Radio Vatikani në gjuhën shqipe
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Radio Vatikani në gjuhën shqipe është një emision radiofonik i Radio Vatikanit transmetimet e të cilit nisën në gjuhën shqipe më 3 tetor 1951. Ne shtator te po ketij viti Sekretaria e Shtetit të Qytetit të Vatikanit vendosi që Radio Vatikani te transmetohet edhe ne gjuhen shqipe. Qellimi i radio Vatikanit në gjuhën shqipe ishte dhe mbetet perkrahja shpirterore, morale dhe fetare e besimtareve te krishtere ne te gjitha trojet shqipetare dhe ndergjegjesimi i kishes universale si edhe ndermjetesimi i bashkesise nderkombetare per fatet e Shqipërise.
Historia
RedaktoTransmetimet e Radio Vatikanit në gjuhën shqipe nisen me 3 tetor 1951 me urdher te Sekretarise se Shtetit të Qytetit të Vatikanit. Drejtimi i programit iu besua meshtarit shqiptar ne mergim imzot Zef Shestanit zeri i te cilit fluturoi po kete date ne oren 21:00 drejt Shqipërise. Tema e programit te pare ne gjuhen shqipe ishte "udha e kryqit". Imzot Shestani pati si bashkëpunëtorë, Zef Palin, Andrea Shulin, motrën engjëllore, Luçia Laca dhe, si bashkëpunëtorë të jashtëm, Atë Danjel Gjeçajn, emëruar nga Selia e Shenjtë "Përfaqësues shpirtëror i shqiptarëve katolikë të mërguar".
Në fillimet e veta, Programi i Radio Vatikanit në gjuhën shqipe transmetonte tri herë në javë. Pastaj transmetimi u bë i përditshëm.
Imzot Zef Shestani e drejtoi radio Vatikanin në gjuhën shqipe deri ne vitin 1988. Pas këtij viti ai u largua nga mikrofoni për arsye moshe e sëmundjeje, duke e lënë drejtimin në duart e Gjon Gjomarkajt. Gjomarkaj vijoi ta drejtonte programin shqip deri në daljen e tij në pension, në vjeshtën e vitit 1992. Në atë kohë, që nga 7 prilli e deri më 31 dhjetor 1990 në këtë Radio redaktor ishte edhe profesori kosovar Engjëll Koliqi, i cili njihet si i pari gaszetar që në Radion e Papës foli në gjuhën e njësuar shqipe, jo pse e anashkalonte gegnishten, por për faktin se atëherë element i vetëm që bashkonte kombin, ishte norma letrare e njësuar e gjuhës shqipe.Që nga kjo kohë, Programi i Gjuhës Shqipe pranë Radio-Vatikanit drejtohet nga meshtari kosovar, don David Gjugja. Në redaksi punojnë Katerina Nushi nga Prizrendi, Ana Luka nga Shkodra dhe Klaudia Bumçi nga Tirana.
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help) Faqja rrjetore e radio Vatikanit në gjuhën shqipe.
- [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help) Historia e Radio Vatikanit.