KY ËSHTË PALOK MELI .

Palok Meli lindi në Mnelë, qarku i Shkodrës.

Ai ishte nfermieri/doktori i parë në Dajç të Zadrimës, qarku Lezhë dhe në gjithë historinë e Zadrimës !

Prej shekujsh, as Dajçi e asnjë fshat tjetër në Zadrimë nuk pati sherbim mjeksor, madje as qyteti i Lezhës.

Palok Meli me origjinë ishte nga Mnela, qarku i Shkodrës, mirditor , i ardhur në Dragushë të Lezhës që para pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.

Në Dajç të Lezhës erdhi në vitin 1965, pasi përfundoi së ndërtuari shtëpinë e re.


Paloka, mësoi si infermier në ushtrinë italiane , e pas çlirimit u angazhua në luftën kundër malaries ku përvetsoi shumë mirë njohuritë për infermierinē.


Më pas kreu një kurs 6 mujor në Durrës, për infermieri të përgjithshme dhe njohuri të veçanta për semundjet infektive.

Për shumë vite i shërbeu Dajçit e gjithë zonës së Zadrimës në ambulancën që paten ndërtuar italianët në Dajç.

Ai ka dhënë shumë kontribut në shëndetësi për banorët e Zadrimës e shumë njerzve u ka zgjatur jetën dhe shpëtuar nga vdekja.

Për kohën Palok Meli ishte jetik dhe shërbente si mjek familje i kohëve të sotshme, pasi për çdo konsultë apo trajtim në spitalin e Shkodrës, nevojitej rekomandimi dhe firma e dokumentacionit nga Palok Meli .

Palok Meli ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.


Ai vdiq në vitin 1993, pas një hemorrogjie cerebrale, në moshën 86 vjeçare, në Dajç të Zadrimës, Lezhë.! Lexo në Facebook