Kosova Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian dhe Kosova
  Kosova

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian zyrtarisht janë vendosur më 6 nëntor të vitit 2002 me të ashtuquajturin Mekanizëm i Stabilizimit dhe Shoqërimit (STM) ndërsa janë rikonfirmuar edhe në Samitin e Selanikut në vitin 2003.[1] Më 1 prill të vitit 2005 Komisioni Evropian miraton një komunikatë mbi të ardhmen evropiane për Kosovën.[2] Më tutje ato janë konsoliduar edhe gjatë procesit të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjithashtu Kosova merr pjesë në Procesin e Stabilizim Asociimit në Ballkan dhe është njohur si një kandidat i mundshëm (potencial) për anëtarësim në BE. [3]

Historiku

Redakto

Kosova ka kërkuar që të njihet si një komb i pavarur duke shpallur pavarësinë e saj nga Serbia, pas Luftës së Kosovës, Shpërbërjes së Jugosllavisë dhe konflikteve të armatosura në Jugosllavi. Gjatë kësaj periudhe, shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e NATO-së ndërhynë politikisht, ushtarakisht dhe më vonë ligjërisht për të ndaluar konfliktet dhe për të rivendosur paqen në Ballkan [4] .

Për disa vende të rajonit, njohja tregtare dhe diplomatike e Kosovës ende nuk është arritur. Për më tepër, pavarësia e saj njihet vetëm nga 23 prej 28 vendeve të BE-së. Prandaj, mungesa e një pozicioni të qartë të Komisionit Evropian, çështjet e korrupsionit [5] dhe paqëndrueshmëria politike, diplomatike dhe ekonomike e Kosovës, nuk lejojnë akoma fillimin e procedurave të pranimit. Përkundër këtyre rrethanave, ndihma financiare dhe një dialog i rregullt për stabilizim i japin Kosovës statusin e kandidatit të mundshëm (potencial) për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Më 23 prill të vitit 2008 Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi e konsideronte pranimin në Bashkimin Evropian si një "prioritet absolut (priorité absolue)" duke shpresuar arritjen e këtij qëllimi në vitin 2015 .

BE kontribuon në stabilitetin e Kosovës përmes misionit të saj në Kosovë EULEX, Përfaqësuesin e saj Special dhe Zyrën Civile Ndërkombëtare në Prishtinë. Komisioni Evropian gjithashtu bën rekomandime se si të përmbushen kriteret për anëtarësimin në BE, të përcaktuara në Partneritetin Evropian për Kosovën. [3] [6]

Bashkimi Evropian e konsideron Kosovën si një kandidat i mundshëm potencial për një zgjerim të ardhshëm të Bashkimit Evropian edhe pse Kosova ende nuk ka paraqitur një kandidaturë zyrtare për anëtarësim.

Megjithatë, fakti që BE-ja ka njohur Kosovën si një kandidat i mundshëm potencial për anëtarësim është një hap pozitiv në drejtim të njohjes së plotë të Kosovës.

Referime

Redakto
  1. ^ "Main steps towards the EU" Arkivuar 31 maj 2008 tek Wayback Machine European Commission. Retrieved 2008-04-28.
  2. ^ "Kosovo". European Neighbourhood Policy And Enlargement Negotiations (në anglisht). European Commission. Marrë më 6 qershor 2019.
  3. ^ a b Le Kosovo vers l'intégration européenne, sur le portail de l'Union européenne.
  4. ^ Dérenset & Samary 2000
  5. ^ Perspectives d'adhésion à l'UE de l'Albanie et du Kosovo.
  6. ^ "État des lieux des négociations d'adhésion à l'Union européenne". le site Toute l'Europe (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2017. Marrë më 12 shtator 2017. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!).

Bibliografia

Redakto
  • Dérenset, Jean-Arnaud; Samary, Catherine (2000). Les conflits yougoslaves de A à Z (në frëngjisht). Éditions de l'Atelier. ISBN 2-7082-3532-X.
  • Bajraktari, Halim (2010). Kosovo Challenge of Integration in the European Union (në anglisht). GRIN Verlag. fq. 23. ISBN 978-3-6406-4925-9.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto