Rebelja (titulli origjinal: Brave) është një film i animuar 3D, prodhuar nga Pixar Animation Studios dhe shpërndarë nga Walt Disney Pictures. Filmi është me regji të Mark Andrews dhe Brenda Chapman, kjo e fundit u bë regjisorja e parë femër e një filmi me metrazh të gjatë nga Pixar. Brave për herë të parë u bë i ditur në prill të vitit 2008 nën titullin The Bear and the Bow (Ariu dhe Harku)[1] dhe u bë përralla e parë e prodhuar nga Pixar.[2] Filmi fitoi çmimet Academy,[3] Golden Globe[4] dhe çmimin BAFTA[5] si filmi më i mirë i animuar i atij viti.

Rebelja
Regjia ngaMark Andrews
Brenda Chapman
Shkruar ngaBrenda Chapman
ProdhuesiKatherine Sarafian
LuajnëKelly Macdonald
Emma Thompson
Billy Connolly
Julie Walters
Robbie Coltrane
Kevin McKidd
Craig Ferguson
KinematografiaMark Andrews
Steve Purcell
Brenda Chapman
Irene Mecchi
MontazhiNicholas C. Smith
MuzikaPatrick Doyle

Kompania prodhuese
Shpërndarë ngaWalt Disney Animation Studios
Data e publikimit
22 qershor 2012
Kohëzgjatja
93 minuta
ShtetiShtetet e Bashkuara të Amerikës
GjuhaAnglisht

Përmbajtja Redakto

Skocinë e Mesjetës, Merida, një princeshë e re e klanit Dunbroh, sfidon një zakon të vjetër duke shkaktuar kaos në mbretëri për shkak të mos dëshirës së saj për fejesë. Pas konsultimit me një shtrigë për ndihmë, Merida përdor një magji e cila e shndërron të ëmën në një ari dhe kështu ajo duhet të gjej një mënyrë që ta prish këtë magji, para se efektet e saj të bëhen të përhershme.

Zërat Redakto

Roli Zëri në origjinal Dubluar në shqip
Merida Kelly Macdonald Klodiana Keco
Mbretëresha Elinor Emma Thompson Ema Andrea
Mbreti Fergus Billy Connolly Bujar Asqeriu
Shtriga Julie Walters Jetmira Dusha
Lord Dingwall Robbie Coltrane Xhelil Aliu
Lord MacGuffin Kevin McKidd Vasjan Lami
Lord Macintosh Craig Ferguson Ervin Bejleri

Referime Redakto

Lidhje të jashtme Redakto