Besa61
Joined 7 korrik 2015
Besa61 | |
---|---|
Kombësia | Shqiptare |
Luljeta Hoxha ka lindur më Tiranë. Pas përfundimit të arsimit të mesëm në shkollën e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, Dega anglisht, Tiranë, ndoqi studimet e larta në Akademinë e Arteve, Fakulteti i Artit Skenik, Dega Regji Teatri, Specialiteti Regjisore.
Teatër
RedaktoLuljeta Hoxha ka vënë në skenë pjesë teatrore të autorëve të rëndësishëm të dramaturgjisë botërore, gjithashtu është pjesë e aktiviteteve të ndryshme kulturore e artistike.
- 2007: “I mirë dhe seksi” nga Woody Alen në sallën Black Box të Akademisë së Arteve.
- 2008: “Të parët dhe të fundit” nga John Gollsuorth në sallën Black Box të Akademisë së Arteve.
- 2008: “Gruaja Çifute” nga Bertold Breht në sallën Black Box të Akademisë së Arteve.
- 2009: “Zonjusha ”Zhyli” nga August Strindberg në sallën e Akademisë së Arteve.
- 2009: “Sofra Tiranase”[1] nga Shoqata kulturore Tirana (asistent regjisore).
- 2010: “Romancë Dashurie”[2] nga Aldo Benedetti në sallën e Teatrit Kombëtar (aktore).
- 2010: “Lloj gënjeshtre” nga Anthony Neilson në sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” Durrës.
- 2010: “Flakët e shpirtit” nga Odise Plaku në sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” Durrës konkurs.
- 2010: “Zonjusha Zhyli” nga August Strindberg rivendoset në një këndvështrim të ri artistik në sallën e Teatrit Kombëtar konkurs.
- 2011: “Shtrigat e Salemit”[3] nga Arthur Miler në sallën e Teatrit Kombëtar (asistent regjisore).
- 2015: “Shëmbja e shtëpisë Asher”[4] nga Edgar Allan Poe në sallën e Teatrit Kombëtar (regjisore, skenografi, aktore).
- 2015: "Kush e solli Doruntinën"[5] nga Ismail Kadare në sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” Durrës (aktore).