Qendra Islame Shqiptare (anglisht: The Albanian Islamic Center) është një qendër fetare dhe xhami e myslimanëve shqiptarë në qytetin Harper Woods të MichiganitShtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo qendër është hapur më 3 nëntor 1963 nga Vehbi Ismaili, i cili u bë dhe imami i parë i xhamisë. Qendra veçohet nga kupola dhe minareja e stilit ballkanik osman.[1]

Si pjesë e qendrës janë salla për lutje, zyrat, salla shoqërore, klasa dhe kuzhina. Qendra mundëson gjatë fundjavëve mësimbesimin islam në gjuhën arabe, shqipe dhe angleze, si dhe mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.[2]

Pas pensionimit të Vehbi Ismailit, rolin e imamit e morri Shuajb Gerguri, në vitin 1996.[1] Rreth 150 familje janë anëtare të qendrës. Kryesisht janë familje shqiptare gege, ndërsa dikur shumica ishin toske. [2]

Referime

Redakto
  1. ^ a b "ALBANIAN ISLAMIC CENTER". Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2014. Marrë më 29 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Albanian Islamic Center (CJ) – pluralism.org". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 14 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko dhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto