Përpunimi grafik është faza e fundit e përpunimit për prodhimin. Qëllimi i përpunimit grafik është formësimi i prodhimit grafik për përdorimin e përditshëm. Pasi që për disa lloje të prodhimeve grafike duhet të përdoren teknologji të ndryshme, sot ekzistojnë mbi 600 lloje të ndryshme për përpunimin grafik.

Gjatë punës në libërlidhje
Makina për palosje të letrës.

Klasifikimi teknologjik

Redakto

Përpunimi grafik ndahet në tri grupe sipas klasifikimit teknologjik:

Qëllimi i libërlidhjes është prodhimi dhe përpunimi i librit, revistave, kalendarëve, zarfave për përcjelljen e informacioneve, etj. Punimi i librit kalon nëpër shumë procese teknologjike, që fillon me prerjen dhe prerëzimin e letrës, palosjen dhe presimin, kompletimin, qepjen dhe ngjitjen, punimin e kopertinave dhe në fund lidhja e bllokut të librit me kopertinë.

 
Skica e punimit të kutive

Përpunimi i kartonazhës është proces i punimit të ambalazhit, nga letra, kartoni, poashtu edhe nga masat plastike. Prodhimet më të rëndësishme janë lloje të ndryshme të kutiave, qeseve, materialit për ambalazh, etj. Poashtu, p.sh. punimi i kutive, përbëhet nga punimi i veglës për shtancim, shtancimit, eleminimit,ngjitjes dhe paketimit të kutiave të gatshme për transport.

Përpunimi i letrës, apo konfekcioni i letrës është form%simi i letrës në forma të ndryshme dhe prodhime specifike si që janë fascikli, fletorja, konfekcioni i letrës dhe të ngjajshme.

Artikuj të lidhur

Redakto

Literatura

Redakto

Darko Babić: Uvod u grafičku tehnologiju - Samobor, 1998. ISBN 953-97441-0-5