Hape menynë kryesore
Great Seal of the United States (obverse).svg

Qeveria Federale e Shteteve të Bashkuara është organi qëndror qeveritar i Shteteve të Bashkuara. Qeveria Federale ka tre degë: Legjislativ, Ekzekutiv dhe Drejtësi. Nëpërmjet një sistemi të ndarjes së pushtetit ose "kontroll dhe balancë", frymëzuar nga puna e filozofit Montesquieu secila nga këto degë ka një farë autoriteti të veprojë vetëm, një farë autoriteti mbi dy degët e tjera, dhe në shkëmbim ka një pjesë të autoritet të vet të përcaktuar nga degët e tjera. Për më tepër, pushteti i qeverisë federale është i kufizuar në tërësi nga Kushtetuta, e cila lejon një autoritet të madh shteteve individuale. Qeveria Federale është e vendosur në lagjen federale të Uashington D.C..