Joana minga
Madama Butterfly (Madama Baterflaj) është një opera në tre akte (fillimisht dy) e Xhiakomo Puçinit (Giacomo Puccini), me libret të Xhiuzepe Xhiakoza (Giuseppe Giacosa) dhe Luixhi Ilika (Luigi Illica), përcaktuar në partiturë dhe në libret “tragjedi japoneze” dhe dedikuar mbretëreshës së Italisë Elena e Malit të Zi.
Premiera u shfaq në Milano në Teatrin Ala Skala (Teatro alla Scala), më 17 shkurt 1904.
Gjeneza e operas
RedaktoPuçini e zgjodhi subjektin e operës së tij të gjashtë pasi pa tragjedinë me të njejtin titull (Madame Butterfly) në korrikun e 1900 në teatrin Duka i Jorkut (Duke of York's Theatre) në Londër. Tragjedia me një akt e David Belaskos (David Belasco) ishte e frymëzuar nga një tregim i amerikanit Xhon Luter Long (John Luther Long) me titull Madam Butterfly, i shfaqur në 1898.
Pas fillimit në 1901, kompozimi vijoi me ndërprerje të shumta: orkestrimi nisi në nëntor të 1902 dhe u përfundua në shtator të vitit tjetër. Vetëm në dhjetor të 1903 opera mund të konsiderohet e plotë në të gjitha pjesët e saj.
Për realizimin e dramës Puçini u dokumentua pa pushim e deri në detaje mbi elemente të ndryshme orientale që i konsideroi interesante për t’i përfshirë. Në veçanti e ndihmoi një aktore e famshme japoneze dhe bashkëshortja e ambasadorit japonez në Itali e cila i përshkroi zakonet dhe traditat e këtij populli kaq magjepsës.
Fabula
RedaktoPasi zbarkon në Nagasaki, Pinkerton (tenor), oficer i marinës së Shteteve të Bashkuara, për kreni dhe shpirt aventure martohet, sipas zakoneve të vendit, me një geishë 15-vjeçare të quajtur Cio-Cio-San (japonisht: Chōchō-san), që në japonisht do të thotë Zonja (San) Flutur (蝶 Chō?), në anglisht Butterfly (soprano), duke fituar kështu të drejtën për të refuzuar gruan edhe pas një muaji. Në fakt kështu ndodh dhe Pinkerton rikthehet në atdhe duke braktisur nusen e re. Por kjo e fundit, e ushqyer nga një dashuri përvëluese dhe ngulmuese, megjithëse vuan në pritjen e gjatë me fëmijën që lindi nga kjo martesë, vazhdon t’u përsërisë të gjithëve besimin e pashembur në kthimin e të dashurit.
Pinkerton në fakt kthehet pas tre vjetësh, por nuk kthehet vetëm: i shoqëruar nga një grua e re me të cilën është martuar rregullisht në Shtetet e Bashkuara. Ka ardhur për të marrë fëmijën, për ekzistencën e të cilit është vënë në dijeni nga konsulli Sharpless (bariton), për ta marrë me vetë në atdhe dhe për ta edukuar sipas zakoneve perëndimore. Vetëm para kësaj dëshmije Butterfly kupton: iluzioni i saj më i madh, lumturia e ëndërruar pranë njeriut të dashur është zhdukur plotësisht. Vendos të zhduket nga skena e botës në heshtje, pa zhurmë. Pasi përqafon e dëshpëruar djalin, vret veten (sipas zakonit japonez jigai) me një thikë të dhuruar nga i ati.
Përbërja e orkestrës
RedaktoPartitura e Puçinit parashikon përdorimin e:
• 3 flautë (III. anche ottavino), 2 oboe, korno anglez, 2 klarineta, klarinetë bas, 2 fagotë
• 4 korno, 3 trompa, 3 trombonë, trombon bas
• timpan, tambur, triangolo, piatti, tam-tam, grancassa, tam-tam japonezë (ad libitum)
• harpë
• harqe
Luajnë në skenë:
• kampanella, këmbana, këmbana japoneze, vjola, fishkëllima zogjsh, tam-tam, tam-tam grave.