Filmi i autorit është një shprehje e përdorur për të cilësuar të gjithë filmat e një regjisori ose një skenaristi që pasqyrojnë personalitetin e tij artistik. Ky term synon mbi të gjitha të lidhë punën e një regjisori me temat e preferuara dhe koherencën e një stili novator dhe të veçantë. Megjithatë, është një nocion subjektiv për të cilin nuk ka një përkufizim rigoroz.

Çaplin në filmin Çapkëni

Ky përkufizim zgjerohet dhe ndryshon formën pas Luftës së Dytë Botërore, kur fillon një periudhë e re, ajo e NeorealizmitItali. Kjo periudhë e karakterizon kinemanë e autorit, duke u interesuar më shumë tek stili realist dhe te jeta e përditshme e rrugëve, pra një kinema e krijuar jashtë strukturave të ndërtuara hollivudiane, një pasqyrim i botës reale.

Historia

Redakto

Nocioni i "film d'auteur" lindi në Francë në vitet 1950 kur kritikët e ndikuar nga teoritë e Louis Delluc , Alexandre Astruc dhe André Bazin , të cilët më vonë do të përbënin Valën e Re - veçanërisht François Truffaut - kërkuan që kinemaja e tyre të thyente akademikizmin e të moshuarve të tyre që mishërojnë cilësinë franceze (për shembull Jean Delannoy dhe Claude Autant-Lara ) dhe duke marrë frymëzim nga kineastët amerikanë si Alfred Hitchcock , Howard Hawks dhe John Ford .

Çarli Çaplin, konsiderohet si i pari në këtë listë me filma si Çapkëni, Dritat e Qytetit, Cirku etj. Ndër më të spikaturit në historinë e kinemasë janë: Ingmar Bergman, Robert Breson, Orson Welles, Andrei Tarkovski, Aleksandër Dovzhenko, Luis Bunuel, Akira Kurasaua, Kenji Mizoguçi, Jasujiro Ozu, Mikelanxhelo Antonioni, Vitorio De Sica, Pier Paolo Pasolini, Federico Felini, Roberto Roselini, Theo Angelopoulos, Martin Skorsese, Francis Copola, Terence Malik, Stanli Kubrik, Mario Peishoto, Alejandro Jodorowsky, Zhan Vigo, René Klair, Zhan Luk Godard, Sergej Iosifovič Paradžanov e të tjerë.