Portal:Film/Artikull të zgjedhur Prill 2006

Aleksander Moisiu edhe Alexander ose Alessandro - Moissi ose Moisi ka lindur më 2 Prill 1879Triest dhe ka vdekur më 22 Mars 1935Vjenë. Ishte aktor shqiptar.

Moisiu u rrit në Triest dhe Durrës dhe ka shkuar si 19 vjeçar në Vjenë, ku ai me ndihmën e Jozef Kainc ju përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrieren e vet si kompars (aktorë, që luajnë rol të vogël) në Burgtheater. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u festua Moisiu për rolin e Edipusit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës veriore.