Përdoruesi:KLODIJANA/Rrotulla e Shapira-s
Rrotulla e Shapira-s, e njohur po ashtu si Shiritat e Shapira-s, ose si Dorëshkrimet e Shapira-s, ishte një set shiritash
Rrotulla e Shapira-s, e njohur gjithashtu si Shiritat e Shapira-s ose si Dorëshkrimi i Shapira-s, ishte një grup shiritash lëkure, e shkruar me tekst në gjuhën Paleo-Hebraike . Ajo u paraqit nga Moses Wilhelm Shapira në 1883-in si një objekt i lashtë Biblik dhe u denoncua pothuajse menjëherë nga studiuesit si një falsifikim.
Rrotulla përbëhej nga pesëmbëdhjetë shirita lëkure, që Shapira pohonte se ishin gjetur në Wadi Mujib (Arnon-i biblik) afër Detit të Vdekur . Teksti hebraik të linte të aludoje për një version tjetër të Ligjit të Përtërirë, i cili përfshinte shtimin e një rreshti të ri në Dhjetë Urdhërimet : "Ju nuk do ta urreni vëllanë tuaj në zemrën tuaj: Unë jam Zoti, Perëndia juaj". [a] Teksti gjithashtu nuk përmban asnjë nga ligjet e tjera, përveç dhjetë urdhërimeve, të cilave u referohet vazhdimisht [b] në vetën e parë, nga këndvështrimi i Hyjnisë. Studiuesve iu desh shumë pak kohë për ta vlerësuar atë si njëfalsifikim. Turpi i sjellë nga akuza për falsifikim e çoi Shapira-n në vetëvrasje, në 1884.
E veja e Shapira-s kishte të paktën një pjesë të rrotullës në 1884-n, të cilën ajo ia dërgoi 'Konstantin Schlottmann ' Rrotulla u rishfaq disa vjet më vonë në një ankand të 'Sotheby', ku ju shit për 10. 5 paundë Bernard Quaritch-it, i cili më vonë e renditi për 25 paundë. Raportet e asaj kohe tregojnë se Dr. Philip Brookes Mason e shfaqi "të plotë" rrotullën në një leksion publik në Burton-on-Trent, më 8 Mars 1889. Vendndodhja aktuale e rrotullës, në rast se ajo ka mbijetuar, nuk është e njohur
Zbulimi i rrotullës
RedaktoVersionet e Shapira-s për zbulimin e rrotullës ndryshonin hera herës dhe këto ndryshime janë përdorur [1] si provë falsiteti. Paul Schröder, personi i parë të cilit Shapira i tregoi personalisht rrotullën, kujton:
Z. Shapira nuk dëshironte të më tregonte origjinën e dorëshkrimit. Ai më tha vetëm që vinte nga një varr pertej Jordanit[2]
Ndërsa Shapira ndodhej në Gjermani, i tha Hermann Guthe-s:[1]
Nga fundi i Korrikut, ose fillimi i Gushtit, një farë Selimi, nga fisi Adakaje ... solli për të shitur tek dyqani i Shapira-s një shirit lëkure. Shapira nuk ishte aty për momentin, kur u ble lëkura lirë dhe e gjeti atë kur u kthye në dyqan. Duke qenë se Selimi e kishte të pamundur të shkonte në Jerusalem, ai i kërkoi mikut të tij, Sheikut, Mahmud nga Abu Dis pranë Jerusalemit, të organizonte një takim me Selimin, i cili si përfundim, i solli të gjitha shiritat në pronësi të Shapira-s.
Një tjetër rrëfim gjendet në një letër me shkrim dore, e shkruar nga Shapira drejt Profesor Hermann Strack, nga Berlini, më 9 May 1883:[3]
Në Korrik, 1878 u takova me disa Beduinë në shtëpinë e të mirënjohurit Sheik Mahmud el Arakat e sigurisht që folëm për mbishkrime tw vjetra. Një beduin . . . fillon të tregojë një histori mbi [cit] efektin që vijon. Disa vite më parë, ca arabë kishin nevojën që të arratiseshin nga armiqtë e tyre & u fshehën nëpër shpella, që gjendeshin lart nëpër male, përballë ([cit] 'neues' Arnon) ata zbuluan aty disa dëngje qilimash shumë të vjetër. Duke menduar se mund [cit.] të kishin përmbajtje ari ata shthurën shumë fije pambuku dhe Linoje & gjetën vetëm ca zbukurime të zeza, që i hodhën tutje; por një prej tyre i mblodhi & [cit] meqë i kishte këto zbukurime në tendën e tij, ai u bë një burrë i pasur me shumë dele [cit] etj.
Shapira i shkroi një letër Ginsburg-ut në fillim të Gushtit, duke e informuar që:[4]
Gabim referencash: Etiketat <ref>
ekzistojnë për një grup të quajtur "lower-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="lower-alpha"/>
- ^ a b Rabinowicz, Oskar K. "The Shapira Forgery Mystery". Jewish Quarterly Review. New Series: 170–183.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Schroeder, Paul (20 shtator 1883). "The Shapira Manuscript". Times of London.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Guil 2017.
- ^ "HOW THE MOST RECENT BIBLICAL DISCOVERY WAS MADE". Western Mail (Cardiff, Wales). 15 gusht 1883.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)