Pikëpresja është shenjë pikësimi, që përbëhet nga një pikë me një presje përposh (;), që tregon një pushim më të gjatë se presja dhe përdoret kryesisht në një periudhë për të veçuar ato pjesë të saj të cilat qëndrojnë deri diku të pavarura. Pikëpresja është shenjë pikësimi, që përbëhet nga një pikë me një presje përposh (;), që tregon një pushim më të gjatë se presja dhe përdoret kryesisht në një periudhë për të veçuar ato pjesë të saj të cilat qëndrojnë deri diku të pavarura. a) Pikëpresja ndan në mënyre më të prerë sesa presja fjali a grupe fjalesh; por më pak të theksuar sesa pika: Ky me katër veta u vendos kundrejt portës së keshtjellës; të tjerët kundrejt ledhishtave nga ana e Tiranës. Pikëpresja përdoret: a.1) për të ndarë fjali të bashkuara me lidhëza që zbërthejnë përmbajtjen e një fjalie a të një grupi fjalish paraprijëse, pas të cilave janë përdorur dy pikat, kur brenda tyre është përdorur presja: Këte principatë Gjon Muzaka ua ndau bijve me testament:kështu princ Theodhorit i la krahinën e Beratit, te Kaninës, Myzeqes dhe Skraparit; princ Adrianit i la Tomorricen, Oparin dhe Devollin e Madh me Korçën dhe Sojanin; princ Kostandinit i la Devollin e Vogël dhe Kosturin gjer në Nestram. a.2) Për të ndarë gjymtyrët homogjene të bashkuara pa lidhëza, kur janë të zgjeruara me gjymtyrë të tjera; kur brenda këtij zgjerimi është perdorur presja, si edhe për të ndarë vargje gjymtyrësh homogjene që janë të lidhura ngushtë ndërmjet tyre nga përmbajtja: Ne orën dy e gjysëm arritën të fundit: Doke Velabishti, tetëdhjet vjec, prijës i Fushës se Korcës: Bardh Gjergu, prijës i Shpatit, që rridhte nga Gjergj Golemët dhe që thuej se kishte fëmije një zane; Shpend Shendëllia, hero popullor në tri këngë, njëra prej të cilave këndohej. a.3) Në shënime biblografike, në fund të faqes, për te ndarë të dhënat për vepra autorësh të ndryshëm ose për vepra të ndryshme të një autori që përfshihen në një shënim; po ashtu në shënimet grafike për të ndarë të dhënat për botimet e pjesëve të një punimi në organe të ndryshme a në numra të ndryshëm të një organi ose për vëllimet e ndryshme të një vepre: