Rejhana bint Zejd (arabisht: ريحانة بنت زيد ) ishte një grua hebreje nga fisi Benu Nadir, e cili nderohet nga myslimanët si një nga Ummahat'ul-Mu'minin, ose Nënat e Besimtarëve - Gratë e Muhammedit.

BiografiaRedakto

Rejhana ishte një anëtare e fisit Benu Nadir dhe që u martua me një burrë nga Beni Kurejdha. Pasi Benu Kurejdha u mund nga ushtritë e Muhammedit në rrethimin e lagjes Benu Kurajdha, Rejhana ishte ndër ata që u morën skllave, ndërsa burrat u ekzekutuan.

Sipas Ibn Ishak, Muhamedi e mori atë si skllave dhe i propozoi asaj për martesë. Ajo nuk pranoi duke i thënë Muhammedit ta linte atë në pushtetin e tij, pasi do të ishte më e lehtë për të dy ata. Ajo tregoi mospërfillje ndaj Islamit dhe u përkushtua judaizmit. Megjithatë, pas njëfarë kohe ajo vendosi të kthehej në Islam. Kur Muhamedi dëgjoi zhurmën e sandaleve të Thalebe bin Saja, ai profetizoi se Thalebe po vinte për ta informuar atë për konvertimin e Rejhanës.[1]

Ibn Sa'di shkruan dhe citon Vakidi se ajo u la e lirë nga skllavëria dhe më vonë u martua me Muhamedin.[2] Sipas el-Halabi, Muhammedi u martua dhe të duke paguar pajën për të. Ibn Haxher citon një përshkrim të shtëpisë që Muhamedi i dha Rejhanës pas martesës së tyre nga Historia e MedinësMuhammed ibn al-Hassam. [3]

Ka njëfarë debati nëse ajo zyrtarisht është bërë gruaja e tij. [4] [5] [6] [7]

Në një version tjetër, Hafiz ibn Minda shkruan se Muhammedi e la të lirë Rejhanën dhe ajo kthye për të jetuar me njerëzit e saj. Ky version mbështetet gjithashtu si më i mundshmi nga dijetari mysliman i shekullit të 19-të, Shibli Nomani.[8]

Megjithatë, pozicioni më i pranuar në mesin e myslimanëve është se Profeti e la të lirë dhe u martua me të. [9]

Rayhana vdiq e re, 11 vjet pas haxhit të Muhammedit dhe u varros në varrezat Xhennet el-Baki.[10]

ReferimetRedakto

  1. ^ Guillaume, Alfred. The Life of Muhammad: A Translation of Ibn Ishaq's Sirat Rasul Allah, p. 466. Oxford University Press, 1955.
  2. ^ Ibn Sa'd. Tabaqat. vol VIII, pg. 92–3. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Ibn Hajar. Isabaha. Vol. IV, pg. 309.
  4. ^ Bennett, Clinton, red. (1998). In Search of Muhammad (bot. reprint)). A&C Black. f. 251. ISBN 9780304704019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Fred James Hill; Nicholas Awde (2003). A History of the Islamic World (bot. illustrated)). Hippocrene Books. f. 24. ISBN 9780781810159. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Jerome A. Winer (2013). Winer, Jerome A. (red.). The Annual of Psychoanalysis, V. 31: Psychoanalysis and History. Routledge. f. 216. ISBN 9781134911820. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ David S. Powers (2011). Muhammad Is Not the Father of Any of Your Men: The Making of the Last Prophet. University of Pennsylvania Press. f. 8. ISBN 9780812205572. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Nomani, Shibli (1979). The Life of the Prophet. Vol. II, pg. 125–6
  9. ^ Mothers of the Faithful, by eShaykh
  10. ^ al-Halabi, Nur al-Din. Sirat-i-Halbiyyah. Uttar Pradesh: Idarah Qasmiyyah Deoband. vol 2, part 12, pg. 90. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Translated by Muhammad Aslam Qasmi.