Olga Taussky-Todd
Olga Taussky-Tod (30 gusht 1906, Olomouc, Moravia – 7 tetor 1995, Pasadena, Kaliforni) ishte një matematikane austriake dhe më vonë amerikano-çeke.[1][2]
Olga Taussky u lind në një familje hebraike; i ati i saj, Jul David Taussky, ishte një kimist industrial dhe nëna e saj, Ida Pollach, ishte shtëpiake. Ajo punoi fillimisht ne teorinë e numrave algjebrikë, me një doktoraturë në Universitetin e Vjenës mbikëqyrur nga Philipp Furtwängler.[3] Gjatë kësaj kohe në Vjenë ajo gjithashtu mori pjesë në takimet e Rrethit të Vjenës.
Sipas Gian-Carlo Rota, si një matematikane e re ajo u punësua nga një grup matematikanësh gjermanë për të gjetur dhe për të korrigjuar shumë gabime matematikore në veprat e David Hilbert, në mënyrë që ato të mund të mblidheshin në një vëllim për t'iu prezantuar në ditëlindjen e tij. Ishte vetën një fletë, në hipotezën e vazhdueshmërisë që ajo nuk mundi ta riparojë.[4]
Më vonë, ajo filloi të përdorë matricat për të analizuar vibracionet e aeroplanëve gjatë Luftës së dytë Botërore, në Laboratorin Kombëtar të Fizikës në Britani të Madhe.
Vepra të zgjedhura
Redakto- How I became a torchbearer for matrix theory, American Mathematical Monthly. v. 95, 1988
- Sums of squares, American Mathematical Monthly. v. 77, 1970
- A recurring theorem on determinants, American Mathematical Monthly. v. 56, 1949
Referime
Redakto- ^ "Olga Taussky-Todd", Biographies of Women Mathematicians, Agnes Scott College
- ^ O'Connor, John J.; Robertson, Edmund F., "Olga Taussky-Todd", MacTutor History of Mathematics archive, University of St Andrews .
- ^ Olga Taussky-Todd at the Mathematics Genealogy Project
- ^ Rota, Gian-Carlo (2008), Indiscrete Thoughts, Modern Birkhäuser Classics, Springer, fq. 201, ISBN 9780817647803
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!).