Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesen Leonora Bajraktari. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

A keni referenca? Duhet t'i postoni. Duhet të përdorni ë-jat dhe ç-jat. --Arianit (diskutimet) 25 mars 2015 20:05 (CET)Reply

Përmbajtja është e kompletuar dhe gjithëpërfshirëse por duhet t'i referoheni patjetër ndonjë burimi. Nuk mjafton që ju i dini këto gjëra. Duhet të jenë të dokumentuara diku më herët që të publikohen në wikipedia. Fjollabeqiraj (diskutimet) 27 mars 2015 01:50 (CET)Reply


Leonorë: U kënaqa duke e lexu artikullin. Ke bë punë të shkëlqyeshme deri tash, por mund të vazhdosh edhe më tej. Qe disa vërejtje të vogla:

  1. Ndaj paragrafët e gjatë. Ka disa paragrafë që mund t'i ndash. E bën leximin më të lehtë.
  2. Gjej edhe ndonjë burim tjetër. Shoh se e ke cekë një burim. Këqyr mos e gjen edhe ndonjë tjetër. Kështu artikulli del më i baraspeshuar, se shihet që je mbështetë në fjalët e jo vetëm një autori. Nëse nuk ka libër tjetër, kërko për ndonjë gazetë, sajt në internet, program në YouTube etj.
  3. Shkruaj një pjesë hyrëse. Shkruaj të paktën dy-tri fjali përmbledhëse për të gjithë artikullin. Mjafton sa për fillim.

Të priftë e mbara! --Getoar TX (diskutimet) 28 mars 2015 06:12 (CET)Reply