Regimenti Kosova (serbisht: Косовски пук Kosovski puk) ishte një njësi ushtarake e Boshtit e krijuar pas kapitullimit italian në nëntor 1943 në Mitrovicë, Territori i Komandantit Ushtarak në Serbi (Kosova e sotme) nga Gjermania Naziste, e përbërë nga shqiptarë vendas.[1]

Prapavija

Redakto

Pas kapitullimit të Italisë nga lufta, Xhafer Deva ndihmoi në formimin e një qeverie të përkohshme nën pushtimin gjerman dhe ngriti Lidhjen e Dytë të Prizrenit përkrah nacionalistëve të tjerë shqiptarë. Regjimenti i Kosovës u krijua si formacion ushtarak i Lidhjes së Dytë të Prizrenit.[2] Regjimenti u krijua nga Komiteti Qendror i Lidhjes së Dytë të Prizrenit.[3] Gjermanët ia besuan themelimin e Regjimentit të Kosovës Bajazit Boletinit.[4] Komandant i regjimentit ishte Bajazit Boletini, ndërsa komandant i batalioneve të regjimentit ishin Rasim Dajçi, Jusuf Boletini (vëllai i Bajazit) dhe Rizo Agaj.[5]

Numri i shqiptarëve që iu bashkuan këtij regjimenti ishte rreth 1000[6] ose 1,500.[7]

Aktivitetet

Redakto

Më 3 dhjetor 1943 regjimenti vrau 30 serbë në fshatin Rakosh, më 4 dhjetor regjimenti vrau 34 serbë në Gjakovë dhe 36 serbë të tjerë në fshatin Sigë.[8]

Ky regjiment u përdor kundër partizanëve në rajonet fqinje.[9]

Midis 4 dhe 7 dhjetor 1943, 400 ushtarë të Regjimentit të Kosovës të komanduar nga Xhafer Deva rrethuan Pejën dhe kryen vrasje masive të serbëve dhe malazezëve vendas, duke vrarë të paktën 300 njerëz.[10]

Referime

Redakto
  • Elsie, Robert (1997). Kosovo: in the heart of the powder keg (në anglisht). East European Monographs. ISBN 978-0-88033-375-7.
  • The South Slav Journal (në anglisht). Dositey Obradovich Circle. 2008.
  • Filipović, Gordana (1989). Kosovo--past and present (në anglisht). Review of International Affairs.
  • Marović, Miodrag (1 janar 1995). Balkanski Džoker: Albanija i Albanci : istorijska hronika nastajanja i razvoja albanskog pitanja (në serbisht). Kulturni centar.
  • Review (2004). Review (në anglisht). The Institute.
  • Ličina, Đorđe; Vavić, Milorad; Pavlovski, Jovan (1985). Andrija Artuković, Vjekoslav Luburić, Xhafer Deva, Vančo Mihailov (në serbisht). Centar za informacije i publicitet.
  • Lekić, Đorđe (1995). Kosovo i metohija tokom vekova: zublja (në serbisht). NILP "Panorama".
  • Dželetović, Pavle Ivanov (2000). Balistički pokret: 1939-1952 : masovnost, saradnja sa italijanskim i nemačkim okupatorima i zločini nad Srbima (në serbisht). Arhiv Srbije.

Referime

Redakto
  1. ^ (Elsie 1997, p. 36): "... after the Italian capitulation when the Germans set up an Albanian Kosovo Regiment."
  2. ^ (Marović 1995, p. 390): "DRUGA PRIZRENSKA LIGA osnovala je i svoje oružane jedinice kojima je dala ime REGIMENTA KOSOVA (Kosovski puk)."
  3. ^ (Lekić 1995, p. 77): "Централни комитет Друге призренске лиге формирао је, у новембру 1943. године, на терену косовско-митровичког округа Косовски пук.... "
  4. ^ (Pavlovski 1985, p. 237): "Taj zadatak povjeren je Bajazitu Boletiniju. koji je u studenome 1943. formirao zloglasni Kosovski puk (Regjiment Kosova) od oko 1000 žandara, kojima su se u njihovu pohodu, uz put, priključivali i drugi najokorjeliji Velikoalbanci."
  5. ^ (Dželetović 2000, p. 167): "Поред Бајазита Бољетинија који је био командант Регимента, команданти батаљона били су: капетан Расим Дајчи, родом из Косовске Митровице, који је због ове дужности доведен из Албаније, у којој је живео као емигрант, ..."
  6. ^ (Review 2004, p. 70): "Во таа смисла бил формиран Косовски полк (Регимент Косова) со околу 1000 лица."
  7. ^ (Lekić 1995, p. 77): ".... са око 1.500 Арбанаса. "
  8. ^ (Lekić 1995, p. 77)
  9. ^ (TSSJ 2008, p. 55): "Thus at the end of 1943 the so-called Kosovo Regiment was formed and used to fight the Partisans in the neighboring regions."
  10. ^ (Filipović 1989, p. 148): "At the end of 1943 (December 3), about 400 members of the so-called "Kosovo Regiment", headed by the criminal Xhafer Deva, arrived in Pec. As early as December 4, after the complete encirclement of the town, began the mass massacre of ..."