Perandoria e Madhe Selxhuke ose Perandoria Selxhuke, ishte një perandori e lartë mesjetare myslimane sunite turko-persiane, me origjinë nga dega Kinik e turqve oguzë. Në kohën e shtrirjes së saj më të madhe, Perandoria Selxhuke kontrollonte një zonë të gjerë, që shtrihej nga Anadolli perëndimor dhe Levanti në perëndim deri në Hindu Kush në lindje dhe nga Azia Qendrore në veri deri në Gjirin Persik në jug.

Perandoria e Madhe Selxhuke
1037–1194
Flag of Perandoria Selxhuke
Shqiponja dykrenare e përdorur nga Selxhukët
Perandoria Selxhuke në shtrirjen e saj më të madhe në 1092, pas vdekjes së Malik Shah I.
Perandoria Selxhuke në shtrirjen e saj më të madhe në 1092, pas vdekjes së Malik Shah I.
GjendjaPerandori
Kryeqyteti
Gjuhët e zakonshme
Besimi
Islami Synit (Hanefi)
Qeveria
Lloji i qeverisjesDe facto: Sulltanati i pavarur
De jure: Në kalifat[6]
Kalif 
• 1031–1075
el-Ka'im
• 1180–1225
en-Nasir
Sulltani 
• 1037–1063
Toghrul I (i pari)
• 1174–1194
Togrul III (i fundit)[7]
Historia 
• Tugril formoi sistemin shtetëror
1037
1040
1071
1095–1099
1141
• U zëvendësua nga Perandoria Khwarazmian[8]
1194
Sipërfaqja
1080 est.[9][10]3,900,000 km2 (1,500,000 sq mi)
Të dhëna të tjera
Paraprirë nga
Pasuar nga
Shteti Oghuz Yabgu
Gaznavidët
Dinastia Bujid
Perandoria Bizantine
Kakujidët
Fatimitët
Hanllëku Kara-Hanid
Marvanidët
Rawadidët
Sulltanati i Rumit
Bejllëku anadollian
Dinastia Ghurid
Perandoria Huarezmian
Atabejlerë azere
Salguridët
Bavandidet
Dinastia Ayyubid
Dinastia Burid
Dinastia Zengid
Danishmendët
Dinastia Artukid
Shah-Armenët
Shaddadidët

Perandoria Selxhuke u themelua në vitin 1037 nga Tughril (990–1063) dhe vëllai i tij Çagri (989–1060). Nga vendlindja e tyre pranë Detit Aral, selxhukët përparuan fillimisht në Horasan dhe më pas në Persinë kontinentale, përpara se të pushtonin përfundimisht Bagdadin dhe Anadollin lindor. Selxhukët fituan betejën e Manzikertit në vitin 1071, dhe më pas pushtuan pjesën tjetër të Anadollit, duke e hequr atë nga Perandoria Bizantine. Ky ishte një nga shtysat për Kryqëzatën e Parë (1095–1099). Perandoria Selxhuke filloi të bjerë në vitet 1140, dhe deri në vitin 1194 ishte zëvendësuar nga Perandoria Huarazmian.

Selxhuku i dha emrin e tij si perandorisë ashtu edhe dinastisë Selxhuke. Perandoria Selxhuke bashkoi peizazhin e thyer politik të botës lindore islame dhe luajti një rol kyç si në kryqëzatën e parë ashtu edhe në kryqëzatën e dytë. Selxhukët gjithashtu luajtën një rol të rëndësishëm në krijimin dhe zgjerimin e formave të shumta të artit gjatë periudhës në të cilën ata patën ndikim.

Tepër të persizuar në kulturë dhe gjuhë, selxhukët gjithashtu luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e traditës turko-persiane, madje duke eksportuar kulturën persiane në Anadoll. Vendosja e fiseve turke në pjesët periferike veriperëndimore të perandorisë, për qëllimin strategjik ushtarak për të shmangur pushtimet nga shtetet fqinje, çoi në turqizimin progresiv të atyre zonave.

Referime

Redakto
  1. ^ a b Savory, R. M., red. (1976). Introduction to Islamic Civilisation (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 82. ISBN 978-0-521-20777-5.
  2. ^ Black, Edwin (2004). Banking on Baghdad: Inside Iraq's 7,000-year History of War, Profit and Conflict (në anglisht). John Wiley and Sons. fq. 38. ISBN 978-0-471-67186-2.
  3. ^ a b c C.E. Bosworth, "Turkish Expansion towards the west" in UNESCO History of Humanity, Volume IV, titled "From the Seventh to the Sixteenth Century", UNESCO Publishing / Routledge, p. 391: "While the Arabic language retained its primacy in such spheres as law, theology and science, the culture of the Seljuk court and secular literature within the sultanate became largely Persianized; this is seen in the early adoption of Persian epic names by the Seljuk rulers (Qubād, Kay Khusraw and so on) and in the use of Persian as a literary language (Turkish must have been essentially a vehicle for everyday speech at this time)."
  4. ^ Stokes 2008, f. 615.
  5. ^ Concise Encyclopedia of Languages of the World, Ed. Keith Brown, Sarah Ogilvie, (Elsevier Ltd., 2009), 1110; "Oghuz Turkic is first represented by Old Anatolian Turkish which was a subordinate written medium until the end of the Seljuk rule."
  6. ^ Holt, Peter M. (1984). "Some Observations on the 'Abbāsid Caliphate of Cairo". Bulletin of the School of Oriental and African Studies (në anglisht). University of London. 47 (3): 501–507. doi:10.1017/s0041977x00113710.
  7. ^ Grousset, Rene, The Empire of the Steppes, (New Brunswick: Rutgers University Press, 1988), 167.
  8. ^ Grousset, Rene (1988). The Empire of the Steppes (në anglisht). New Brunswick: Rutgers University Press. fq. 159, 161. ISBN 978-0-8135-0627-2. In 1194, Togrul III would succumb to the onslaught of the Khwarizmian Turks, who were destined at last to succeed the Seljuks to the empire of the Middle East.
  9. ^ Turchin, Peter; Adams, Jonathan M.; Hall, Thomas D. (dhjetor 2006). "East-West Orientation of Historical Empires". Journal of World-Systems Research (në anglisht). 12 (2): 223. ISSN 1076-156X. Marrë më 13 shtator 2016.
  10. ^ Rein Taagepera (shtator 1997). "Expansion and Contraction Patterns of Large Polities: Context for Russia". International Studies Quarterly (në anglisht). 41 (3): 496. doi:10.1111/0020-8833.00053. JSTOR 2600793.

Referime

Redakto
  • Basan, Osman Aziz (2010). The Great Seljuqs: A History (në anglisht). Taylor & Francis.
  • Frye, R.N. (1975). "The Samanids". përmbledhur nga Frye, R.N. (red.). The Cambridge History of Iran (në anglisht). Cambridge University Press.
  • Korobeinikov, Dimitri (2015). "The Kings of the East and the West: The Seljuk Dynastic Concept and Titles in the Muslim and Christian sources". përmbledhur nga Peacock, A.C.S.; Yildiz, Sara Nur (red.). The Seljuks of Anatolia (në anglisht). I.B. Tauris.
  • Peacock, Andrew C. S. (2010). Early Seljūq History: A New Interpretation (në anglisht).
  • Peacock, A.C.S.; Yıldız, Sara Nur, red. (2013). The Seljuks of Anatolia: Court and Society in the Medieval Middle East (në anglisht). I.B.Tauris. ISBN 978-1848858879.
  • Peacock, Andrew (2015). The Great Seljuk Empire (në anglisht). Edinburgh University Press Ltd.
  • Mecit, Songül (2014). The Rum Seljuqs: Evolution of a Dynasty (në anglisht). Routledge. ISBN 978-1134508990.
  • Previté-Orton, C. W. (1971). The Shorter Cambridge Medieval History (në anglisht). Cambridge: Cambridge University Press.
  • Tetley, G. E. (2008). The Ghaznavid and Seljuk Turks: Poetry as a Source for Iranian History (në anglisht). Abingdon. ISBN 978-0-415-43119-4.
  • Stokes, Jamie, red. (2008). Encyclopedia of the Peoples of Africa and the Middle East (në anglisht). New York: Facts On File. ISBN 978-0-8160-7158-6. Arkivuar nga origjinali më 2017-02-14.