Pozeri
Pozeri (anglisht: Poseur ose Poser) është një term përçmues, zakonisht i përdorur në subkulturat e muzikës punk, heavy metal dhe hip-hop për ta përshkruar "personin i cili zakonisht pretendon që është diçka që ai në të vërtetë nuk është". Termi përdoret për personat që e kanë adoptuar veshjen, të folurit, dhe\ose mënyrat e një grupi ose subkulture, zakonisht për ta arritur pranueshmërinë nga ai grup, por të cilët mendohet se ende se nuk i shkëmbejnë apo kuptojnë vlerat dhe filozofinë e asaj subkulture. Përderisa ky inautencitet i përceptuar vështrohet me përbuzje dhe neveri nga pjesëtarët e një subkulture, definicioni i termit dhe çështja se për kë duhet të drejtohet ky term është subjekive dhe subjekt i debateve të shumta.