Objekti i Mullirit të Bifurkacionit
Objekti i Mullirit dhe Bifurkacionit si pejsazh kulturor është një monument i trashëgimisë kulturore në Nerodime, Ferizaj, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.
Objekti i Mullirit dhe Bifurkacionit Mulliri i Nikës | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Nerodime, Ferizaj, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XVI |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 3468 |
Historia
RedaktoMulliri i Bifurkacionit i njohur edhe si Mulliri i Nikës ose Mulliri i Madh është ndër mullinjtë më të njohur në trevën e Ferizajt dhe më gjerë, për shkak të madhësisë së objektit si dhe 6 gurëve të blojës, të cilët lëviznin më ndihmën e turbinës e cila merrte fuqinë e nisjes nga lugu i mbushur me ujë. Mulliri ndodhet në afërsi të bifurkacionit të Nerodimes, pakëz mbi Mullirin e Nikës. Me muret anësore, me jazin dhe pjesë muresh të brendshme duket një vepër madhështore. Në të vërtetë, ana jugore është më e shkatërruara, ku arrihet të dallohet vetëm themeli i murit, në handrakun e shkaktuar nga bimësia dhe rrëzimi i murit. Tri muret e anëve tjera janë ruajtur më mirë, diku deri në hatullën e tretë.[2]
Kryesisht muret janë punuar me gurë të madhësive të ndryshme dhe të papërpunuar, por mjeshtri i kohës ka nxjerrë faqen më të mirë të tyre në sipërfaqe. Megjithatë ka pjesë muresh që janë punuar me gurë shtuf, të lehtë për t’u dhënë formë. Me këta gurë është punuar një oxhak i madh që ndodhet në murin verior të objektit, ndërsa lartësia e oxhakut, i cili nuk është prishur fare është 4.25 m. Vjetërsia e mullirit konsiderohet të jetë afër 300 vjet. Mulliri ka punuar deri në vitin 1989/90, ndërsa është djegur nga ushtria serbe natën e vitit të ri 1992/93.[3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ https://kallxo.com/gjate/reportazh/bifurkacioni-nerodimes-rrjedh-perseri/
- ^ https://kryelajmi.com/mulliri-madh-ne-ferizaj/
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine