Piratët e Donquixote
Piratët e Donquixote (ドンキホーテ海賊団 Donkihōte Kaizoku-dan) ishte një ekuipazh fiktiv e udhëhequr nga ish-Shichibukai Donquixote Doflamingo në anime dhe manga One Piece. Ata ishin poashtu të njohur si Familja Donquixote (ドンキホーテファミリー Donkihōte Famirī). Ata sunduan mbretërinë Dresrossa, ku kapiteni ishte mbret i vendit. Ata u mposhtën nga Aleanca e Piratëve të Zemrës dhe Piratëve të Kapelës prej Kashte.
Jolly Roger
RedaktoJolly Roger i ekuipazhit ishte me një buzëqeshje dhe me një vizë. Ky simbol u përdorë poashtu nga Shtëpia e Ankandit dhe Piratët e Bellamy.
Organizata
RedaktoEkuipazhi ishte e ndarë në tre nëndarje: Doflamingo, si kapiten, që ka dominim të plotë mbi të gjithë. Anëtarët më të fuqishëm dhe / ose të besueshëm të Doflamingo lejohen të ulen në vende të përfaqësuara nga katër kostumet e kartave: Zemra, Klubi, Diamanti dhe Maçi. Vend i zemrës, pas abdikimit të parë të Corazon dhe vdekjes së dytë, ishte i rezervuar për Trafalgar Law, edhe pse dezertimi i tij dhe ngrënia e papritur e frutit të operacionit e bënë të lirë. Vendet e Klubit, Diamantit dhe Maçit i përkasin respektivisht Trebol, Diamante dhe Pika. Më poshtë këtyre tre drejtuesve të elitës janë dhjetë drejtues të tjerë, të cilët janë të ndarë midis tre elitave, duke i shërbyer në divizione që secili specializohet në një aspekt të caktuar për misione. Këta drejtues janë në komandën e mbi 2000 ushtarëve, që përfshin si të Bellamy, brenda Dressrosa.[1] Vergo ishte Corazoni i parë i Familjes para abdikimit të tij. Nuk dihet se në cilin divizion ishte Monet para vdekjes së saj.
Trebol, Diamante, Pika dhe Vergo ishin të vetëdijshëm për të kaluarën e Doflamingos si një nga Dragonjtë Hyjnor.
Ushtria e Trebolit ishin të specializuar në misione që kishin nevojë për aftësi speciale. Antarët ishin: Violet, Jora dhe Sugar.
Ushtria e Diamantes ishin të specializuar në misione të betejës. Antarët ishin: Lao G, Senior Pink, Delliger dhe Marchvise. Thuhet se nëse të katër antarët marrin pjesë në Klorrida Koloseum, ata kanë 100% shancë për të fituar.
Ushtria e Pikëa ishin të specializuar në misione për ndërhyrje të rrezikshme. Antarët ishin: Gladius,Buffalo dhe Baby 5.
Kuriozitete
Redakto- Piratët Donquixote dhe Baroque Works ndanë shumë ngjashmëri, të tilla si:
- Të dy kapitenët ishin Shichibukai.
- Shefi i të dy organizatave kishte emra të kodeve në nëntokë, ashtu si edhe të gjithë vartësit e tyre më të lartë.
- Të dy kishin princeshat në radhët e tyre, të cilët planifikonin të rrahin organizatën e tyre përkatëse dhe të shpëtonin vendin e tyre.
- Ata të dy kishin anëtarë që ktheheshin nga armiqtë në aleatë për kapelet e kashtës. (Bentham dhe Baby 5)
- Ata të dy u përpoqën të merrnin një vend duke e rindërtuar mbretërinë e tanishme për krimet që kryen organizatat përkatëse, ndërsa organizata po planifikonte të vepronte si heronj dhe të merrte pozitën e ish-mbretërve.
- Ata të dy kanë anëtarë me aftësi të ngjashme:
- Një anëtare që mund të kthejë çdo pjesë të trupit të tyre në armë. (Daz Bonez dhe Baby 5)
- Një anëtare që përdor aftësitë e tyre për artin. (Galdino dhe Jora)
- Një anëtar që mund të sulmojë nga nëntoka. (Miss Merry Christmas dhe Senor Pink)
- Një anëtar që mund të shkaktojë shpërthime. (Mr. 5 dhe Gladius)
- Një anëtar që mund të ndryshojë peshën e tyre. (Miss Valentine dhe Machvise)
- Një anëtar që ka një frut i detit që fillimisht mendohej të ishte Logia, por në fakt është një Paramecia. (Galdino dhe Trebol)
- Një anëtar që lufton me stilin e tyre të artit ushtarak. (Bentham dhe Lao G)
Referimet
Redakto- ^ One Piece Kapitulli 732 dhe Epizodi 664, Leo shpjegon hierarkinë e Familjes Donquixote