Pedagogjia pragmatiste është një drejtim pedagogjik i cili u paraqit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX gjersa me kalimin e kohës është përhapur edhe në vende tjera. Pedagogjia pragmatiste mbështetet tek filozofia pragmatiste prej të cilës edhe rrjedh si drejtim pedagogjik. Themelues dhe përfaqësues kryesor i pedagogjisë pragmatiste konsiderohet pedagogu amerikan John Dewey. Përfaqësues të tjerë janë edhe William Heard Kilpatrick, Nel Noddings, Richard Rorty, etj. Ky drejtim ka për bazë konceptin e punës, veprimin (pragma), i cili e përcakton pozitën e individit, nxënësit në shkollë. Esencën e pedagogjisë pragmatiste e shprehin thëniet: "Të nxënët nëpërmjet veprimit (Learning by doing), "Arsimi është jetë" (Education is life), "Shkolla është bashkësi" (School is society), etj. [1] [2] [3]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Xheladin Murati:Pedagogjia e përgjithshme. Logos - A, Shkup, 1998, fq. 119 - 121.
  2. ^ Shefik Osmani: Fjalor i pedagogjisë. 8 Nëntori, Tiranë, 1983, fq. 544 - 545.
  3. ^ Leon Zhlebnik: Histori e përgjithshme e shkollave dhe ideve pedagogjike. Prishtinë, 1964, fq. 214 - 227