Pier Paolo Pasolini (Bologna, 5 mars 1922 - Lido di Ostia, 2 nëntor 1975[1]) ka qenë poet, shkrimtar, regjizor, skenarist, dramaturg dhe gazetar italian. I çmuar si njëri prej artistëve e intelektualëve më të mëdhenj të shek. XX. Kulturalisht i zhdërvjelltë[2], u shqua për kontributin e tij në disa lëminj, si piktor, romancier, gjuhëtar, përkthyes dhe eseist, jo vetëm në gjuhën italiane, por edhe atë friuliane.

Pier Paolo Pasolini
Lindi5 Mars 1922
Bologna, Mbretëria e Italisë
Vdiq2 Nëntor 1975 (53 vjeç)
Ostia, Romë, Itali
ProfesioniRegjisor filmi, shkrimtar, poet, filolog, intelektual, gazetar, filozof
Vepra të shquara
Filma:
Akatone (film)
Arabian Nights
The Gospel According to St. Matthew
Teorema
Salò, or the 120 Days of Sodom
Literaturë:
Ragazzi di vita
Una vita violenta

Vrojtues i vëmendshëm i ndryshimeve në shoqërinë italiane të pas Luftës së Dytë Botërore deri në mesin e viteve '70, por edhe figurë kontroverse, ndollnin shpeshherë polemika të forta dhe debate të ndezura për radikalitetin e gjykimeve të tija, tejet kritike ndaj zakoneve borgjeze dhe ndaj të porsalindurës shoqëri të konsumit, po ashtu edhe ndaj Gjashtëdhjetetetës dhe protagonistëve të vet. Homoseksualiteti i tij i hapur ka qenë në qendër të personit të tij publik[3]. Pasolini mund të quhet një poet i mallkuar.

Fëmijëria dhe rinia

Redakto

Pier Paolo Pasolini ishte i parëlinduri i oficerit të këmbësorisë bolonjezit, Carlo Alberto dhe mësueses së fillores, Susanna Colussi, lindi në zonën universitare të Bolonjës më 5 mars 1922[4] në një fjetinë ushtarake në rr. Borgonuovo 4, ku sot ka një pllakë mermeri në shenjë përkujtimi[5]. Për shkak të detyrave të të atit, familja shpërngulej shpesh dhe më 1923 u vendosën në Cornegliano. Dy vjet më vonë në Belluno, ku lindi edhe djali tjetër, Guido Alberto. Në Belluno u shpu tek një kuvend murgeshash, por nuk u bind dhe familja nuk këmbënguli[6]. Më 1927 u kthyen në Cornegliano, ku Pier Paolo u regjistrua në klasën e parë pa mbushur gjashtë vjeç.

Vitin pasues ishin miq në shtëpinë amësore në Casarsa della Delizia, në Friuli, sepse i ati ishte arrestuar për shkak të disa borxheve[7]. E ëma për të ndihur veten nga ekonomia, iu kthye mësimdhënies. Dhe pas lirimit të të atit, familja Pasolini vijoi shpërnguljet me një ritëm gati vjetor. Thelbësore kanë qenë verimet në shtëpinë gjyshërve amësorë në Casarsa.

Pasolini nisi te shkruaj poema qe ne moshen shtate vjecare, I frymezuar nga bukuria e Casarsas. Gjate kesaj periudhe ai nisi te lexonte vepra te (Dostoevsky, Tolstoy, Shakespeare, Coleridge, dhe Novalis ) dhe e la menjane pasionin e tij për fene.

Kur Pasolini ndiqte gjimnazin ne Reggio Emilia, njohu mikun e tij te pare te ngushte, Luciano Serra. Bashke me disa shoke te tjere si: Ermes Parini, Franco Farolfi, Elio Meli, ai formoi nje grup te dedikuar diskutimeve letrare. Ne 1939 Pasolini u dipllomua dhe nisi pune ne Kolegjin e Letersise te Universitetit te Bolonjes. Ai zbuloi ne vetvete nje interes te vecante për filologjine dhe artet figurative. Pasolini mori pjese gjithashtu ne garen sportive dhe kolturore te Qeverise Fashiste. Ne 1941, bashke me Francesco Leonetti, Roberto Roversi dhe djem te tjere, ai vendos te publikoi nje gazete me poezi, por qellimi nuk realizohet për shkak te mungeses se letres. Poemat e Pasolinit te kesaj periudhe, perfshinin fragmente me dialekt Friulian, te cilin ai e kishte mesuar prej te jemes.

Ne 1941 Pasolini publikon nje koleksion poemash ne Friulian, Casarsa. Puna e tij u vu re dhe u vleresua nga intelektual dhe kritik si: Gianfranco Contini, Alfonso Gatto dhe Antonio Russi. Gjithashtu u priten mire edhe pikturat e tij. Pasolini u be kryebotues I Revistes "Gjëegjeza", por u pushua për shkak te konflikteve qe kishte me drejtorin. Pasi kreu nje udhetim ne Gjermeni, Pasolini u kthye me mendime te tjera mbi kulturen politike te Fashizmit dhe vendosi te kthehej ne Komunist.

Pasolini u rekrutua gjate Luftes se Dyte Boterore, por u kap rob prej Gjermaneve. Megjitheate ai arriti te dallohej prej ushtareve te tjere te rendomte, dhe u kthye ne Casarsa. Ketu ai u bashkua me nje grup fansash te dialektit Friulian, dhe kishte për qellim ti jepte ketij dialekti nje status te njejte me ate te dialektit zyrtar te Udines. Gjate kesaj periudhe Pasolini filloi te jepte mesim ne shkollen ku punonte e jema. Ata mesonin femijet te cilet nuk kishin mundesi te ndiqnin shkollat e Pordenones dhe Udines, për shkak te luftes.

Gjate periudhes kur pasolini punonte si mesues, I vritet I vellai, ne nje kurth te ngritur ndaj tij. Gjashte dite me vone u themelua (Academiuta di lenga furlana) Akademia e Gjuhes Friuliane. Pasolini u bashkua gjithashtu edhe me shoqaten “Bashkimi për Autonomine e Friulit”. Akademia publikoi ne 1946, nje koleksion me poezi te titulluar “Ditaret”. Ne tetor ai kreu nje udhetim drejt Romes, dhe ne muajin Mai, ai nisi te shkruante te ashtuquajturat, Quaderni Rossi (Fletoret e Kuqe). Ne gjuhen Italiane Pasolini shkruajti nje drame te titulluar, Il Cappellano, dhe nje koleksion poezish te titulluar, “Te Qarat”, keto vepra u publikuan me ndihmen e Academise.

Ne 1954 Pasolini, e le mesimdhenien dhe u transferua ne Monteverde dhe publikoi “La meglior gioventù”, permbledhja e pare me poezi dialektike. Novela e tij e pare , Ragazzi di vita, u botua ne 1955. Puna pati sukses te madh, por u prit pa entuziazem prej qeverise Italiane. Si pasoje, Pasolini u kthye ne nje viktime e akuzave te medias se shkruar. Ne 1957, Pasolini, bashke me Sergio Citti, shkruajten dialogje ne dialektin Roman, për filmin “Le notti di Cabiria”, te Federico Fellinit. Tre vjete me vone ai u shfaq për here te pare si aktor ne filmin “Il gobbo” (Kurrizo).

Filmi I pare I Pasolinit si regjisor dhe shkrimtare, ishte “Accattone” ne 1961, I filmuar ne lagjet periferike te Romes. Mbi filmin shperthyen polemika dhe skandale. Ne 1963 episodi "La ricotta", I cili perfshihej ne koleksionin e filmave RoGoPaG, u sekuestrua. Ky akt u quajt prej Pasolinit, ofeze kundrejt tij, prej shtetit Italian.

Ne 1961 Pasolini u nis për nje udhetim, bashkë me Elsa Moranten dhe Alberto Moravinë, për në Indi, Sudan dhe Kenya, dhe ne 1963 për ne Ghana, Nigeri, Guinea, Jordan dhe Izrael, ku ai filmoi dokumentarin “Sopralluoghi in Palestina”. Gjate 1970 ai udhetoi drejt Afrikes për te xhiruar dokumentarin “Appunti për un'Orestiade africana”. Ne 1968, Pasolini mori pjese ne Festvalin e Filmit ne Venecia me filmin “Teorema”. Ne 1970 Pasolini bleu nje keshtjelle te vjeter prane Viterbos, disa kilometra ne veri te Romes, ku nisi te shruante novelen e tij te fundit, “Petrolio”. Dy vjet me vone ai nisi te bashkepunonte me shoqaten e majte ekstremiste “Lotta Continua”, e cila sponsorizoi nje dokumentar te titulluar “Bombardimi I Piazza Fontanes”. Po te njejtin vit ai nisi te bashkepunonte me gazeten me te rendesishme te Itali, Il Corriere della Sera.

Pasolini vdiq me 2 Nentor, 1975 ne plazhin e Ostias, prane Romes. Ate e kishin shtypur ne menyre makabre, disa here me makine. Për kete krim u arrestua Pino Pelosi, I cili pranoi qe e kishte vrare Pasolinin. Por ne 7 Mai, 2005, Pelosi pergenjeshtroi deklaraten e tij duke thene qe Pasolinin e kishte vrare dikush tjeter. Hetimet mbi vdekjen e Pasolinit u rihapen, për shkak te deklarates se Pelosit. Pasolini është varrosur ne Casarsa, ne Friulin e tij te dashur. Ne varrin e tij Pasolini mban veshur uniformen e nje skuadre futbolli te themeluar prej tij dhe disa miqve te tjere.

Viti Titulli Shënime
1961 Akatone Skenari nga Pier Paolo Pasolini bazuar në romanin e tij Una vita violenta.
1962 Nëna Roma Skenari nga Pier Paolo Pasolini.
1964 Ungjilli sipas Mateut
1964 Takime dashurie Dokumentar.
1966 Korbë dhe Harabela (Uccellacci e uccellini)
1967 Edipo re
1968 Teorema Romani i Pasolini Teorema u publikuar gjithashtu në vitin 1968.
1969 Porcile
1969 Medea
1971 Il Decameron Bazuar në The Decameron nga Giovanni Boccaccio. Fitues i Ariut të ArgjendtëEdicionin e 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.[8]
1972 I racconti di Canterbury Bazuar nëThe Canterbury Tales nga Geoffrey Chaucer. Fitues i Ariut të ArtëEdicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.[9]
1974 Il fiore delle Mille e una Notte Skenari shkruar në bashkëpunim me Dacia Maraini.
1975 Salò o le 120 giornate di Sodoma Bazuar në Les 120 journées de Sodome ou l'école du libertinage nga Marquis de Sade. Skenari shkruar në bashkëpunim me Sergio Citti.

Referime

Redakto
  1. ^ Ed Vulliamy, Who really killed Pier Paolo Pasolini?, The Guardian, 24 gusht 2014. Marrë më 13 shkurt 2018.
  2. ^ Gian Piero Brunetta (1991), Cent'anni cinema italiano, Bari: Laterza, f. 494.
  3. ^ Amado mio - Narrativa di Pasolini - Pagine corsare
  4. ^ Siciliano 1978, p. 32
  5. ^ Targa ricordo sulla casa di Pasolini, repubblica.it, 2 qershor 2004. Marrë më 13 shkurt 2018.
  6. ^ Siciliano 1978, p. 50
  7. ^ Pier Paolo Pasolini Arkivuar 22 gusht 2016 tek Wayback Machine, marrë më 13 shkurt 2018.
  8. ^ "Berlinale 1972: Prize Winners". berlinale.de. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2014. Marrë më 26 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Berlinale 1972: Prize Winners". berlinale.de. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2014. Marrë më 16 mars 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literatura

Redakto
  • Siciliano, Enzo (1978). Vita di Pasolini. Milano: Rizzoli. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)