Omer Bajrami
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Omer Bajrami është një hoxhë i shquar shqiptar, i lindur në vitin 1985 në Saraj të Shkupit.
Mësimet fillestare (leximin e Kur’anit) i mori para prindit të tij, Dr. Zekerija Bajrami, ndërsa në vitin 1995 filloi hifzin e Kur’anit para hoxhës së tij Mahmud Asllani, të cilin e përfundoi brenda njëzet muajve, gjegjësisht në vitin 1997.
Më pas, në vitin 1999 ai u regjistrua në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë, të cilën e përfundoi me sukses në vitin 2003.
Pas kryerjes së medresesë, mësimet e mëtutjeshme i vazhdoi në Kajro – Egjipt. Derisa në shtator të vitit 2009, përfundoi studimet e tij dhe diplomoi në drejtimin e përgjithshëm të mësimeve Islame.
Pas përfundimit të studimeve, ai filloi angazhimin e tij, për t’i ftuar njerëzit në rrugën e pastër islame.
Hoxhë Omer Bajrami më tutje vazhdon me ligjeratat e tij javore në shoqatën Rinia Islame – Saraj, me hutbe herë pas here, dhe me pjesëmarrje të tribunave dhe seminareve të ndryshme, nëpër shtete të ndryshme të Evropës.
Përveç thirrjes së tij, ai gjithashtu vazhdon të shkruaj edhe tema të ndryshme, përgjigje lexuesve dhe poezi të ndryshme.
Shpresojmë që Allahu (azzevexhel) t’u jep sinqeritet dhe sukses të gjithë atyre që mundohen për përhapjen e fesë së pastër Islame. Amin