Qendra e Studimeve Albanologjike
Qendra e Studimeve Albanologjike është instituti kryesor i albanologjisë në Shqipëri. Qendra filloi si pjesë e rindërtimit dhe modernizmit të sistemit akademikë dhe universitar të Shqipërisë. Vendimi u morr nga Qeveria e Shqipërisë në gusht 2017. Ajo rrjedh nga bashkimi me katër institucionet ekzistuese: Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Instituti i Historisë dhe Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, me dy njësi kërkimore: Studimet e Artit dhe Enciklopedia Shqiptare që i përkisnin Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Është një nga institutet kryesore të albanologjisë në përgjithësi. Ajo gjithashtu ofron kurse master dhe PhD dhe studime në të gjitha fushat që mbulon instituti.[1]
Institutet
RedaktoInstituti i Arkeologjisë
RedaktoKërkimet shkencore në Shqipëri nisin më vonë për shkak të vonesës në krijimin e shtetit të pavarur shqiptar që u realizua një shekull më parë (1912). Edhe pas krijimit të shtetit shqiptar u desh kohë që të formoheshin disiplinat shkencore të fushave shoqërore e natyrore të cilat fillojnë veprimtarinë kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore. Instituti i parë i kësaj natyre ishte Muzeu Arkeologjik-Etnografik themeluar në Tiranë më 1949. Grupi i arkeologëve në vitet më pas do të shtrinte veprimtarinë gjurmuese e kërkimore arkeologjike në gjithë Shqipërinë, duke kaluar gradualisht në forma organizimi më të mëdha siç ishte Sektori i Arkeologjisë në Institutin e Historisë (1964), Qendra e Kërkimeve arkeologjike (1976) e Akademisë së Shkencave e cila u shndërrua në Institutin e Arkeologjisë (1991) dhe nga viti 2008 Instituti i Arkeologjisë bëhet pjesë e Qendrës së Studimeve Albanologjike.
Instituti i Antropologjisë Kulturore
RedaktoInstituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA) është një nga institutet kërkimore, pjesë përbërëse e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Shqipëri. IAKSA-ja përbëhet nga: Departamenti i Etnologjisë, Departamenti i Folklorit dhe Departamenti i Artit. Zanafilla e IAKSA-së, është në vitin 1947, kohë kur themelohet Sektori i Etnografisë. Themelimi i këtij sektori u realizua në kuadër të Institutit të Shkencave. Bashkimi në mes studimeve folklorike dhe atyre etnografike ndodhi në vitin 1979, kohë kur u krijua Instituti i Kulturës Popullore, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vetë Instituti i Folklorit u krijua në vitin 1960. Ndërsa Departamenti i Studimit të Arteve, e ka zanafillën në vitin 1994 si pjesë e Akademisë së Shkencave. Departamenti i Arteve u bë pjesë e Institutit të IAKSA-së në vitin 2007, kohë kur ndodhi dhe shndërrimi i emërtimit nga Instituti i Kulturës Popullore në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.
Instituti i Antropologjisë Kulturore, si institucion i kërkimit shkencor dhe arsimit të lartë në Shqipëri ka dy shtylla kryesore.
1. Aktiviteti primar i IAKSA-së është kërkimi shkencor në lëmin e etnologjisë, folklorit dhe artit.
2. Mësimdhënie në nivelin master dhe doktoraturë në fushat përkatëse.
IAKSA-së boton çdo vit në dy numra revistat shkencore “Kultura Popullore” , “Studime për artin” si dhe përmbledhësin “Ҫështje të folklorit shqiptar”.
Instituti i Historisë
RedaktoInstituti i Historisë u themelua në vitin 1972 (1940) dhe ka si objekt studimin e historisë së popullit shqiptar brenda dhe jashtë shtetit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme. Pas Luftës së Dytë Botërore, Instituti i Studimeve Shqiptare u themelua më 1946.
Qëllimi i tij është përgatitja dhe botimi i monografive, artikujve, përmbledhjeve dokumentare, si dhe organizimi e pjesëmarrja në veprimtari shkencore si: simpoziume, tryeza të rrumbullakëta, workshope, konferenca që hedhin dritë mbi historinë e zhvillimeve ekonomike-shoqërore, kulturore, politike, diplomatike të Shqipërisë në shkallë ballkanike, evropiane dhe më gjerë.
Instituti Gjuhësi dhe Letërsi
RedaktoFillimet e institutit lidhen me Institutin e Studimeve Shqiptare themeluar më 8 prill 1940. Pas Çlirimit, më 1946 u themelua Instituti i Kërkimeve Shkencore, i cili më 1948 u quajt Instituti i Shkencave. Me krijimin e Akademisë së Shkencave më 1972, sektorët gjuhësorë e letrarë formuan Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë. Në 1 mars 2008, me reformimin e Akademisë së Shkencave, IGJL bashkë me institutet e tjera albanologjike, formuan Qendrën e Studimeve Albanologjike, sot Akademia e Studimeve Albanologjike.
Objekti kryesor i punës kërkimore-shkencore të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë është gjuha shqipe dhe letërsi.
Në fushën e gjuhësisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë ka si detyrë themelore studimin e shqipes e të dialekteve të saj në gjendjen e sotme dhe në zhvillimin e tyre historik, hartimin e gramatikave shkencore dhe të fjalorëve shpjegues e terminologjikë, trajtimin e çështjeve të shqipes standarde, të normës gjuhësore e të kulturës së gjuhës.
Në fushën e studimeve letrare detyrë e tij themelore janë studimet për zhvillimin historik të letërsisë shqipe, për jetën dhe veprën e përfaqësuesve të saj më të shquar, hartimi i veprave përgjithësuese historiko-letrare si dhe botimi kritik shkencor i klasikëve të traditës letrare.[2]
Referime
Redakto- ^ "Historia". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 9 korrik 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Council of Ministers, Centre of Research, Technology and Innovation - Instituti i Ghuhësisë dhe Letërsisë". Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2018. Marrë më 9 korrik 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)