Pasqyra (1975 film)
Pasqyra është një fim biografik i realizuar nga Andrej Tarkovski në vitin 1975. Padyshim që është filmi më personal dhe hermetik ose i thellë i regjisorit. Vadim Yusov, i cili kishte qenë gjithmonë operatori i besuar i Tarkovskit, refuzoi të xhironte filmin sepse e konsideronte projektin si mendjemadh. Megjithatë, pasi u la i lirë, Jusov pranoi se ishte gabim dhe e komplimentoi Tarkovsky-n. Në fakt Pasqyra është një vepër me shumë hijeshi që shfaq virtuozitet të pakufishëm teknik, në përdorimin e kamerës dhe në punën mbi ngjyrën, një virtuozitet që synon krijimin e një atmosfere eterike ose të mrekullueshme në të cilën e tashmja, e kaluara dhe ëndrrat janë shkrirë në një bllok të vetëm të përjetshëm, mbi të cilin shartohen imazhet arkivore të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe të angazhuar në Luftën e Dytë Botërore, në një rindërtim lirik të historisë së Rusisë.
Pasqyra Arkivi i filmit | |
---|---|
[[Figura:|280px]]
| |
Titulli shqip | Pasqyra |
Origjinali | Зеркало |
Vendi i prodhimit | Bashkimi Sovjetik |
Viti i prodhimit | 1975 |
Gjuha origjinale | Rusisht |
Ekipi realizues | |
Regjia | Andrej Tarkovski |
Prodhuesi i filmit: | {{{Producenti}}} |
Aktorë kryesorë | |
{{{Aktori1}}} |
Armiqësia e regjimit Sovietik ndaj Tarkovskit, pas këtij filmi, u bë edhe më e hidhur. Filmi u pengua në çdo mënyrë, u ndalua të merrte pjesë në festivale, kombëtare ose ndërkombëtare, ndërsa në Bashkimin Sovjetik konsiderohej si një film i kategorisë së tretë, më pak i rëndësishmi, kështu që filmi u shfaq vetëm për tre javë dhe vetëm në kinematë e vogla periferike.