Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës është një ndërmarrje publike, e transformuar në shoqëri aksionare, e cila ofron një gamë të gjerë të shërbimeve dhe produkteve postare, të telefonisë mobile, të telefonisë fikse, të internetit dhe të televizionit kabllor, me qëllim të përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve.[2]

Posta dhe Telekomi i Kosovës
Njohur më parë siPosta dhe Telekomi i Kosovës
LlojiShoqëri aksionare
IndustriaPosta dhe telekomunikimi
Themeluar në1965
Zyrat qendrorePrishtinë, Kosovë
Zona e shërbimit
E gjithë Kosova
Njerëzit kyç
Gent Begolli (ZKE)
Nuredin Krasniqi (ZKF)
ProdhimiTelekomi i Kosovës
Posta e Kosovës
ShërbimetTelefonia fikse
Telefonia mobile
Shërbimet postare
OwnerQeveria e Kosovës[1]
Numri i punëtorëve
3480
DivisionsTelekomi i Kosovës
Operatori Mobil VALA
Posta e Kosovës
Faqja e internetithttps://kosovotelecom.com
Logo e PTK

Historiku

Redakto

Shërbimet e Postës dhe të Telekomunikimeve kanë qenë të njohura për qytetarët e Kosovës që nga viti 1959, kur më 21 dhjetor të atij viti u themelua Posta, Telefoni dhe Telegrafi i Kosovës (PTT). Ndryshimi i emrit nga PTT në PTK apo Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës u bë në vitin 1999, pas rikonsolidimit të kompanisë së shërbimeve postare dhe telefonike të UNMIK-ut. Pas ndarjes së njësisë së Postës nga kompania amë, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK) në gusht të vitit 2012, mbeti ende me emrin e saj të vjetër, megjithëse Posta u nda në një organizatë më vete. Tani PTK-ja numëron 2,305 punonjës, ndërsa Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100% të aksioneve.

PTK-ja e ka shtrirë rrjetin në tërë territorin e Kosovës. Me këtë operator konsumatorët marrin shërbimet më të avancuara të telefonisë dhe të internetit mobil dhe fiks brenda dhe jashtë operatorit të PTK-së, me teknologjitë e reja 3G dhe 4G. Vala/PTK mban pozitën e liderit të shërbimeve të telekomunikimit në vend, duke ofruar shërbime dhe produkte për një numër shumë të madh të konsumatorëve. Mban edhe primatin në tregun e telefonisë fikse, pasi e ka shndërruar rrjetin e vet analog në atë të gjeneratës së ardhshme (NGN), duke mundësuar ofrimin e shërbimeve të telefonisë, internetit dhe televizionit përmes protokollit të internetit (IPTV). PTK-ja është në hap me trendet botërore të zhvillimit, duke siguruar mbulim cilësor përmes rrjetit mobil dhe atij fiks në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ka marrëveshje roaming me një numër të madh të operatorëve botërorë në vende të ndryshme të botës.[2]

PTK sot

Redakto

Sot, Posta dhe Telekomi i Kosovës në aspektin struktural përbëhet nga dy shtylla kryesore : Telekomunikacioni dhe pjesa Postare. PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të avancuara dhe moderne por edhe ndër më fitimprurëse në rajon. Në vitin 2008 PTK-ja gjeneroi të ardhura nga 161,481 Mio. EUR dhe fitim nga 80,831 Mio. EUR. Kjo korrespondon me një "operating margin" nga rreth 50%. Në vitin 2009 PTK-ja ka arritë të mbaj të ardhurat në nivel të lartë duke arritur një "operating margin" nga rreth 34%.[2]

 
Hyrja e një prej dyqaneve të Vala në Kosovë

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Qeveria e Kosovës është aksionari i vetëm dhe më i madh i PTK-së.
  2. ^ a b c Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1306. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.