Oleguer Presas Renom, (Sabadell, Spanja, 2 shkurt 1980) është një futbollist spanjoll, mbrojtës qendror i FC Barcelona që nga viti 2002. Mbrojtës qendror i gjatë 1,87 m dhe peshon 82 kg, formon dyshen e mbrojtjës me Carles Puyolin edhe pse nganjëherë luan edhe si mbrojtës i djathtë. Është studius i Ekonomi në Universitetin Autonom të Barcelonës.

Oleguer

Oleguer në stërvitje me Ajax
Të dhënat vetjake
Emri i plotëOleguer Presas i Renom
Datëlindja2 shkurt 1980 (44 vjeç)
VendlindjaSardell, Spanja
Gjatësia1.87 m (6 ft 2 in)
PozicioniMbrojtës
Karriera me të rinjtë
Lepanto
Sant Gabriel
1997–1999Gramenet
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1999–2001Gramenet41(2)
2001–2003Barcelona B74(2)
2003–2008Barcelona127(1)
2008–2011Ajax36(2)
Gjithsej278(7)
Karriera ndërkombëtare
2004–2009Katalonja6(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase
Oleguer në aksion me FC Barcelonën.

Filloi karrierën e tij futbollistikë duke luajtur në Lepanto, një ekip modest nga qyteti i tij i lindjes, Sabadell. Por në këtë sezon transferohet në Sant Gabriel në sezonin 1997-1998.

Në sezonin 2001-2002 me 21 vjet transferohet për në Barca dhe i bashkohet ekipit të dytë Barces B.

Debutoi si lojtar i ekipit të parë me 24 gusht 2002, ne Nou Camp në ndeshjen e zvidhuar për Trofeun Joan Gamper ndërmjet Barcës dhe Yllit te Kuq nga Beogradi (1-0), në duart e trajnerit holandez Louis Van Gaal. Debutimi oficial i Oleguerit ishte më 13 tetor 2002 në Camp Nou në ndeshjen e Ligës se Kampioneve ndërmjet Barcelonës dhe Galatasaray, që e fituan Katallanët 3-1.

Gjate sezoneve 2002-2003 dhe 2003-2004 ai luante edhe për Fc Barcelonën edhe për Barcën B. Në sezonin 2004-2005 u konsolidua defenitivisht në ekipin e parë të Barcës si titullar. Ka marr pjesë në 36 ndeshje nga 38 gjithsej të luajtura duke kontribu në arritjen e titullit te fituar në Spanjë, titull ky që është titulli i parë i tij personal.

Në merkaton e verës të vitit 2008, ai kaloi tek klubi holandez Ajax.