Pasuria e Kombeve është vepër e Adam Smith-it, e cila mund të konsiderohet si një nga shtyllat e mendimit politiko-ekonomik. Me këtë vepër Smithi u rrek të ravijëzojë një tablo të marrëdhënieve politiko-ekonomike dhe të analizojë se si zhvillohet ekonomia pa ndikimin e shtetit. Kësisoj ai e pasuroi me pikëpamje të reja traditën e mendimit etik dhe traditën e së drejtës natyrore.

Adam Smith
Libri ekonomik Pasuria e Kombeve.

Për librin e tij Smithi përdori dorëshkrimet e leksioneve të mbajtura në universitetin e Glasgow-t dhe njohuritë (e tërthorta)të jetës ekonomike të Londrës dhe të Glasgow-t të asaj kohe. Cështja kryesore është se si arrijnë individi dhe shoqëria të sigurojnë nevojat, por edhe tepricat për të jetuar.

Smithi sheh një marrëdhënie dallimi midis interesit të individit dhe të interesit të shoqërisë, dhe vë re se mbajtja e individit në brendësi të një bashkësie sigurohet nga mekanizmat e këmbimit: këmbimi lejon lojën e përbashkët të kërkesës dhe ofertës. Përshkrimi që ai u bën mekanizmave të tregut është me vlerë edhe sot.

Vepra “Pasuria e Kombeve” ndahet në pesë pjesë (libra), secila syresh përmban një sërë kapitujsh që trajtojnë tema të ndryshme, por të lidhura midis tyre. Vetë Smithi e përvijon përmbajtjen e pesë librave si më poshtë:

  • Libri i parë: shkaqe që përmirësojnë aftësinë prodhuese të punës dhe rregulli sipas të cilit prodhimi i saj shpërndahet natyrshëm midis klasave të ndryshme shoqërore;
  • Libri i dytë: natyra, grumbullimi dhe përdorimi i kapitalit;
  • Libri i tretë: zhvillimi in ndryshëm drejt pasurisë në kombe të ndryshme;
  • Libri i katërt: sistemet e ekonomisë politike;
  • Libri i pestë: të ardhurat e sovranit apo të republikës.

Shiko edhe:

Redakto