Oligarkia
Oligarkia (nga greqishtja e vjetër ὀλιγαρχία / oligarkhía, shkurtim nga ὀλίγος / olígos (« vogël »), dhe ἄρχω / árkhô (« urdhër») është një formë qeverisje ku pushteti i është rezervuar një grupi të vogël të njerëzve të cilët formojnë një klasë dominuese pushteti.
Ne mund të dallojmë oligarkitë institucionale dhe oligarkitë e faktit. Oligarkia institucionale është një regjim politik ku kushtetutat dhe ligjet i rezervojnë pushtetin vetëm një pakice të vogël të qytetarëve. Oligarkia e faktit është shoqëri në të cilën qeveria është kushtetuese dhe demokratike e hapur për të gjithë qytetarët, ku në fakt pushteti është i marrë nga një pjesë e vogël e këtyre.