Connecticut (shqiptimi: Kënetikët; në shqip shpesh: Keneriket) është një nga 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ndodhet në rajonin e Anglisë së Re. Ai kufizohet nga Rhode Island në lindje, Massachusetts në veri dhe shtetin e Nju Jork-ut në perëndim dhe në jug. Kryeqyteti i Kënetikëtit është Hartford.

Kënetikët
Connecticut
Shteti i Kënetikët
Nofka(t): 
  • The Constitution State (zyrtare)
  • The Nutmeg State
  • The Provisions State
  • The Land of Steady Habits[1]
Parimet: 
Himni: "Yankee Doodle"
Harta e Shteteve të Bashkuara me Kënetikët të theksuar
Harta e Shteteve të Bashkuara me Kënetikët të theksuar
VendiShtetet e Bashkuara
Para shtetësisëKolonia e Connecticut
U pranua në Bashkim9 janar 1788 (5-të)
KryeqytetiHartford[2]
Qyteti më i madhBridgeport
Metroja më e madhe dhe zonat urbaneNju Jorku i Madh (kombinuar)
Hartfordi i Madh (metro dhe urban)
Qeveria
 • GuvernatoriNed Lamont (D)
 • Guvernatori togerSusan Bysiewicz (D)
LegjislaturaAsambleja e Përgjithshme e Connecticut
 • Dhoma e sipërmeSenati i Connecticut
 • Dhoma e ulëtDhoma e Përfaqësuesve të Connecticut
GjyqësoriGjykata e Lartë e Connecticut
Senatorët amerikanRichard Blumenthal (D)
Chris Murphy (D)
Delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA5 Demokratë (lista)
Sipërfaqja
 • Gjithsej5.567 sq mi (14.357 km2)
 • Sipërfaqe tokësore4.849 sq mi (12.559 km2)
 • Sipërfaqe ujore698 sq mi (1.809 km2)  12.6%
Sipërfaqja vendi48-të
Dimensionet
 • Gjatësia70 mi (113 km)
 • Gjerësia110 mi (177 km)
Lartësia mbidetare
500 ft (150 m)
Lartësia më e lartë
(Kufiri i Massachusetts në shpatin jugor të Malit Frissell[3])
2.379 ft (725 m)
Lartësia më e ulët0 ft (0 m)
Popullsia
 (2020)
 • Gjithsej3.605.944[4]
 • Vendi29-të
 • Dendësia739/sq mi (285/km2)
 • Dendësia vendi4-të
 • Të ardhurat mesatare shtëpiake
$79,900[5]
 • Të ardhurat vendi
6-të
Emri i banorëve
(colloquial)
Gjuha
 • Gjuha zyrtareS'ka
Zona kohoreUTC– 05:00 (Lindore)
 • Verës (DST)UTC– 04:00 (EDT)
Shkurtesa USPS
CT
Kodi ISO 3166US-CT
Shkurtesa tradicionaleConn.
Gjerësia gjeografike40°58′ N to 42°03′ N
Gjatësia gjeografike71°47′ W to 73°44′ W
Faqja zyrtareportal.ct.gov

Connecticut është shteti i tretë më i vogël për nga sipërfaqja dhe i 29-ti për nga popullsia ndër 50 shtetet e SHBA-së. Ai ishte me ndikim në zhvillimin e qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara.

Banorët e parë të Konektikatit ishin holandezë. Ata krijuan një vendbanim të përkohshëm në Hartfordin e sotëm, në bashkimin e lumenjve Park dhe Connecticut. Ky vendbanim u quajt Huys de Goede Hoop. Fillimisht, gjysma e Konektikatit ishte pjesë e kolonisë holandeze Holanda e Re, e cila përfshinte pjesën më të madhe të tokës midis lumenjve të Konektikatit dhe Delauerës. Vendbanimet e para të mëdha u krijuan në vitet 1630 nga Anglia. Thomas Hooker udhëhoqi një grup pasuesish të tij nga Kolonia e Gjirit të Massachusetts dhe themeloi atë që u bë Kolonia e Konektikatit. Kolonë të tjerë nga Massachusetts krijuan koloninë Saybrook dhe New Haven. Kolonitë Connecticut dhe New Haven krijuan dokumente të Ligjeve Bazë, të konsideruara si kushtetutat e para në Amerikën e Veriut. Në vitin 1662, të tre kolonitë u bashkuan nën një kartë mbretërore, duke e bërë Konektikatin një koloni të kurorës. Kjo koloni ishte një nga 13 kolonitë që u revoltuan kundër sundimit britanik në Revolucionin Amerikan.

Lumi i Konektikatit, lumi Thames dhe portet përgjatë Long Island Sound i kanë dhënë Konektikatit një traditë të fortë detare e cila vazhdon edhe sot. Shteti gjithashtu ka një histori të gjatë të pranisë së industrisë së shërbimeve financiare, duke përfshirë kompanitë e sigurimeve në Hartford dhe fondacionet finabciare në Qarkun Fairfield.

Demografia

Redakto

Ekonomia

Redakto

Kultura

Redakto

Historia

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Sites, Seals & Symbols". Secretary of the State (në anglisht). State of Connecticut. 28 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2008. Marrë më 25 tetor 2015.
  2. ^ "General Description and Facts" (në anglisht). State of Connecticut. Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2015. Marrë më 6 qershor 2016.
  3. ^ a b "Highest and Lowest Elevations". Elevations and Distances in the United States (në anglisht). Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. 2001. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2013. Marrë më 25 tetor 2015.
  4. ^ "US Census Bureau QuickFacts" (në anglisht). Zyra e Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara. Marrë më 30 prill 2022.
  5. ^ "Median Annual Household Income". The US Census Bureau (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2020. Marrë më 28 janar 2020.
  6. ^ "Style Manual". U.S. Government Printing Office (në anglisht). §5.23. 2000. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2008.
  7. ^ "Connecticutian". Merriam-Webster Online (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2015. Marrë më 25 tetor 2015.
  8. ^ "State Resident's Names". eReference Desk (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2015. Marrë më 25 tetor 2015.