Provinca e Salernos është një krahinë italiane e rajonit të Kampanjës me 1.109.837 banorë. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 4918 km² dhe është e ndarë në 158 komuna.

Provinca e Salernos
Provincia di Salerno
Pallati i Shën Agostinit
Pallati i Shën Agostinit
Popullsia
 • Gjithsej1,107,504
{{{postal_code_type}}}
84100
Faqja zyrtarewww.provincia.salerno.it

Ajo kufizohet në veri-perëndim me Provincën e Napolit, në veri me Provincën e Avelinos, në lindje me Provincën e Potencës të rajonit të Bazilikatës dhe në jug-perëndim laget nga Deti Tirren.

Ekonomia

Redakto

Sektorët kryesorë të ekononisë së provincës janë agro-industria, shërbimet dhe turizmi. Fusha Sele përveç industrisë ka mjaft e zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë. Veprimtaritë industriale janë të shumta në veri të krahinës dhe në fushën Sele. Ndër kompanitë e ushqimit janë La Doria dhe AR Agro-Nocerino, si dhe Antonio Amato në kryeqytet dhe Bonduelle në Battipaglia. Në sektorin kimik janë, ndër të tjera, Saint-Gobain Fisciano, Asahi Glass dhe Italcementi në Salerno dhe Metzeler në Battipaglia. sektorin e telekomunikacionit janë Ericsson në Pagani, Telerobot dhe qendra kërkimore dell'Alcatel-Lucent në Battipaglia dhe Fiber Optic Sud e grupit Prysmian gjithashtu në Battipaglia. Në jug të kryeqytetit ndodhen shumë punishte për prodhimin e djathrave ndër të cilat moxarela. Gjithashtu i zhvilluar është edhe sektori i peshkimit, veçanërisht i peshkut tuna në komunën e Cetarës.

Produktet tipike

Redakto
  • Artiçoku i Paestumit
  • Limoni i Bregut të Amalfit
  • Fiku i bardhë i Çilentos
  • Lajthia e Giffonit
  • Fasulja e Kontrones
  • Qiqra e Çiçerales
  • Vaji i ullirit Çilento
  • Vaji i ullirit Colline Salernitane
  • Pjeshka e verdhë e Sianos
  • Djathi Moxarela i këmborës se buallit
  • Gjiza e këmborës së buallit
  • Vera e Kështjellës së San Lorencos
  • Vera e Bregut të Amalfit
  • Vera e Çilentos
  • Vera e Paestumit
  • Qepa e Noçerinos
  • Domatja e San Marzanos