Leon Zhlebnik
Leon Zhlebnik (29 janar 1918, Materija, Hrpele - Kozina - 7 shtator 2004, Lubjanë) Filozof, pedagog dhe psikolog slloven.
U lind në | 29 janar, 1918 Materija, Hrpele - Kozina |
---|---|
Vdiq | 7 shtator, 2004 |
Kombësia | Sllovenë |
Profesioni | Filozof, Pedagog, Psikolog |
Biografia
RedaktoShkollimin fillor e kreu në vendlindje, gjimnazin në Shentvid, studimet për filozofi dhe pedagogji i kreu në Fakultetin Filozofik të Lubjanës ku edhe u doktorua në temën "Struktura emocionale e eudaimonisë" (Emocionaljna struktura eudajmonije). Ishte ligjërues i pedagogjisë dhe psikologjisë në Fakultetin e Pedagogjisë në Lubjanë.
Vepra
RedaktoLeon Zhlebnik është autor i disa veprave si:
- Obča zgodovina pedagogike (1955),
- Ljudje med seboj, I dhe II (1955),[1]
- Izbrani teksti pedagoških klasikov (1956),
- Psihologija otroka in mladostnika I (1960) dhe II (1963),
- Da bi se bolje razumeli (1963),
- Vajino ljubezensko zorenje (1966),
- Vzgoja in izobraževanje (1980), etj.[2]
- "Histori e përgjithshme e shkollave dhe ideve pedagogjike."(Përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën shqipe).[3]
Shih edhe
RedaktoBurime
Redakto- ^ Leon Zhlebnik:"Ljudje med seboj". Lubjana. 1955
- ^ Anton Trstenjak:Žlebnik,Leon (1918–2004). Slovenska biografija. Slovenska akademija znanosti in umetnosti, Znanstvenoraziskovalni center SAZU, 2013. 9.04.2016
- ^ Leon Zhlebnik: Histori e përgjithshme e shkollave dhe ideve pedagogjike. Prishtinë, 1964. (305 faqe)