Perandoria Osmane në gjysmën e parë shek. XVIII-XIX

Ngjarjet ne shek. XVII e keqësuan shumë gjendjen të brendshme dhe të jashtme e Perandorisë Osmane. Klasa sunduese kërkonte të dilte nga situata me anë të pushtimeve të reja. Nga ana tjetër Rusia dhe shtete të tjera filluan të marrin nën “mbrojtje” popullsi të krishtera që ndosheshin nën shtetin osman. Për këto arsye në 40-vjetët e parë, Perandoria Osmane u ndodh në disa luftëra me shtetet të vetme ose me disa shtet së bashku.

Konflikti me Rusinë

Redakto
 
Pjetri i madh

Një nga këto shtete ishte Rusia. Ajo filloi të marrë nën “mbrojtje” të krishterët. Si kundërpërgjigje qeveria osmane filloi të përkrahë armiqtë e Rusisë. Një nga këta armiq ishte mbreti suedez Karli XII dhe disa persona të tjerë. Me ta qeveria osmane kishte arritur marrëveshje për luftë të përbashkët.

nëntor të vitit 1710 Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane mbasi Porta e Lartë nuk pranoi kërkesën e carit rus për të dëbuar mbretin sudez nga territori i Perandorisë Osmane. Cari rus me anë të letrave u përpoq të ngrejë në luftë kundër pushtetit qendror grekët, serbët, bullgarët e malazezët.

Rusia bëri disa marrëveshje të fshehta me bojarët e Vllahisë e të Moldavisë. Sundimtari i Vllahisë duhej të hidhte një ushtri prej 30000 vetash në anën e Rusisë, të furnizonte ushtrinë ruse me rezerva ushqimore dhe të ngrinte serbët e bullgarët në luftë kundër sulltanit. Rusia duhej ta njihte atë si sundimtar të pavarur. Sundimtari i Moldavisë do të hidhte në luftë 10000 veta me kusht që kufijtë lindorë të shtriheshin deri në lumin Dniester dhe Moldavia të ruante autonominë e brendshme. Për organizimin e kryengritjes në Ballkan u dërguan në brigjet e Adriatikut Miloradoviçi. Oravtjet e saj dështuan. As sundimtarët e provincave rumune nuk e mbajtën fjalën.

Disfata Ruse

Redakto

Forcat ndërluftuese ishin të pabarabarta. Forcat ruse nuk i kaloni 38000 vetat, kurse forcat osmane arrinin mbi 100000 veta.

Në këto kushte ushtria ruse u rrethua në verën e vitit 1711 në lumin Prut në Jasi. Cari rus u detyrua të kërkojë paqe: Kushtet e paqes ishin të rënda për Rusinë. Ajo duhet të

  1. Kthente Azovin.
  2. Mos përzihej në çështjen e Polonisë
  3. Privohej nga e drejta për të bërë tregti në Detin e Zi.

Rruga tregtare kufizohej vetëm në tokë. Së fundi ajo humbiste të drejtën për të mbajtur përfaqësues në Stamboll. Porta e Lartë ishte e detyruar të largonte Karlin XII nga territori i perandorisë, por Rusia duhet ta lejonte atë të tërhiqej përmes territorit të saj për në Suedi. Si Rusia dhe shteti osman nuk kishin ndërmend të zbatonin këto vendime. Mosmarrëveshjet arritën gati në shpërthimin e luftës, por në verën e vitit 1713 në Adrianopojë u arrit një paqe për 25 vjet. Shtatë vjet më vonë u nënshkrua një paqe e përjetshme midis këtyre shteteve në Kostandinopojë.

Lufta kundër Venedikut

Redakto

Pas sukseseve në luftë me Rusinë, shteti osman nisi luftën kundër Venedikut. Ai kërkonte të kthente Morenë dhe ishujt e Arkipelagut, të shkëputura nga paqja e Karlovacit që ndodheshin në duart e venecianëve. Ai shfrytëzoi edhe gjendjen e krijuar në këto rajone.

Luftërat e para

Redakto

Popullsia greke e këtyre rajoneve ishte e pakënaqur nga sundimi venecian. Përveç shtypjes dhe grabitjes ajo ishte e pakënaqur edhe për shkak se ai kishte dëmtuar tregtinë dhe kisha katolike nuk merrte parasysh ndjenjat fetare të saj. Në këto kushte popullsia e këtyre rajoneve i priti forcat osmane si çlirimtare. Këto të fundit ia arritën qëllimit.

Venediku i kërkoi ndihmë Papës dhe Austrisë. Papa u bëri thirrje vendeve katolike të ndihmonin Venedikun. Si aleate e “Lidhjes së Shenjtë” dhe garantuese e paqes së Karlovaçit, Austria i kërkoi shtetit osman të zbatonte kushtet e asaj marrëveshje. Shteti osman nuk pranoi. Atëherë në luftë hyri edhe Austria. Ushtria austriake u solli forcave osmane disa disfata në Petervarat, Timishuarë e Beograd. Në duart e austriakëve ra një pjesë e Serbisë me Beogradin, Banati dhe rajone të tjera.

Marrëveshjet për paqje

Redakto
 
Maria Teresa e Austrisë

Vazhdimi i mëtejshëm i luftës do të ishte me pasoja për Perandorinë Osmane. Franca ishte e interesuar që Austria, forcat ushtarake t’i përqendronte në Lindje. Prandaj ishte për zgjatjen e luftës. Anglia e Holanda ishin për kthimin në kufijtë e para luftës. Austria kërkonte gjithë Serbinë, Bosnjën, Moldavinë, Vllahinë dhe Besarabinë. Megjithatë Porta e Lartë dhe ndërmjetësit e pushimit të luftës shfrytëzuan vështirësitë e Austrisë për shkak të kontradiktave me Spanjën për Sicilinë dhe e detyruan atë të bënte disa lëshime.

Në fillim të qershorit 1718 në afërsi të qytetit të vogël Pozharevac (Pasaroviç) u hap konferenca e paqes. Përveç palëve ndërluftuese morën pjesë përfaqësues të Holandës dhe të Anglisë. Bisedimet përfunduan me nënshkrimin e traktateve politike dhe tregtare midis kësaj të fundit dhe Venedikut.

Austria në marrëveshje

Redakto

Sipas marrëveshjes politike, Austria siguroi Banatin, një pjesë të Serbisë me Beogradin, Bosnjën Veriore e Vllahinë e Vogël, garantonte lirinë e besimit për katolikët në të gjithë Perandorinë Osmane; kurse sipas marrëveshjes tregtare shtetasit austriakë kishin të drejtë të tregtonin në gjithë territorin e perandorisë, në Danub e në portat e Detit të Zi. Dogana për import dhe eksport ishte 3%. Tregtarët austriakë çliroheshin nga taksa e detyrimet e tjera që jepnin tregtarët e vendeve të tjera. Austria kishte të drejtë të vendoste në portet dhe në qendrat tregtare konsuj dhe agjentë tregtarë. Ata gëzonin kapitulacionet si francezët dhe anglezët. Tregtarët austriakë gëzonin më shumë privilegje se vetë tregtarët turq.

Venediku në marrëveshje

Redakto

Venediku, sipas marrëveshjes, humbi Morenë dhe një varg ishujsh të Arkipelagut. Ato i kaluan Perandorisë Osmane. Për t’i kompensuar humbjet territoriale, tarifat doganore për tregtarët venecianë u ulën nga 5 në 3 për qind.

Rifillimi i konfliktit me Rusine

Redakto

Paqja nuk vazhdoi gjatë. Pjetri I shfrytëzoi humbjen e osmanëve nga austriakët dhe venecianët për të forcuar ndikimin në rrethet e Kaukazit. Pas një lufte të shkurtër me Iranin, sipas paqes së vitit 1723, Rusia mori qytetet Derbend e Baku me rrethet e tyre. Kjo cenoi interesat e shtetit osman.

Forcat osmane hynë në Gruzi, morën Tbilisin dhe vazhduan drejt Lindjes. Një ushtri tjetër me 30000 veta u nis drejt hanit të Erevanit. Pasi theu qëndresën e kundërshtarit ajo pushtoi Erevanin. Cari rus nuk ishte në gjendje të largonte forcat osmane. Prandaj u përpoq ta zgjidhte çështjen me rrugë paqësore. Meqenë se forcat osmane ndeshën një qëndresë të madhe në rrugën e pushtimeve, sulltani pranoi propozimin e carit.

Në verën e vitit 1724Stamboll u nënshkrua marrëveshja midis Rusisë dhe shtetit osman për ndarjen e zotërimeve iraniane në Kaukaz. Me Rusinë u bashkuan territoret pranë detit Kaspik, kurse Gruzia, Shirvani, Erevani e një pjesë e Azerbaixhanit iranian njohën sundimin osman.

Konflikti me Iranin

Redakto
 
Ahmeti III

Shteti osman në këtë periudhë zhvilloi luftëra të gjata me Iranin. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Rusinë ushtria osmane hyri në Iranin Perëndimor. Ajo ndeshi në një qëndresë të fortë të fshatarësisë dhe të banorëve të qyteteve të atyre territoreve. Megjithatë kjo qëndresë nuk vazhdoi gjatë.

Shkaku ishte lufta për fronin e shahut. Në vitin 1725 si rezultat i kësaj lufte u vra uzurpatori i fronit Afganas Mahmuti. Vendin e tij e zuri i vëllai thjeshtër i quajtur Ashraf. Në radhë të parë ai duhet të likuidonte çrregullimet në vend, të ndërpriste grabitjet dhe dhunën ndaj popullsisë, të vendoste disiplinën në ushtri. Për këto arsye ishte i detyruar të kishte marrëdhënie të mira me shtetin osman. Në tetor të vitit 1727 u arrit një paqe me kushte të rënda për Iranin :

  1. Shahu njihte sulltanin Ahmet III (1703-1730) si halif të gjithë myslimanëve sunitë.
  2. Ai vetë e konsideronte veten si vasal të sulltanit.
  3. Perandoria Osmane mori mjaft territore të tjera, afro 2/5 e territorit të Iranit, përveç atyre që mori në marrëveshjen me Pjetrin I.

Masat popullore u bënë qëndresë osmanëve. Në krye të tyre doli një njeri nga shtresat e ulëta, Halil Patrona, i cili në vitin 1730 u shkaktoi osmanëve disa humbje, shpërtheu më 28 shtator 1730 gjithashtu me mbështetjen e regjimentit të pestë të Jeniçerëve.

Rifillimi i luftës me Rusinë

Redakto

Marrëdhëniet me Rusinë nuk u normalizuan. Cari rus kërkonte të çlirohej nga vendimet e marrëveshjeve të Adrianopojës dhe të Kostandinopojës. Në radhë të parë kërkonte të dilte në Detin e Zi. Pretekst ishin sulmet e tatarëve të Krimesë në territorin e Rusisë. Në vitin 1735 një ushtri prej 20000 vetash tatare u dynd në territorin e Rusisë. Si kundërpërgjigje Rusia organizoi dy ekspedita kundër hanit të Krimesë, ku e para përfundoi pa sukses për Rusinë. Ushtria ruse gjatë fushatës së dytë arriti deri në kryeqytetin e hanit të Krimesë dhe mori Azovin.

Në luftë kundër shtetit osman në vitin 1737 hyri edhe Austria si aleate e Rusisë. Ushtria austriake hyri në Bosnjë, Serbi, Vllahi dhe vuri dorë mbi një varg qytetesh. Në këto kushte forcat ruse arritën suksese të reja në Krime, duke pushtuar disa qendra të rëndësishme tregtare në brigjet e Detit të Zi. Në kushtet e luftës në dy fronte shteti osman u detyrua të kërkojë paqe.

Pëpjekje për marrëveshje

Redakto

Në verën e vitit 1737 palët ndërluftuese u ulën në tavolinën e bisedimeve. Përveç tyre në bisedime morën pjesë si vëzhgues përfaqësues të Anglisë e të Holandës. Gjatë bisedimeve nuk u gjet një gjuhë e përbashkët.

Rusia kërkonte

  1. T’i jepeshin rajonet midis lumenjve Don e Danub
  2. Të ktheheshin Moldavia e Vllahia në principata të pavarura nën mbrojtjen e Rusisë
  3. Lundrimin e lirë të anijeve ruse në Detin e Zi.

Austria pretendonte për territore të Moldavisë, Vllahisë, Serbisë e Bosnjës.

Porta e Lartë nuk pranoi asnjë nga këto kërkesa. Kështu, pas një armëpushimi të shkurtër, lufta rifilloi përsëri.

Luftërat e viteve 1735-1739

Redakto

Në vitin 1739, ushtria osmane u hodh në sulm në frontin austriak. Brenda një kohe të shkurtër ajo u mori atyre territoret e Bullgarisë, Vllahisë, Bosnjës e Serbisë me përjashtim të Beogradit. Ushtria ruse, duke vuajtur nga mungesa e ushqimeve dhe epidemitë në fillim pësoi disfatë, por më vonë kaloi në kundërsulm dhe pushtoi qendrën e Moldavisë, Jassin.

Austria nuk ishte në gjendje të vazhdonte luftën. Ajo hyri në bisedime me shtetin osman në mënyrë separatiste. Më 1 shtator 1739, në Beograd, Austria nënshkroi paqen me shtetin osman. Sipas saj i ktheheshin jo vetëm territoret e pushtuara gjatë luftërave të fundit, por edhe ato të paqes së Pozharevacit (1718), si Banati, Temishvar, pjesa veriore e Bosnjës dhe e Serbisë me Beogradin dhe Vllahinë e Vogël.

Në këto kushte qeveria cariste shpejtoi të kërkojë paqe. Paqja u arrit më 18 shtator të vitit 1739. Rusia mbajti vetëm Azovin dhe fitoi të drejtën të mbajë përfaqësues në Stamboll. Të gjithë tregtinë në Detin e Zi dhe në atë të Azovit do ta bënte me anijet osmane. Sukseset e shtetit osman në luftërat 1735-1739 ishin të rastit dhe nuk patën jetë të gjatë. Arsye të thella gërryenin shtetin osman.