FillimiDiskutimePër të bërëHapësira punueseHapësira e eksperimentimit

WikiProjekti 100-Vjet Pavarësi Redakto

Logo e "100-Vjet Pavarësi"
Logo e "100-Vjet Pavarësi"
100-Vjet Pavarësi

Wikiprojekti 100-Vjet Pavarësi ishte një projekt i cili u organizua për të kontribuar në wikipedia në krijimin dhe përmirësimin e artikujve me karakter kombëtar, për 100 vjetorin e pavarësisë së popullit shqiptar.

Qëllimi: Krijimi dhe përmirësimi i artikujve që përmbajnë historinë e popullit shqiptar në vite, figurat e larta të shteti dhe artistët, luftëtarët si dhe secilin person që ka sakrifikuar gjithçka për popullin e tij, për kombin e tij.

WikiProjekti UEJL 2012 Redakto

Wikimania Logo
Wikimania Logo

WikiProjekti UEJL 2012 kishte për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e artikujve ekzistues dhe krijimin e artikujve të rinj në Wikipedia në gjuhën shqipe dhe maqedonase nga studentët e fakultetit të "Shkencave dhe teknologjive bashkëkohore" - (CST)Universitetin e Evropës Juglindore - Tetovë. Ky Projekt filloj në Prill 2012, duke kalur në disa faza të cilat përfshinin krijimi i artikujve, rishikimin dhe plrmirsimin e tyre, dhe në fund përzgjedhja e artikujve më të mirë. Projekti përfundoj në Korrik 2012, njëkohësisht me ndarjen e çmimeve për studentët më të mirë me angazhim më të madh në projekt.

Si qëllim kryesor ishte organizimi dhe kordinimi i studentëve me synimin që të bëjnë punime të mira. Në kryerjen e aktiviteteve të planifikuara u përfshinë edhe Wikipedianë të tjerë, duke ndihmuar në përmirësim dhe pasta në fund edhe në përzgjedhje. Pikat kyqe të projektit ishin që një artikull duhej të përmbajë kategorizimin, përmbushjen dhe paraqitjen e temave në të cilat do të punojnë studentët.

Ky projekt, në të njëjtën kohë, për studentët maqedonas u organizua edhe në Wikipedian në gjuhën maqedonase.

Sigurimi i cilësisë Redakto

Sigurimi i cilësisë është një projekt për rishikim dhe përmirësimin e artikujve. Aktualisht projekti është pasiv, dhe pak përdorues marrin pjesë.