Shqiptarët në Kanada
Shqiptarët në Kanada, të njohur edhe si shqiptaro-kanadezë (ang. Albanian Canadians), përbëjnë një komunitet prej 31,030 banorësh, sipas censusit të vitit 2011.[1]
Popullsia e përgjithshme | |
---|---|
28,270 shqiptarë dhe 2,760 kosovarë (censusi 2011) gjithësej 31,030 shqiptarë | |
Rajone me popullsi të konsiderueshme | |
Kanadaja | |
Ontario | 22,855 |
Quebec | 3,840 |
Kolumbia Britanike | 1,700 |
Alberta | 1,685 |
Gjuhët | |
Shqip · Anglisht · Frëngjisht | |
Fetë | |
Myslimanë · Katolikë · Ortodoks |
Historia
RedaktoShqiptarët e parë mërguan në Kanada në fillimin e shekulli 20, për shkak të kushteve jo të favorshme në vendet e tyre. Megjithatë, pas Luftës së Dytë Botërore shumë pak shqiptarë mërguan në Kanada, e shumica prej tyre ishin nga ish-Jugosllavia. Nurmi më i madh i shqiptarëve që mërguan u vendosën në Montreal ose Toronto, por gjithashtu disa punëtorë shqiptarë jetonin në Calgary dhe Ontario.[2]
Pavarësisht këtij migrimi, në vitin 1986, numri i shqiptarëve të regjistruar ishte vetëm nën 1,500. Megjithatë, në vitin 1991, këto shifra pothuajse u dyfishuan. Numri i shqiptarëve në Kanada arriti kulmin në fund të viteve 1990, pasi ata i ikën krizës ekonomike dhe politike në Shqipëri dhe Jugosllavi.[3]
Më vonë, në fillim të shekullit 21, një luftë e re shkaktoi një valë të dytë të mërgimit të shqiptarëve në Kanada. Ky konflikt i armatosur ishte një përplasje mes Ushtrisë çlirimtare të shqiptarëve dhe ushtrisë e policisë serbe, i cili bëri që shumë shqiptarë të ishin të detyruar ta lëshojnë Kosovën si refugjatë, ndërsa shumë prej tyre mërguan në Kanada. Kështu, në vitin 1999, Qeveria e Kanadasë themeloj një program për të lejuar qëndrimin e 7,000 refugjatëve shqiptarë nga Kosova.[2]
Njëjtë si me profesionistë nga vende të tjera, ka pasur një fluks të madh të profesionistëve të rinj shqiptarë që mërgojnë në Kanada për një jetë më të mirë.
Organizata
RedaktoShumica e organizatave shqiptare gjenden në Toronto. Organizatat më të mëdha në këtë qytet janë Shoqëria Shqiptare Islame e Torontos (anglisht: Albanian Muslim Society of Toronto; themeluar më 1954) dhe Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze Toronto (Albanian-Canadian Community Association of Toronto; themeluar më 1990).[4]
Shiko dhe
Redakto- Mërgata shqiptare
- Shqiptaro-amerikanët (Shqiptarët në SHBA)
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ 2011 National Household Survey: Data tables – Statistics Canada
- ^ a b The Canadian Encyclopedia Arkivuar 22 gusht 2011 tek Wayback Machine. Published by Vladislav A. Tomovic. Retrieved on November 29, 2011, 0:36 pm at.
- ^ The Albanians in Toronto Arkivuar 15 prill 2012 tek Wayback Machine. Retrieved on November 29, 2011, 0:36 pm at. Published by Krystyna Cap.
- ^ "Albanian-Canadian community Association". Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2011. Marrë më 30 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)