Motovedeta A451, e njohur si Kateri i Radës, ishte një nga 11 anijet sovjetike të klasit PO 2 (projekti R376 Yaroslavets), të shitura Forcave Detare Shqiptare midis viteve 1957 dhe 1960. Fatkeqësisht kjo anije është e njohur për mbytjen e saj në vitin 1997, në ngjarjen e njohur si Tragjedia e Otrantos.

Historia

Redakto

Kateri i Radës, i ndërtuar në Bashkimin Sovjetikvitet 1950 si një motosilurues, ishte shndërruar në një mjet patrullimi bregdetar në vitet 1970. [1]

Përmbytja e vitit 1997

Redakto
Mbërrtija
Vepra për humanitetin migrues
 
ArtistiCostas Varotsos
Completion date29 janar 2012

Kateri i Radës ishte vjedhur nga porti i Sarandës nga grupe kriminale që menaxhonin trafikun e emigrantëve të paligjshëm [2] . Mbytja e anijes ndodhi në ngushticën e Otrantos gjatë një ndjekjeje nga korveta italiane Sibilla, të Premten e Madhe, më 28 mars 1997. Në këtë aksident humbën jetën 81 persona, ku vetëm 57 prej tyre u gjendën trupat, ndërsa 24 rezultuan të zhdukur.

Operacionet për rikuperimin të trupit të anijes, të shtrirë në shtratin e detit në një thellësi prej rreth 800 metrash, filluan më 19 tetor dhe përfunduan në mbrëmjen e 23 tetorit 1997. [3] [4] [5] [6]

Në Gjykatën e Lartë u ndryshuan pjesërisht dënimet përfundimtare për komandantët e dy njësive: 2 vjet për komandantin e Sibilla, Fabrizio Laudadio; 3 vjet e 6 muaj Namik Xhaferit i cili komandonte Katër të Radës . [7] Pasi u shpëtua nga prishja, që nga vera e vitit 2011 varka është monumentalizuar dhe ekspozuar në komunën e Otrantos . [8]

Referime

Redakto
  1. ^ "Il Kater I Rades aveva 40 anni di servizio" (në italisht). La Repubblica. 30 mars 1997.
  2. ^ "14 anni dopo: la sentenza d'appello per lo speronamento della carretta del mare" (në italisht). 15 korrik 2011.
  3. ^ "Parte il recupero del relitto albanese" (në italisht). 19 tetor 1997.
  4. ^ "Il relitto della tragedia" (në italisht). 20 tetor 1997.
  5. ^ "A che serve quella nave?" (në italisht). 23 tetor 1997.
  6. ^ "La nave restituisce 52 corpi" (në italisht). 24 tetor 1997.
  7. ^ Strage del Venerdì Santo, i due comandanti condannati anche in Cassazione, in BrindisiReport.it, 24 maggio 2014.
  8. ^ "Katër i Radës, la nave della tragedia, è salva" (në italisht).

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto