Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara
Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë qytetarë të Shteteve të Bashkuara që kanë origjinë shqiptare ose mërgimtarë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave nga një studim i vitit 2008 të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, ka 201,118 amerikanë me prejardhje të plotë ose të pjesshme shqiptare.[1]
Popullsia e përgjithshme | |||||||||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
(201,118 Shqiptarë 0.1% e popullsisë të SHBA-ve[1]) | |||||||||||||||||||||||||
Rajone me popullsi të konsiderueshme | |||||||||||||||||||||||||
New York, Michigan, Massachusetts, Ohio, Illinois, New Jersey, Connecticut, Pennsylvania, Florida, California, Alaska, Washington, Louisiana, Texas, Tennessee, Nebraska, Virginia, Maryland. | |||||||||||||||||||||||||
Gjuhët | |||||||||||||||||||||||||
shqipja, anglishtja amerikane | |||||||||||||||||||||||||
Fetë | |||||||||||||||||||||||||
Krishterimi (Ortodoksë, Katolikë) |
Historia
RedaktoShqiptari i parë i dokumentuar që ka emigruar në Shtetet e Bashkuara ishte Kolë Kristofori (anglisht: Nicholas Christopher), i cili zbarkoj në Boston në fillim të viteve 1880-të dhe mbahet mend si pioner i grupit etnik shqiptar në SHBA.[2] Kjo ishte deri në vitet 1900, megjithatë një numër i madh i shqiptarëve arritën në Bregun Lindor të SHBA-së: pjesa më e madhe e tyre ishin të rinjë të pamartuar nga jugu i Shqipërisë [2]. Shumica e valës së parë të emigrantëve, rreth 10,000, kishin për qëllim të vendosen përgjithmonë në SHBA, dhe u kthyen përsëri në Shqipëri mbas Loftës së parë botërore [2]. Pikërisht në këtë kohë, një grup tjetër i emigrantëve nga Shqipëria shkuan në SHBA. Ky grupi i ri u vendosën dhe u martuan me shtetin e tyre të ri [2]. Numri i shqiptarëve që kanë raportuar se gjuha shqipe është gjuhë amtare e tyre në vitin 1920 ishte rreth 6,000.[2]
Pas Luftës së dytë botërore shqiptarët që emigruan në SHBA ishin kryesisht emigrantë politike dhe në vitin 1970 kjo shifër u rrit në rreth 17,000 [2].
Pas fjalës Dëbimit të çamëve nga Çamëria edhe trojet shqiptare që sot janë Greqi në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, një numër i madh prej tyre emigruan në Shtetet e Bashkuara menjëherë pas dëbimit të tyre, duke pohuar se qeveria komuniste në Shqipëri i ka diskriminuar dhe persekutuar ata [3]. Ata arritën të ruajnë traditat dhe gjuhën e tyre,[3] dhe krijuan në 1973 Shoqatën e të Drejtatve të njeriut Çamëria e cila më vonë u bashkuan dhe u bë Organizata Shqiptaro Amerikane Çamërina e cila ka për qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre [4][5].
Familjet që kishin braktisur gjuhën e tyre amtare, vlerësohet se ishte rreth 70.000 shtetas të SHBA-ve me prejardhje shqiptar jetonin në SHBA në vitin 1980 [6].
Në 1990 shumë shqiptarë nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Republika e Maqedonisë, emigruan në Shtetet e Bashkuara si refugjatë të luftës. Një tjetër komunitet Shqiptaro-Amerikan (Shqiptarë të Kosovës) në Riverside, Kaliforni / San Bernardino rajoni i Kaliforni-së përfshin shqiptarët nga Kosova të cilët hynin në Shtetet e Bashkuara në March Joint Air Reserve Base në Riverside [7].
Disa italiano-amerikanë të cili shkuan në SHBA gjatë fillim të shekullit të 20-të janë me prejardhjen nga shekulli 15-të i refugjatëve shqiptarë në Italinë jugore dhe që flisnin dialektin arkaik tosk të quajtur Arbëresh. Zona e Greater New Orleans ka një komunitet të madh të arbëreshëve, me preardhje prej emigrantëve sicilian të shekullit të 19 [8].
Shpërndarja gjeografike
RedaktoAktualisht në zonat me popullsi më të madhe e amerikanëve me prejardhje shqiptare janë New York City, Detroit, Boston, Cleveland, Chicago, Connecticut, dhe New Jersey.
Feja
RedaktoShqiptarët në Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe shqiptarët në trojet shqiptare, ndjekin kryesisht fenë islame ose krishterimin.
Më 11 prill 1915, shqiptarët myslimanë për herë të parë në Biddeford themeluan një organizatë për ta, Shoqërinë Muhemedane Kombëtare.[9] Paralelisht me këto zhvillime në Maine, që në vitin 1915 u ndërtua xhamia e parë nga shqiptarët në Shtetet e Bashkuara, një ndër xhamitë e para në atë vend, kurse në 1919 në Connecticut u ndërtua xhamia e dytë.[10]
Shiko dhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b US Census Bureau, Table: Ancestry for People with one or more Ancestry Categories Reported Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine
- ^ a b c d e f Thernstrom, Stephan (1980). Harvard encyclopedia of American ethnic groups (në anglisht). fq. 24. Marrë më 2010-06-23.
- ^ a b Vickers, Miranda. The Cham Issue - Where to Now? (PDF) (në anglisht). Defence Academy of the United Kingdom. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 dhjetor 2012. Marrë më 23 qershor 2012.
- ^ Chameria Human Rights Association (2009). "Official site of the Chameria Human Rights Association" (në anglisht). Tirana, Albania. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2008. Marrë më 2009-03-31.
- ^ Albanian American Organization Çamëria
- ^ Thernstrom, f.25
- ^ Fischer, Bernd J. "Albanian refugees seeking political asylum in the United States: process and problems" in Journal of Ethnic and Migration Studies 31.1 (2005)
- ^ Edwin E. Jacques, The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present, 1995
- ^ Myslimanët shqiptarë në SHBA (1914-2000) Arkivuar 25 prill 2014 tek Wayback Machine – dritaislame.al
- ^ "Roli i klerit musliman ne mbrojtje të çështjes kombëtare – ardhmeriaonline.com". Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2020. Marrë më 15 dhjetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Gjekë Marinaj's Official Site
- National Albanian American Council Arkivuar 30 maj 2006 tek Wayback Machine