Poetik Saranda
"Poezia Jonike" thirret manifestimi ndërkombëtar i poezisë i cili mbahet në Sarandë të Shqipërisë.
Manifestimi ka filluar të mbahet që nga viti 2006, ndërsa më 2012 fillon të mbahet nga 22 deri më 24 qershor. Si fillestar në gjirin e vetë ka pasur kryesisht krijues brenda trekënshit gjeopolitik Shqipëri-Greqi-Itali, mirëpo me kalimin e kohës dhe afirmimit të tij ky trekëndësh është zgjeruar. Në manifestim e fundit të ftuara nga organizatori ndër tjerë janë dhe poetë nga: Shqipëria, Kosova, Fyrom, Mal i Zi, ShBA, Anglia, Greqia, Italia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Qipro, Bullgaria, Rusia, Serbia, Siria etj., gjithsej nga 19 vende anë e mbanë botës. Manifestimi organizohet prej këshillit drejtues të "Klubit të Krijuesve Jonianë" nën drejtimin e poetit dhe studiuesit Bardhyl Maliqi, pjesëmarrës dhe fitues i disa çmimeve ne Manifestimet Ndërkombëtare të Poezisë.
Të ftuarit janë dhe organizatorë të takimeve të klubeve poetike të të shqiptarëve të Kosovës dhe të Ish. Rep. Jug. të Maqedonisë. Ndër takime me nam të këtyre organizatorëve janë të njohur festivali Ditët e Naimit në Tetovë apo Nën Rrap në Shkup, të klubeve poetike të UNESKOS, ku synon që të futet dhe ky manifestim.
Manifestimi si caqe të veta ndër tjera ka dhe të arrijë nivelin e takimeve të "Poezisë Mesdhetare" në Itali, të "Maratonave Poetike Botërore", si ajo e Bosnjë-Hercegovinës, "Ditën Botërore të Poezisë" etj.
Ndër pjesëmarrës ka dhe drejtues të klubeve poetike, të shoqatave artistike apo organizatorë të festivaleve të ngjashme. Po ashtu ndër ta ka dhe pedagogë universitetesh, edukatorë, njerëz të kulturës dhe të shkencës, të cilët rrezatojnë vlera në disa fusha. Kjo mbase edhe për specifikën e disa prej këtyre klubeve, veçanërisht të UNESKOS, të cilët përfaqësojnë jo vetëm letërsinë, por edhe filozofinë, artet dhe shkencat, trashëgiminë kulturore etj.
Pjesëmarrës
RedaktoDisa emra të spikatur pjesëmarrës të manifestimit janë dhe : Ali Podrimja, Bardhyl Maliqi, Visar Zhiti, Fatmir Terziu, Mujo Buçpapaj, Rajmonda Moisiu, Rudina Çupi, Vilhelme Vranari, Agim Bajrami, Odise Kote, Pandeli Koçi, Xhelal Tosku, Primo Shllaku, Lediona Braho, Fotjon Dhame, Mexhid Mehmeti, Kalosh Çeliku, Shaip Embërllahu, Sabit Rustemi, Sabit Idrizi, Linditë Ramushaj, Bujar Plloshtani, Albina Idrizi, Shahin Shkoza, Irena Gjoni, Agim Mato, Andrea Zarballa, Timo Mërkuri, Dashamir Malo, Vangjel Zafirati, Sejda Beganoviç, Anton Gocaj, Jeton Kelmendi, Giusseppe Napolitano, Pierfranco Bruni, Stella Leontiadou, Kostas Markou, Kostas Nusias, Elias Demirtzoglou, Marios Michaelides, Moma Radić, Sabahudin Hadžialić, Marina Kabanova, Marina Zolotova, Zdravka Sheyretova, Emilia Trifonova, Annie Giavasian, Evangelia Panousi, Dimitris Varvarigos, Nadija Rebronja, Moma Radić, Motasem Takla, Ivan Dujmović, Danica Vukelić, Josip Grosek, Theoharhs Papadhopoulos etj.
Të dhëna teknike
RedaktoGjuha e përdorur
RedaktoGjuha e të shprehurit dhe të recitimit të punive të tyre i është lënë vetë pjesëmarrësve. Si gjuhë ndihmëse e komunikimit, është marrë gjuha angleze. Por sipas rastit edhe greqishtja, italishtja rusishtja dhe serbokroatishtja. Për këtë ndërmjetësim janë paraqitur vullnetarish Anisa Maliqi e Romina Sllafko (studentë) të cilët pos në anglisht komunikojnë edhe gjuhët e tjera.
Sponsor
RedaktoNdihmës për mbajtjen e manifestimit janë Bashkia dhe Prefektura e Sarandës, disa dashamirë të poezisë ndër të cilët dhe Hoteli "Sejko" i cili përkujdeset për mysafirët.