Racionalizmi (arkitekturë)
Në arkitekturë, Racionalizmi është një rrymë arkitektonike që u zhvillua kryesisht në Italinë e viteve 1920-1930. Arkitekti Romak Vitruvius kishte pohuar në veprën e tij De Architectura që arkitektura është një shkencë që mund të kuptohet racionalisht. Ky koncept u zhvillua më tej gjatë Rilindjes, ku spikat teoria e Artit Progresiv, e cila ishte në kundërshtim të artit Barok që ishte në modë në shekullin e 18-të, duke kundërshtuar iluzionizmin e Barokut me bukurinë klasike të vërtetësisë dhe racionalitetit.
Në të kundërt, Racionalizmi i shekullit të njëzet erdhi si rezultat jo aq shumë i një pune teorike të unifikuar, sesa nga një besim që shumica e problemeve që hasen në botën tonë mund të zgjidhen nga racionaliteti. Në këtë drejtim ajo përfaqësonte një reagim ndaj historicizmit në filozofi dhe stileve Art Nouveau dhe Ekspresionizmit në arkitekturë.
Racionalizmi Italian
RedaktoArkitektura Racionaliste (it: Architettura razionale) lulëzoi në Itali nga vitet 1920 deri në vitet 1940. Në vitin 1926, një grup arkitektësh të rinj – Sebastiano Larco, Guido Frette, Karlo Enrico Rava, Adalberto Libera, Luigi Figini, Gino Pollini, dhe Giuseppe Terragni – themeluan të ashtuquajturin Gruppo 7, duke botuar Manifestin e tyre në revistën Rassegna Italiana. Në thelb të idealit të tyre ishte të ndërtonin një rrugë të mesme midis klasicizmit të lëvizjes arkitekurore "Novecento Italiano" dhe arkitekturës së "Futurizmit", të frymëzuar nga arkitektura industriale.[1]
Gruppo 7 organizoi tre ekspozita midis viteve 1926 dhe 1931, dhe lëvizja u kthye në një shoqatë zyrtare, i ashtuquajturi "Movimento Italiano per l'Architettura Razionale" (MIAR), në vitin 1930. Disa nga veprat e tyre përfaqsuese janë:
- Casa del Fascio, Como (1932-36) – Giuseppe Terragni;
- Holli "Medaglia d'Oro" në Panairin Aeronautik Italian, Milano (1934) – Giuseppe Pagano dhe Marcello Nizzoli:
- Godina e Sindikatës Fashiste, Como (1938–43) – Cesare Cattaneo, Pietro Lingeri, Augusto Magnani, L. Origoni, dhe Mario Terragni.
Pagano u bë kyeredaktor i revistës Casabella në 1933 së bashku me Edoardo Persico. Pagano dhe Persico paraqitën punën e arkitektëve racionalistë në revistë, ndërkohë që në editorialet e tyre ato përpiqeshin të bindnin shtetin Italian për ta adoptuar Racionalizmin si stilin arkitekturor zyrtar. Pavarësisht se Racionalistët fituan disa komisione nga qeveria fashiste e Benito Mussolinit, por shteti Fashist ishte më i prirur të favorizonte punën e "Bashkimit Kombëtar të Arkitektëve" të cilët kishin një stil arkitekturor më klasik. Disa arkitektë të lidhur me lëvizjen Racionaliste u përfshinë në grupet e punës për planifikimin e projekteve të mëdha të regjimit të Mussolinit, si ndërtimi i kampusit të Universitetit të Romës (punimet filluan në vitin 1932) dhe lagjes "Universale Esposizione Rome" (EUR) në pjesën jugore të Romës (filluar në vitin 1936). Për shembull, lagjia EUR është e përbërë nga ndërtesa monumentale, shumë nga të cilat evokojnë madhështinë e Romës antike, por të ndërtuara në një stil të thjeshtë dhe me forma të forta gjeometrike.[1]
Burim i të dhënave
Redakto- ^ a b Frampton, Kenneth (2007). Modern Architecture: A Critical History. New York: Thames & Hudson. ISBN 9780500203958.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)