Otto von Habsburg
Otto von Habsburg- ne Austri zyrtarisht Otto Habsburg-Lothringen, shkurt Otto Habsburg (sq: Oto fon Habsburg)- lindi me 20 nentor 1912 ne Reichenau an der Rax, Austri; vdiq me 4 korrik 2011 ne Pöcking, Bavaria, Gjermani. Otto von Habsburg ishte nje autor, publicist dhe politikan austro-gjerman. Per partin bavareze CSU (Unioni Krist-social) ishte antar i Parlamentit Evropian. Ai posedonte shtetsin e Austrise, Gjermanise dhe Hungarise dhe sipas pohimeve te tij edhe ate te Kroacise.
Nga viti 1916 deri ne 1918 ishte trashegimtari i fronit austriak, kurse deri me 1921 trashegimtar i fronit hungarez. Gjat kesaj periudhe titujt e ti zyrtar ishin "Lartmadheria e tij imperatore dhe mbreterore Franz Joseph Otto Robert Maria Anton Karl Max Heinrich Sixtus Xaver Felix Renatus Ludwig Gaetan Pius Ignatius, Prince imperator, Konti kryesor i Austrise, Prince mbreteror i Hungarise". Nga viti 1930 deri ne 2006 ishte kryesues i Familjes (mbreterore) Habsburg-Lothringen. Ne Universitetin belg Löwen ishte i regjistruar nga viti 1929 si Otto Herzog von Bar, ku dhe me kete emer promovoje doktoraturen ne vitin 1935.
Nga mesi i viteve te 1930-ta Otto von Habsburg u angazhuar ne Unionin Panevropian per bahskimin evropian. Gjat ketyre viteve ai u shfaq si nje kundershtar i fuqishem i Hitlerit dhe socializmit nacional, si dhe kunder komunizmit. Ne politik ai e konsideronte veten si "nje vegel e Zotit".