspozimi i fotos së Nuri Luçit në kuadrin e 75 vjetorit të Çlirimit më 29 Nëntor, në bulevardin kryesor të Tiranës, ngjalli polemika në opinionin publik. Ekspozimi i fotos së Luçit në përkujtim të luftës Nacional Çlirimtare u pa si një provokm ndaj shtresës së ish të përndjekurve politikë. Ish drejtuesi i Arkivës qendrore pranë Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi thotë se Nuri Luçi ka qenë ish-oficer i Sigurimit të Shtetit dhe ka bërë krime ndaj atyre që luftonin komunizmin.[1]

Referime

Redakto