PriFest
Festivali ndërkombëtarë i filmit në Prishtinë, ndryshe i njohur si PriFest, është një festival filmi i cili mbahet në Prishtinë, dhe shfaq produksione të ndryshme filmash të mirënjohur ndërkombëtarisht në regjionin e Ballkanit. Është themeluar pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Edicioni i parë është mbajtur në vitin 2009, ku pati aktorën e famshme Vanessa Redgrave si nikoqire. [1]
Historia
RedaktoPas deklarimit të pavarësisë, Kosova kërkonte mënyra për të promovuar imazhin e saj kulturor dhe artistik. Vjosa Berisha pati një ide se si ta beje këtë, ajo themeloi festivalin e filmit ndërkombëtar në Prishtinë, dhe shërbeu si drejtoreshë artistike. Organizatorët paraqitën një propozim për festivalin, në qershor të 2009-tës, ku aktorja Vanessa Redgrave, ishte drejtoreshë e bordit.[2] Qysh nga tetori i vitit 2009, PriFest është bërë një nga festivalet më aktive të filmit në Kosovë.[3]
Themeluesit e PriFestit thanë se misioni i festivalit ishte "të hap dyert për shtetin më të ri në botë, në atë kohë, Kosovën, të mirepresë kultura të ndryshme nga kinematë e ndryshme botërore, duke përdorur ambientin e tij për të promovuar dialogje të hapura në mes kulturave dhe kombeve.". Solli regjisorë dhe producentë ndërkombetarë të ndryshëm, dhe promovoi filmat Kosovarë. Organizatorët e festivalit kanë thënë se Kosova nuk duhet të njohet vetëm për ngjarjet politike të saj, por gjithashtu për kulturën e saj.[4] Vjosa Berisha, tha se PriFesti është i frymëzuar nga festivali i filmit të Sarajevës, i cili rriti namin e qytetit të Sarajevës, ndërkombëtarisht.[5]
Si pjesë e festivalit, fituesit marrin statujën e quajtur Hyjnesha e artë, e cila është e bazuar në "Hyjneshën në fron", një figurë nga kohërat e Neolitit, që u zbulua ne Kosovë, në vitin 1960, dhe më pas u bë simbol i qytetit të Prishtinës.
Themeluesit e PriFilmFest-it janë: Vjosa Berisha, Orhan Kerkezi, Fatos Berisha, dhe Faton Hasimja.[6]
Forumi i PriFestit
RedaktoDuke filluar nga edicioni i dytë, në vitin 2010, PriFesti lansoi një grup të bashkë-produksionit që e quajti forumi i PriFilm-it. Përmbante seminare, workshop-e, dhe debate, të krijuara për ti lidhur film-bërësit Kosovarë, me ata të shteteve fqinje. Workshop-i dy ditor, në vitin 2010, bashkoi film-bërësit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia; ata i dëgjuan prezantimet e profesiostëve të bashkë-produksionit, duke përfshirë EAVE (Ndërmarresit Audio-Vizuel të Evropes), Medienboard (Fondi Gjerman i filmit) dhe Robert Bosch Stiftung. Producentët dhe film-bërësit nga Bosnia, Kroacia dhe Bulgaria, gjithashtu ndanë përvojat e tyre.
PriFest 2009
RedaktoEdicioni i parë filloi me 22 shtator dhe u mbyll më 30 shtator, 2009.
Motoja e edicionit të pare ishte "Fillimi...", e cila i referohej thënies së Kasablankës, të Humphrey Bogart-it: "Ky është fillimi i një miqësie të bukur." [7] Aktorja Vanessa Redgrave, e cila kishte punuar në shumë çështje bamirësie në Kosovë, ishte nikoqirja e festivalit. Berisha tha se Kosova tentonte të ishte nikoqire e ngjarjeve që e largonin vëmendjen e mediave nga politika, dhe se filmat në garë përfshinin vendet si Ballkani, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, dhe Afganistani. Festivali u hap me premieren botërore të filmit të Gjergj Xhuvanit, Lindje, Perëndim, Lindje.[8] Festivali përfshinte filmat garues dhe jo garues. Gjashtë cmime u ndanë. Festivali shfaqi vetem një film Kosovarë: Përtej Rrugës nga Yll Citaku. Gjithsesi, filmi nuk ishte i kualifikuar për të garuar, sepse ishte i xhiruar në formatin digjital. Festivali gjithashtu nxiti diskutime në mes të film-bërësve dhe publikut ne atë se si ta ndihmojnë bërjen e filmave në Kosovë.
Juria
RedaktoPersonat mëposhte ishin anëtarët e jurise së edicionit të parë të festivalit.[9]
- Isa Qosja, regjisor filmi. President jurie.
- Marcel Maiga, organizator festivali.
- David Gothard, regjisor.
- Mira Staleva, zëvendes-drejtoreshë e Sofia IFF.
- Saimir Kumbaro, regjisor.
Çmimet
RedaktoTë marrura nga Webfaqja e Prifestit:[10]
Çmimi | Filmi | Personi |
---|---|---|
Filmi më i mire | Bora | Aida Begic |
Regjia më e mirë | Lufta për Opium | Siddiq Barmak |
Aktori më i mirë | Të Gjallet dhe të Vdekurit | Ekipi i aktoreve "Te Gjallet dhe te Cdekurit" |
Aktorja më e mirë | Unë jam nga Titov Veles | Labina Mitevska |
Çmimi special i jurisë | Lindje, Perëndim, Lindje | Gjergj Xhuvani |
Çmimi mirënjohës i jurisë | Unë jam nga Titov Veles | -- |
Çmimi i publikut | Koha e Kometës | Fatmir Koçi |
PriFest 2010
RedaktoEdicioni i dytë i festivalit PriFest, u mbajt nga 22 shtator, deri më 29 shtator, 2010. Pjesëmarrës ishte aktori italian Fanco Nero. Eva Orner, e cila kishte fituar çmimin Oskar për dokumentarin Taksi për në anën e errët, e hapi festivalin, dhe ishte në krye të jurisë. Moto-ja e festivalit u ndyshua, u bë "Miqësia vazhdon..."
Çmimet
RedaktoÇmimi | Filmi | Personi |
---|---|---|
Filmi më i mirë | Në rrugë | -- |
Regjia më e mirë | Teherani | Nader T. Homavoun |
Aktori më i mirë | Shqiptari | Nik Xhelilaj |
Aktorja më e mirë | Në rrugë | Zrinka Cvitešić |
Çmimi mirënjohës i jurisë | Gjalle, Nese dua te fishkellej, une fishkellej |
Artan Minarolli Florin Şerban |
Çmimi i mediave | Lufta ka përfunduar | Mitko Panov |
Çmimi i publikut | Gomarët e Kufirit | Jeton Ahmetaj |
Çmimi special i jurisë | Shqiptari | Johannes Naber |
PriFest 2011
RedaktoEdicioni i tretë i festivalit u mbajt nga 24 shtator deri më 1 tetor, 2011. U hap me filmin "Falja e Gjakut", një film nga regjisori Amerikan Joshua Marston, dhe u mbyll me tepihun e kuq në një mbremje gala në Sheshin 21. President i jurisë ishte Gadeon Burkhard (Inglourious Basterds), i cili gjithashtu kishte konkuruar me filmin e metrazhit të mesëm të quajtur Urat.[11] Moto-ja e festivalit u ndryshua në "Miqësia. Përgjithmonë."
Edicioni i dytë i Forumit të PriFest-it, u mbajt më 25 dhe 26 shtator, duke lidhur regjisorë dhe producentë anëmbanë botës me ata të Kosovës. Prezantues ishin: Sarah Calderon (Karma Films), Satu Elo (EAVE), Bernd Buder (Festivali i filmit në Berlin), Roshanak Behesht Nedjad (Hëna Fluturuese), David Grumbach (Film-bëres Francez), dhe Elma Tataragic (Përzgjedhese e programit në festivalin e filmit të Sarajevës).[11][12]
Çmimet
RedaktoTë marrura nga Webfaqja e Prifestit [13]
Çmimi | Aktori | Personi |
---|---|---|
Filmi më i mirë | Djaloshi i dashur (Dashnori) | Cătălin Mitulescu |
Çmimi special i jurisë | Punk-i nuk ka vdekur | Vladimir Blazevski |
Regjia më e mirë | Streha | Dragomir Sholey |
Aktori më i mirë | Djaloshi i dashur (Dashnori) | George Piştereanu |
Aktorja më e mirë | Amnistia | Luli Bitri |
Hyjnesha e Artë - Filmi më i mirë i metrazhit të mesëm | Babi | Umut Dag |
Çmimi mirënjohës i jurisë | Dhoma 304 | Birgitte Stærmose |
Çmimi i publikut | Amnestia | Bujar Alimani |
Çmimi i medias | Dëshprimi ynë i madh | Seyfi Teoman |
PriFest 2012
RedaktoEdicioni i katërt u mbajt nga 24 shtatori deri më 1 tetor, 2012
Juria e edicionit të katërt të festivalit PriFest u nda në 4 grupe:[14]
- Juria e Programit Konkurues: Daniela Weber, David Gothard dhe Blerta Zeqiri
- Juria e Programit Honey & Blood (Gjak dhe Mjaltë): David Gant, Sylvia Stevens dhe Barbara Lorey de Lacharierre
- Juria e Programit të Metrazhit të Mesem: Alban Ukaj, Nikola Ljuca dhe Igor A. Nola
- Juria e Mediave: Arbana Osmani, Kushtrim Sadiku dhe Adrianë Pajaziti
Çmimet
RedaktoÇmimi | Filmi | Personi |
---|---|---|
Hyjnesha e artë, Filmi më i mirë | Tre Botë | Catherine Corsini |
Çmimi special i jurisë | Avé | Konstantin Bojanov |
Regjia më e mirë | Kuma Vetëm Era |
Umut Dag Bence Fliegauf |
Aktori më i mirë | I penduari | Nabil Asli |
Aktorja më e mirë | Tre Botë | Arta Dobroshi |
Cmimi mirenjohes i jurise | Shtepia | Zuzana Liova |
Hyjnesha e kuqe - Kategoria e filmit Ballkanas, Honey & Blood | Parada | Srđan Dragojević |
Hyjnesha e argjendtë - Kategoria e metrazhit të mesëm | Vast | Rolf van Ejik |
Çmimi i medias | Tre Botë | Catherine Corsini |
Çmimi i publikut | Agnus Dei | Agim Sopi |
PriFest 2013
RedaktoPrifest 2014
RedaktoEdicioni i gjashtë i festivalit PriFest u mbajt nga 25 prill, deri më 2 maj, 2014.
Hapjen e Festivalit në naten e parë, e bëri filmi Britanez "Philomena" i Stephen Frears, fitues i më shume se 50 çmimeve. Frears ishte i pranishëm në festival. Kurse fituesi i tre çmimeve Oscar këte vit ‘Dallas Buyers Club’, hapi natën e dytë të PriFest-it të programit LetItBe, një program dedikuar temës LGBT, bashkpunim me festivalin e filmit OutFest në LA dhe në mbështetje të Ambasadës së SHBA në Prishtinë.
Festivali u mbyll me një nga filmat më të permendur këtë vit, versionin 240 minutësh të "Nymphomaniac", nga Lars Von Trier.[15]
Juria
RedaktoEdicionit të gjashte të PriFest-it iu shtua edhe një kategori e re, ajo e pavarur e studentëve, e cila do të jap çmim në kategorinë e filmave Europian. Gjithsej juria përbehet nga 5 kategori:[16]
- Juria e Programit Garues të Filmave Europian: Kees Kassander, Cedomir Kolar dhe Velibor Topic.
- Juria e Programit Garues të Filmave Ballkanik : Mark Revenhill, Kirsten Schagger dhe Angela Schyle.
- Juria e Programit Garues të Filmave të Metrazhit të Mesëm : Anis Lassoued, Olena Yershova dhe Vladimir Blazevski.
- Juria e Medias: Kushtrim Sadiku, Oana Stupariu, Mirjana Radovanovic, Berna Caka dhe Nora Fejza.
- Juria e Pavarur e Studentëve: Arben Marevci, More Raca, Donika Cami, Daniela Markaj dhe Engjell Beqiri.
Çmimet
RedaktoÇmimi | Filmi | Personi |
---|---|---|
Çmimi i Jurise së Pavarur të Studenteve - Kategoria e filmit Europian | Egoisti Gjigant | Clio Bernard |
Çmimi Special i Jurisë për Kategorinë e filmit Europian | Më duaj | Maryna Er Gorbach dhe Mehmet Bahadir Er |
Filmi më i mire në kategorine e filmit Europian - Hyjnesha e artë | Egoisti Gjigant | Clio Bernard |
Filmi më i mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit - Hyjnesha e kuqe | I Pabinduri | Mina Djukic |
Regjia më e mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit | Vis a Vis | Nevio Marashevic |
Aktori më i mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit | Udhekqryqet | Nik Xhelilaj |
Aktorja më e mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit | I Pabinduri | Hana Selimovic |
Çmimi i medias Dritan Hoxha - Kategoria e filmave të Ballkanit | Chefuri Raus | Goran Vojnovic |
Çmimi filmi më i mirë - Kategoria e metrazhit të mesëm- Hyjnesha e Argjendtë | Me Diell | Barbara Ott |
Çmimi mirënjohës i jurisë- Kategoria e metrazhit të mesem për fotografi | Njëri nga ata | Ilirjan Himaj / Latif Hasolli |
Çmimi mirënjohës i jurisë- Kategoria e metrazhit të mesem për skenarin më të mirë | Rastësisht | Tanja Gulic |
Çmimi i Publikut | Philomena | Stephen Frears |
Çmimi 'Vanessa Redgrave per PriFest'- Kategoria Best Pitch e projektit filmik në PriFORUM | 'Një rrugëtim i paharruar...' | Kushtrim Bekteshi |
Shih edhe
RedaktoReferimet
Redakto- ^ http://www.prifest.org/?id=3&n=162&l=sq Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine, Edicioni i 7-te i PriFest.
- ^ https://www.withoutabox.com/03film/03t_fin/03t_fin_fest_01over.php?festival_id=7486 Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine, Fillon PriFest-i
- ^ http://www.balcanicaucaso.org/eng/Regions-and-countries/Kosovo/Kosovo-s-cinema-a-new-beginning-47243, Kinematografia e Kosoves, me nje kahje te re.
- ^ http://newkosovareport.com/200909231966/Culture-and-Sports/vanessa-redgrave-kosovo-makes-me-happy.html Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine, Vanessa Redgrave: "Kosova me ben te lumtur.
- ^ http://prishtinapress.info/kosovo-is-not-just-about-war-the-importance-of-prishtina-international-film-festival-prifilmfest/ Arkivuar 8 tetor 2011 tek Wayback Machine, Rendesia e PriFestit.
- ^ http://www.prifilmfest.org/english/founders.html Arkivuar 24 shtator 2015 tek Wayback Machine, Themeluesit e festivalit PriFest.
- ^ http://prishtinapress.info/kosovo-is-not-just-about-war-the-importance-of-prishtina-international-film-festival-prifilmfest/ Arkivuar 8 tetor 2011 tek Wayback Machine, Rendesia e PriFest-it.
- ^ http://www.southeast-europe.eu/map/kosovo/film6/kosovos-film-fest.html Arkivuar 13 shkurt 2013 tek Archive.today, Kosova tenton te heq vemendjen nga ngjarjet politike.
- ^ http://www.prifilmfest.org/english/jury2009.html Arkivuar 15 prill 2013 tek Archive.today, Anetaret e Jurise se edicionit te pare te Prifest.
- ^ http://www.prifilmfest.org/english/awards2009.html Arkivuar 7 prill 2014 tek Wayback Machine, Cmimet e edicionit te pare te PriFest.
- ^ a b http://www.prifilmfest.org/english/ Arkivuar 18 maj 2012 tek Wayback Machine, Hapet edicioni i trete i PriFest.
- ^ http://www.prifilmfest.org/english/prifilmforum.html Arkivuar 15 prill 2013 tek Archive.today, Forumi i PriFilmFest.
- ^ http://www.prifilmfest.org/english/ Arkivuar 18 maj 2012 tek Wayback Machine, Cmimet e edicionit te trete te PriFest.
- ^ http://www.prifest.org/2012/?id=10&l=sq[lidhje e vdekur], Juria e edicionit te katert te PriFest.
- ^ http://www.prifest.org/?id=3&n=138&l=sq Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine, Filmat premiere te edicionit te gjashte ne PriFest.
- ^ http://www.prifest.org/?id=3&n=139&l=sq Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine, Kategorite e reja te cmimeve ne PriFest.