Robert Breson (frengjisht: Robert Bresson, 25 shtator 1901-1907 - 18 dhjetor 1999) ka qenë një regjizor dhe kritik filmi francez.

Robert Breson

Robert Bresson
U lind në25 shtator 1901-1907
Vdiq18 dhjetor 1999
Profesioni
  • regjisor
  • skenar
  • producent
  • montazhier
Vite aktiviteti1934-1983
Vepra të shquara
Lista e plotë

Njihet për stilin e tij minimalist, sekuencave të gjata, dhe të aktorëve jo teatralë, që i zhgjidhte vetëm si modelë duke u bazuar më dhumë tek pamja e tyre fizike. Shumë regjizorë të tjerë francezë (Truffaut, Godard, Melville), e kanë mbajtur Breson si inspirim kryesorë gjatë studimeve dhe fillimeve të tyre. Ishte gjithashtu regjizori i preferuar i Andrei Tarkovski-t.

Shumë pak dihet për jetën e Breson përpara viteve '40. Mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore dhe u kap si i burgosur nga Fuqitë e Boshtit. Kjo ngjarje me shumë mundësi e ka bërë të ndryshojë pas luftës, edhe në mënyrën se si ai do të punonte në botën e kinemasë. Breson ka studiuar pikturën dhe fotografinë, dhe realizon filmin e tij të parë Les affaires publiques, i cili nuk u paraqit asnjëherë në sallat e kinemave.

Teknika

Redakto

Në filmat e Breson, nuk ndodhet asgjë që mund të jetë e tepërt. Breson sakrifikon teatrin dhe aktorët diva, për një mënyrë krejtësisht personale dhe minimaliste të të krijuarit. I përket grupit të ashtëquajtur Kinemaja e autorit (Cinema d'auteur) ose të Filmit Arthouse, i cili konsiston me emra regjizorësh, që për më tepër i shmangen komercializmit dhe plasticitetit, gjatë krijimit të filmave, duke u përqëndruar më shumë tek e vërteta e skenarit, dhe tek bota e tyre interiore. Këto regjizorë ndjekin të gjithë hapat e produksionit dhe të filmit, veçanërisht skenarin, dhe janë prezent në një mënyrë më intime me ekipin e realizimit.

Filmografia

Redakto
Viti Filmi Roli në film Shënime
1934 Les affaires publiques (me metrazh të shkurtër) Regjizor
1943 Ëngjëjt e mëkatit (Les Anges du péché) Regjizor
1945 Pabesia (Les dames du Bois de Boulogne) Regjizor
1951 Ditari i një prifti nga fshati (film) (Journal d'un curé de campagne) Regjizor
1956 Një i dënuar me vdekje arratiset (Un condamné à mort s'est échappé edhe Le vent souffle où il veut) Regjizor
1959 Ditari i një hajduti (Pickpocket) Regjizor
1962 Procesi i Zhan d'Ark (Procès de Jeanne d'Arc) Regjizor
1966 Au hasard Balthazar Regjizor
1967 Mouchette - E gjithë jeta në një natë (Mouchette) Regjizor
1969 Një femër e ëmbël (Une femme douce) Regjizor
1971 Katër netët e një ëndërrimtari (Quatre nuits d'un rêveur) Regjizor
1974 Lancelot du Lac Regjizor
1977 Djalli me shumë mundësi (Le diable probablement) Regjizor
1983 Paraja (L'Argent) Regjizor