Planifikimi urban në Egjiptin e Lashtë

Përdorimi i planifikimit urban në Egjiptin e lashtë është një çështje vashdimisht e debatuar. Kjo pasi sitet e lashta zakonisht kanë mbijetuar vetëm në formë fragmentare dhe shumë qytete të Egjiptit të Lashtë kanë qenë banuar vazhdimisht që nga format e tyre fillestare, në fakt është kuptuar relativisht pak rreth projekteve të përgjithshme të qyteteve egjiptiane për mjaft periudha të caktuara.[1] Egjiptianët u referoheshin shumicës së qyteteve të tyre njëkohësisht si nwt ose dmi.[2] Nwt zakonisht i referohej qyteteve të paplanifikuara që zhvilloheshin në mënyrë natyrore, siç është Memfisi dhe Teba, ndërsa dmi mund të përkthehet si "vendbanim" dhe zakonisht i referohej qyteteve që ishin rregulluar sipas një plani. Dëshmitë arkeologjike të qyteteve të tilla janë ruajtur më së miri dhe janë gërmuar pothuajse tërësisht në El-Lahun, Deir el-Medina dhe Amarna, megjithëse dëshmi të planifikimit urban ekzistojnë edhe në qytete të tjera si psh. ata të Periudhës Ramside.

Periudha paradinastike

Redakto

Përpara zhvillimit të kulturës neolitike rreth 6000 vjet p.e.s. nuk ekzistojnë gjurmë të vendbanimeve egjiptiane, pasi vendbanimet ishin me siguri të shumë të vegjël dhe ndërtesat bëheshin me materiale të degradueshme si kallamishtet she nuk ishin ndërtuar si struktura permanente.[2] Sitet që mbijetun nuk tregojnë shumë dëshmi të planifikimit urban. Vendbanimi më i hershëm para-dinastik është ai në Merimda-Beni Salame në juglindje të shtrirjes së shkretëtirës pranë Deltës së Nilit dhe mbulon rreth 180,000 m2, një territor shumë i madh për periudhën para-dinastike. Qyteti është rindërtuar tre herë gjatë jetës së tij të banuar dhe në të paktën në njërin nga rindërtimet e tij, shtëpitë e tij ishin vendosur në mënyrë shumë të rregullt përgjatë një rruge kryesore. Pothuajse të gjitha shtëpitë ndjekin një plan që i vendos portat e tyre në drejtim të veri-perëndimit, për të shmangur erën mbizotëruese veriore. Vendbanime të tjera para-dinastike të njohura, si ato të kulturave Badariane dhe Nakada, janë organizuar në mënyrë arbitrare dhe nuk kanë një plan të përcaktuar. Këto fshatra konsistojnë kryesisht në kasolle të vendosura përreth gropave rrethore depozituese.

El-Lahuni

Redakto

Fshati i punëtorëve në El-Lahun u ndërtua dhe banua gjatë mbretërimit të Senuseretit të IIDinastisë së XII.[2] I gjendur në hyrje të kanalit të Nilit që çon në Oazin e Fajumit, bujtëte punëtorët që ndërtuan piramidën e Senuseretit ashtu si dhe të priftërinjve që mirëmbanin kultin mbretëror mortor. Fshati, në pamje të parë duket se vetëm gjatë mbretërimit të Senuseretit u banua plotësisht.

 
Deir el Medina

Fshati ishte i organizuar sipas një plani të rregullt. Është përqëndruar rreth tempullit të piramidës së Senuseretit, që vizualisht mbizotëron fshatin dhe konsiston në dy lagje të barabarta të mbyllura me mure tullash të paktën në tre krahë. Lagja më e vogël perëndimore përbëhej nga banesat relativisht modeste të punëtorëve që janë organizuar në një model rrjete drejtëkëndore. Flinders Petrie, i cili gërmoi i pari në këtë sit, vërejti se si shtrirja e lagjes do ti lejonte një roje nate të vetëm mbikqyrjen e lehtë të zonës. Të gjitha shtëpitë ndjekin të njëjtin model dhe përmasa bazë si dhe shtriheshin rregullisht përbri rrugëve. Rrugët ishin të shtruara dhe me kanale kulluesë guri të ndërtuar në to, çonin në një kullues qëndrorë, duke lejuar nxjerrjen e ujit të pisët nga shtëpitë. Lagja më e madhe lindore përbëhej nga ndërtesa mjaft më të mëdha, duke përfshirë vila fisnikësh, një "akropol" me një ndërtesë rojash, depo, pak më tepër banesa punëtorësh dhe disa ndërtesa në skajin lindor, qëllimi i të cilave është i panjohur.

Deir el-Medina

Redakto

Fshati i punëtorëve në Deir el-Medina, gjendet në një luginë në bregun perëndimor të Nilit përgjatë Tebës, i ndërtuar fillimisht nën mbretërimin e Tutmosit të I për të bujtur punëtorët që punonin për varret në Luginën e Mbretërve gjatë Mbretërisë së Re.[2] Fshati është i rrethuar me një mur të holl tullash dhe i ndërtuar rreth një rruge qëndrore. Shtëpitë ndajnë të njëjtët mure për të fituar efikasitet ndërtimi dhe kursim hapësire. Është e mundur që gjithë blloqet e shtëpive të kenë qenë të mbuluara nga një çati e vetme. Fshati fillestar kishte 20 shtëpi, me gjasa me një popullsi prej rreth 100 banorësh. Fshati u zgjerua nën mbretërimin e Tutmosit të III dhe kur punëtorët u rikthyen në Deir el-Medina pas mbretërimit të Akhenatenit, gjatë të cilit ata ishin zhvendosur në Amarna, fshati u zgjerua përsëri duke formuar nëntë lagje të veçanta. Në kulmin e saj, Deir el-Medina kishte 120 shtëpi dhe me gjasa rreth 600 banorë.

Amarna

Redakto
 
Rikrijim i qytetit te Akhetatonit (Amarna) me pamje nga larte. Legjenda: 1. Varret veriore; 2. Varret jugore; 3. Altare; 4. Qyteti verior; 5. Pallati verior; 6. Maru-Aton; 7. Qyteti kryesor; 8. Tempulli i Madhe i Atonit; 9. Kom el-Nana; 10. Qyteti i punwtoreve; 11. Varret e punetoreve; 12. Rruga mbreterore; 13. Varri i Akenatonit; Stela V; Stela U.

Akhenatoni e ndërtoi Akhetatonin si kryeqytet i ri i Egjiptit.[3] Si vendndodhje ai zgjodhi Amarnan, një sit i ri në bregun lindor të Nilit, rreth 275 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Tebës. Pas vdekjes së tij, qyteti u braktis. Shkalla e planifikimit të përfshirë në ndërtimin e Amarnas përfshiu shumicën e ndërtesave administrative dhe fetare të qendrës së qytetit.[4] Megjithatë edhe pjesa e planifikuar e qytetit u sajua gjithësesi disi shpejt e shpejt.[5] Shumica e qytetit u ndërtua përgjatë një rruge kryesore veri-jug tetë kilometra të gjatë, sot të përmendur si “Rruga Mbretërore”, e cila lidhte qendrën e qytetit me pjesën veriore të qytetit, një zonë satelitore periferike dhe me gjasa rezidenca e faraonit.[4] Faraoni me gjasa jetonte në Pallatin verior të bregut të lumit në Veri të qytetit, një ndërtesë e madhe në anën lindor të Rrugës Mbretërore dhe e shkëputur nga pjesa tjetër e qytetit, e mbrojtur nga një mur i fortifikuar që rrethonte një kompleks ndërtesash në shërbim të faraonit. Në pjesën e kundërt të rrugës nga pallati qëndron një grup prej disa shtëpish të mëdha të qytetit, që me gjasa i përkisnin fisnikëve që ishin shumë të afërt me faraonin. Një ndërtesë administrative që përmban një magazinë gjigande të ndërtuar në skajin më verior të pjesës veriore. Në skajin jugor të Rrugës Mbretërore qëndronte qendra e qytetit, një grup tempujsh, pallatesh dhe ndërtesash administrative që formonin qendrën ekzekutive të qytetit. Ndërtesat e planifikuara të qendrës së qytetit mund të gjenden në një mbishkrim të një nga stelet kufitare të Amarnas që tregonin kufijtë e qytetit në themelimin e tij.[6] Në të, Akhenatoni përshkruan ndërtesat kryesore që ai do të ndërtonte në kryeqytetin e tij:

…Po ndërtoj një Shtëpi të Atonit, atin tim, në Akhetaton në këtë vend. Po ndërtoj Shtëpinë e madhe të Atonit, atin tim, në Akhetaton në këtë vend. Po ndërtoj “Tendën e Ra-hut” për gruan [e madhe] mbretërore… për Atonin, atin tim, në Akhetaten në këtë vend. Po ndërtoj një Shtëpi Festimi për Atonin, atin tim, në ishullin e "Atonit madhështor në jubile" në Akhetaton në këtë vend. Kam ndërtuar një shtëpi [festimi për Atonin], atin tim, në ishullin e "Atonit madhështor në jubile" në Akhetaton në këtë vend.[7]

 
Pamje me e afert e rikrijimit te qytetit te Akhetatonit. Legjenda: 1. Qyteti i punetoreve; 2. Kom el-Nana; 3. Qyteti qendrore; 4. Qyteti kryesor; 5. Tempulli i madh i Atonit; 6. Lagjja veriore; 7. Lagjja jugore; 8. Letrat e Amarna-s

Disa nga këto ndërtesa mund të identifikohen lehtësisht nga mbishkrimet e tyre, por emrat e tjerë vetëm nëpërmjet këtij mbishkrimi-fjalim i themelimit. Në gjithë pjesën perëndimore të rrugës dhe me gjasa duke arritur deri në bregun e lumit gjendej Pallati i madh, që konsistonte në mjaft oborre dhe salla guri si dhe që bujtëte në qendrën e tij një oborr shumë të madh të rrethuar nga statuja të Akhenatonit.[8] Përgjatë rrugës dhe i lidhur me një urë me tulla qëndronte Shtëpia Mbretërore, një pallat i vogël dhe rezidenc e faraonit.[9] Në jug të pallatit (në anën perëndimore të rrugës) ishte Shtëpia e madhe e Diskut të diellit, një ndëdrtesë fetare, qëllimi i të cilës nuk është kuptuar plotësisht por ishte si tempulli mortor i faraonit.[10] Në pozicionin më verior të anës lindore të rrugës në qendrën e qytetit ishte tempulli më i madh nga të gjithë, Shtëpia e Diskut të Diellit, ose Tempulli i Madh i Atonit, i cili qëndronte në aksin lindje-perëndim dhe konsistonte në një territor drejtëkondor me mure që ishte 760 me 290 metra, duke rrethuar mjaft tempuj individual. Afër tempujve gjendeshin magazina të gjata dhe banesat e priftërinjve.[11] Për shkak të lindjes së shtëpisë mbretërore ishin zyrat, arkivat (në të cilët u gjetën letrat e Amarnas) dhe barakat policoro-ushtarake. Në rrethinat lindore të qëndrës së qytetit gjendej lagja me mure e artizanëve, që ndërtonin qytetin. Vilat e vizirëve të faraonit dhe priftërinjve shtriheshin përgjatë të dy krahëve të Rrugës mbretërore për në jug. Në skajin jugor të qytetit ishte një kompleks i pazakont i quajtur Maru-Aton, një kompleks i rrethuar me mure kopshtesh, një ishulli artificial dhe kioskave në qiell të hapur.[12] Ndërsa u ngatërrua fillimisht nga gërmuesit si një lloj resorti kënaqësie, tashmë është kuptuar se është një ndërtesë fetare. Shumica e banesave të Amarnas gjendej në dy zona të mëdha në veri dhe në jug të qendrës së qytetit.[13] Këto rrethina të shtrira bujtnin një popullsi të madhe të nevojshme për të mbajtur oborrin dhe administratën e qendrës së qytetit. Në zonat e rrethinave banonin një larmi e madhe grupesh shoqërore, si priftërinjtë, ushtarët, ndërtuesit, skulptorët dhe skribët duke pasur shtëpitë më të shquara. Për sa kohë që seksioni rezidencial i Amarnas është i ndërlidhur, ka një mungesë të plotë të një planifikimi të imponuar. Jashtë korridorit të Rrugës Mbretërore, kishte pak rrugë më të vogla por të të gjera, larg nga rrugët e drejta që shkonin pak a shumë në jug dhe veri dhe lidhnin rrethinat me qendrën, që përshkoheshin në mënyrë përpendikulare. Vetë shtëpitë janë të radhitura në grumbuj arbitrarë që krijonin lagje të veçanta. Nuk duket se ka pasur ndonjë koncept të ndonjë “vendi primar”, përveç atij që gjendet në rrugët kryesore veri-jug dhe të pasur e të varfër duket se jetonin njëri pranë tjetrit. Afërsia me qendrën e qytetit ose Rrugën Mbretërore duke se ka qenë e parëndësishme dhe ka të paktën një shembull të një viziri mbretëror që duket se kishte zgjedhur të jetonte sa më larg faraonit që ishte e mundur.

Urbanistica Ramseside

Redakto

Sovranët e parë Ramsesidë e zhvendosën kryeqytetin e Egjiptit në veri, pran një kanali të deltës së Nilit, në afërsi të Avarisit kryeqyteti i vjetër i pushtuesve Hyksos, duke equajtur qytetin Pi-Ramses, dmth. Shtëpia e Ramsesit. I themeluar nga Ramsesi I dhe i zmadhuar nga Seti I, e arriti kulmin e tij të zhvillimit nën mbretërimin e Ramsesit të II, i cili i dha cilësimin “Fitimtari”[14]. Qyteti u braktis pas mbretërimit të Ramsesit të III gjatë Dinastisë së XX, me zhvendosjen e kryeqytetit në qytetin e afërt të Tanisit.

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ Barry Kemp: "The City of el-Amarna as a Source for the Study of Urban Society in Ancient Egypt." World Archaeology 9.2 (1977): fq. 124
  2. ^ a b c d Eric Uphill: Egyptian Towns and Cities. Oxford: Shire, 2008
  3. ^ Barry Kemp: "The City of el-Amarna as a Source for the Study of Urban Society in Ancient Egypt." World Archaeology 9.2 (1977): fq. 123
  4. ^ a b Barry Kemp: Ancient Egypt: Anatomy of a Civilization. New York: Routledge, 2006, fq. 284
  5. ^ Donald B. Redford: Akhenaten, the Heretic King. Princeton University Press, 1984, fq. 144
  6. ^ H. W. Fairman: "Topographical Notes on the Central City, Tell el-‘Amarnah." Journal of Egyptian Archaeology 21 (1935): fq. 135-139
  7. ^ H. W. Fairman: "Topographical Notes on the Central City, Tell el-‘Amarnah." Journal of Egyptian Archaeology 21 (1935): fq. 136
  8. ^ Barry Kemp: Ancient Egypt: Anatomy of a Civilization. New York: Routledge, 2006, fq. 184
  9. ^ Barry Kemp: Ancient Egypt: Anatomy of a Civilization. New York: Routledge, 2006, fq. 287
  10. ^ Donald B. Redford: Akhenaten, the Heretic King. Princeton University Press, 1984, fq. 146
  11. ^ Donald B. Redford: Akhenaten, the Heretic King. Princeton University Press, 1984, fq. 148
  12. ^ Donald B. Redford: Akhenaten, the Heretic King. Princeton University Press, 1984, fq. 149
  13. ^ Barry Kemp: Ancient Egypt: Anatomy of a Civilization. New York: Routledge, 2006, fq. 327
  14. ^ Regine Schulz dhe Hourig Sourouzian: I templi. Divinità regali e sovrani divini, fq. 207

Bibliografia

Redakto
  • H. W. Fairman: "Topographical Notes on the Central City, Tell el-‘Amarnah." Journal of Egyptian Archaeology 21 (1935): fq. 135-139.
  • Barry Kemp: "The City of el-Amarna as a Source for the Study of Urban Society in Ancient Egypt." World Archaeology 9.2 (1977): fq. 123-139.
  • Barry Kemp: Ancient Egypt: Anatomy of a Civilization. New York: Routledge, 2006.
  • Donald B. Redford: Akhenaten, the Heretic King. Princeton University Press, 1984.
  • Eric Uphill: Egyptian Towns and Cities. Oxford: Shire, 2008.
  • Regine Schulz dhe Hourig Sourouzian: I templi. Divinità regali e sovrani divini.