Robin Hood
Robin Hud është një i jashtëligjshëm heroik legjendar i përshkruar fillimisht në folklorin anglez dhe më pas i paraqitur në letërsi, teatër dhe kinema. Ai vidhte nga të pasurit dhe ua jepte të varfërve. Sipas legjendës, ai ishte një harkëtar dhe shpatar shumë i aftë.[1] Në disa versione të legjendës, ai përshkruhet si me origjinë fisnike, dhe në ritregimet moderne ndonjëherë ai përshkruhet se ka luftuar në Kryqëzatat përpara se të kthehej në Angli për të gjetur tokat e tij të marra nga Sherifi. Në versionet më të vjetra të njohura, ai është në vend të kësaj një anëtar i klasës yeoman. Ai është përshkruar tradicionalisht i veshur me Lincoln green.
Nëpërmjet ritregimeve, shtesave dhe variacioneve, është krijuar një grup personazhesh të njohur të lidhur me Robin Hood. Këto përfshijnë të dashurën e tij, Maid Marian; banda e tij e të jashtëligjshmëve, Merry Men; dhe kundërshtari i tij kryesor, Sherifi i Nottingham. Sherifi shpesh përshkruhet si duke ndihmuar Princin John në uzurpimin e mbretit të ligjshëm, por të munguar, Richard, të cilit Robin Hood i mbetet besnik. Ai u bë një figurë popullore në Mesjetën e Vonë, dhe partishmëria e tij ndaj njerëzve të thjeshtë dhe kundërshtimi ndaj Sherifit janë disa nga tiparet më të hershme të regjistruara të legjendës, ndërsa interesat e tij politike dhe mjedisi i tij gjatë epokës Angevin u zhvilluan në shekujt e mëvonshëm. Baladat më të hershme të njohura që e shfaqin atë janë të shekullit të 15-të.
Ka pasur variacione dhe përshtatje të shumta të historisë gjatë viteve të mëvonshme, dhe historia vazhdon të përfaqësohet gjerësisht në letërsi, film dhe media televizive sot. Robin Hood konsiderohet si një nga tregimet më të njohura të folklorit anglez. Në kulturën popullore, termi "Robin Hood" përdoret shpesh për të përshkruar një të jashtëligjshëm ose rebel heroik kundër tiranisë.
Origjina e legjendës si dhe konteksti historik janë debatuar me shekuj. Ka referenca të shumta për figurat historike me emra të ngjashëm që janë propozuar si dëshmi të mundshme të ekzistencës së tij, disa që datojnë në fund të shekullit të 13-të. Të paktën tetë origjina të besueshme të historisë janë ngritur nga historianët dhe folkloristët, duke përfshirë sugjerimet se "Robin Hood" ishte një pseudonim i përdorur nga ose në lidhje me banditët.
Historia
RedaktoRobin Hud dhe banda e shokëve të lumtur sipas baladave më të hershme jetonte në Pyllin Sherud (Sherwood Forest). Kështu thotë edhe poezia e parë për Robin Hudin e shekullit XV "Robyn hode in scherewode stod" (Robin Hud ndodhet në Sherwood), një lojë fjalësh shumë të përdorura në atë kohë, për të treguar diçka të qartë. Sidoqoftë përfytyrimi i përgjithshwm që të krijohet na baladat dhe burimet e hershme është se Robin Hud mund të ketë jetuar në Barnsdale (sot Jorkshajëri Jugor South Yorkshire)
Origjina e legjendës së Robin Hudit është e turbullt. Referime e parë letrare vjen nga poema Piers Plowman, shkruar në 1377. Gojëdhëna të tjera të hershme janë:
[1
Robin Hood and the Monk (Robin Hudi dhe Murgu) shruar në 1450
The Lyttle Geste of Robyn Hode shruar gjatë viteve 1492-1510
Percy Folio dokument i shek.XV që përmbledh disa histori mbi Robin Hudin shkruar nga Thomas Percy
Në gjithë referencat letrare nuk ekziston asnjë fakt që të të bëjë të besojsh se Robin Hud daton që nga koha e Mbretit Xhon në fakt mbreti i vetëm i përmëndur është 'Eduardi' kjo ndoshta ngaqë autorët i referohen vizitës së Mbretiti Eduardi II në Nottingham më 1324.
Hipoteza mbi vërtetësinë e tij
RedaktoStudiuesi i parë i cili mendon se ka zbuluar Robin e "vërtetë", ishte Joseph Hunter, rojtar i zyrës së dokumenteve publike të Londrës, në vitin 1838. Kishte gjetur një dokument që fliste për një farë Robyn Hode, shigjetar në ushtrinë e Edoardo-s II dhe që u likuidua nga mbreti në vitin 1324. Problemi ishte se ky Hode nuk ishte një bandit.
Megjithatë, historianë të tjerë pohojnë se ngjarjet e Robin Hood shfaqen më vonë, duke parë se legjenda e banditit duket sikur është e gjallë në vitin 1200. Në këtë këndvështrim, një kandidat shumë i duartrokitur, zbuluar nga Davis Owen në vitin 1936, duket sikur është një farë "Robert Hod, i arratisur", cituar në disa dokumente të "Oborrit Assise" të Yorkshire që datojnë më 1225. I njëjti bandit shfaqet edhe në dokumente të tjera pasardhëse, ndonjëherë me nofkën e "Hobbehod". Siç nënvizon studiuesi i madh modern i Robin Hood-it, sir James C. Holt, profesor i historisë mesjetare në Kembrixh dhe autor i "Robin Hood"-it. "Historia e hajdutit zotëri" (Mondadori) bën fjalë për Robin Hood-in e vetëm, origjinalin e vetëm që është zbuluar deri tani dhe që dihej se ishte një bandit.
Në një dokument të vitit 1422, për shembull, flitet për një "pus të Robin Hood"-it në zonën e Skelbrooke, XVII km në veri të Doncaster. Ai pus ka qenë një tërheqje ndaj turistëve për më shumë se 4 shekuj. Udhëtarët ndalonin, paguanin një peni dhe pranoheshin simbolikisht në anën e banditit. Në shekullin e XVIII, arkitekti John Vanbrugh dizenjoi për pusin një veshje me gurë, me harqe të lartë 3 metra. Po kur nga ato anë u ndërtua një autostradë, pusi u mbulua dhe monumenti i Vanbrugh u spostua në anën të "Great North Road", ku gjendet edhe sot i braktisur. Por pusi nuk tregon asgjë për ekzistencën e vërtetë të Robin. Pylli i Sherwood krenohet me një numër të madh drurësh lisi shekullorë, të njohura si "major oak". Është treguar si ai poshtë të cilit Robin Hood rrinte gjithmonë me bandën e tij. Por sot e dimë se nuk ishte Sherwood pylli ku Robin vepronte dhe veçanërisht ai lis nuk kishte të bënte fare me të. Në fakt është llogaritur se pema është 800-vjeçare, që do të thotë se në vitin 1200, kur u zbuluan ndodhitë e Robin Hood, pema ishte pak më shumë se një rrënjë e vogël. Në Kirkless (180 km në veri të Nottingham-it) ndodhet ende manastiri, një kanonik antik ku Robin do të vdiste. Sipas Trimërive, Hood, duke vdekur, do të kishte hedhur me fuqi një shigjetë jashtë nga dritarja e dhomës së tij duke i kërkuar Little John-it ta varroste në pikën ku do të kishte rënë shigjeta. Rreth 550 metra nga ajo dritare (jo keq për tërheqjen e një burri i cili po vdiste) bie në sy menjëherë një varr i vjetër me një nënshkrim që dëshmon se Robin Hood është varrosur aty që nga 21 dhjetori i vitit 1247. "Në fakt, nënshkrimi është i shekullit të 18", thotë David Hepworth, ekspert i Robin dhe pronar i terreneve ku gjenden manastiri dhe varri. "Përzien një pseudo dialekt vendas me disa fjalë të vjetra angleze. Ishte një nga trajtat e vjetra turistike. Një rrugë e vjetër kalonte këtu pranë dhe udhëtarët shkëpusnin pjesë gurësh nga varri si souvenir. Duke arritur në këtë pikë, ajo u mbyll me hekura. Por gërmimet që u bënë pothuajse 1 metër në thellësi nuk nxorën në dritë asgjë".
Personalitete të ngjashëm
RedaktoEmri "Robin Hud" është bërë sinonim me lidhje me njerëzit të cilët kanë grabitur të pasurit dhe pasurinë ua shpërndajnë të varfërve dhe për këtë arsye ka gëzuar popullaritet të madh në mesin e njerëzve. Në histori ka personalitete që në jetë kanë kryer të njëjtën gjë si Robin Hudi mitik:
Salvatore Xhuliano (ITAL. Salvatore Giuliano) - bandit dhe separatist sicilian, luftëtar legjendar për pavarësinë e Sicilisë nga Italia. U bë jashtëzakonisht popullore në Sicili për shpërndarjen e ushqimit dhe të hollave për popullatën.
Realizime
RedaktoMë poshtë janë disa nga përshtatjet e dukshme të tregimit të Robin Hood në film dhe televizion:
- 1908: Robin Hood and His Merry Men, një film pa zë me regji nga Percy Stow dhe shfaqja e parë e Robin Hood në ekran.
- 1912: Robin Hood, një film pa zë me Robert Frazer në rolin e Robin Hood.
- 1922: Robin Hood, një film pa zë me Douglas Fairbanks.
- 1938: The Adventures of Robin Hood, me Errol Flynn në rolin e Robin Hood, roli i tij më i vlerësuar, me Olivia de Havilland si Maid Marian, Eugene Pallette si Friar Tuck, Alan Hale, Sr. si Little John, Basil Rathbone si Guy of Gisborne, Claude Rains si Princi John, Patric Knowles si Will Scarlet, Melville Cooper si Sherifi i Nottingham, dhe Ian Hunter si Richard I i Anglisë. Konsiderohet nga shumë si filmi më i mirë i Robin Hood.[2]
- 1948: The Prince of Thieves, një film ku luan Jon Hall wi Robin Hood.
- 1951: Tales of Robin Hood, një film i Robert Lippert me Robert Clarke si Robin Hood
- 1955–1959: The Adventures of Robin Hood, një serial i gjatë britanik me protagonist Richard Greene, i cili mbahet mend gjithashtu për melodinë e tij tërheqëse.
- 1973: Robin Hood, një prodhim i Walt Disney, i cili kishte personazhe të ndryshëm të përshkruar si personazhe kafshësh antropomorfike, duke përfshirë Robin Hood dhe Maid Marian si dhelpra.
- 1976: Robin dhe Marian, duke luajtur Sean Connery si Robin, Audrey Hepburn si Maid Marian, Nichol Williamson si Little John dhe Ronnie Barker si Friar Tuck.
- 1991: Robin Hood: Prince of Thieves, duke luajtur Kevin Costner si Robin Hudi me i suksesshem i te githë kohërave. Në këtë film rreshtohen dhe aktorë të tjerë me famë si Morgan Freeman në rolin e Azeem, Mary Elizabeth Mastrantonio ne rolin e Marian etj. Filmi është vleresuar shumë për skenat e realizuara, lojën e aktoreve si dhe muzikën e tij.
- 19991: Robin Hood, ku luajnë Patrick Bergin dhe Uma Thurman.
- 2001: Princess of Thieves, luan Keira Knightley si Gwyn, vajza 18-vjeçare e Robin Hood.
- 2010: Robin Hud, Russell Crowe luan rolin e banditit legjendar. Xhirimet e këtij filmi u realizuan në Anglinë Veriore, në Northumberland (kufi me Skocinë), në Kështjellën Alnwick.
Në kulturën popullore
Redakto- Artikulli kryesor: Robin Hood në kulturën popullore
Galeria
Redakto-
Robin Hud dhe Xhoni i vogël
-
Robin Hud dhe Frati Tuck
-
Robin Hud dhe virgjëreshë Mariana
-
Kopertina e "The Merry Adventures of Robin Hood" nga Howard Pyle në 1883
-
"Robin qëllon me Sir Guy" nga Louis Rhead
Referime
Redakto- ^ Rouă, Victor (20 prill 2017). "The Tale Of Robin Hood Of Sherwood Forest: Between Fact And Fiction". The Dockyards (në anglisht). Marrë më 4 qershor 2021.
- ^ King, Susan (12 maj 2010). "Classic Hollywood: 100 years of Robin Hood movies". The Los Angeles Times (në anglisht). Marrë më 2 tetor 2010.
Bibliografia
Redakto- Blamires, David (1998). Robin Hood: A Hero for All Times. J. Rylands Univ.Lib.of Manchester. ISBN 0-86373-136-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Coghlan, Ronan (2003). The Robin Hood Companion. Xiphos Books. ISBN 0-9544936-0-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Deitweiler, Laurie, Coleman, Diane (2004). Robin Hood Comprehension Guide. Veritas Pr Inc. ISBN 1-930710-77-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - Dixon-Kennedy, Mike (2006). The Robin Hood Handbook. Sutton Publishing. ISBN 0-7509-3977-X.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Doel, Fran, Doel, Geoff (2000). Robin Hood: Outlaw and Greenwood Myth. Tempus Publishing Ltd. ISBN 0-7524-1479-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - Hahn, Thomas (2000). Robin Hood in Popular Culture: Violence, Transgression and Justice. D.S. Brewer. ISBN 0-85991-564-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Harris, P. V. (1978). Truth About Robin Hood. Linney. ISBN 0-900525-16-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Hilton, R.H., The Origins of Robin Hood, Past and Present, No. 14. (Nov., 1958), pp. 30–44. Available online at JSTOR.
- Holt, J. C. (1982). Robin Hood. Thames & Hudson. ISBN 0-500-27541-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Knight, Stephen T. (1994). Robin Hood: A Complete Study of the English Outlaw. Blackwell Publishers. ISBN 0-631-19486-X.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Knight, Stephen T. (2005). Robin Hood: A Mythic Biography. Four Courts Press. ISBN 1-85182-931-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Phillips, Helen (2003). Robin Hood: Medieval and Post-medieval. Cornell University Press. ISBN 0-8014-3885-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Pollard, A. J. (2004). Imagining Robin Hood: The Late Medieval Stories in Historical Context. Routledge, an imprint of Taylor & Francis Books Ltd. ISBN 0-415-22308-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Potter, Lewis (1998). Playing Robin Hood: The Legend as Performance in Five Centuries. University of Delaware Press. ISBN 0-87413-663-6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Pringle, Patrick (1991). Stand and Deliver: Highway Men from Robin Hood to Dick Turpin. Dorset Press. ISBN 0-88029-698-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Rutherford-Moore, Richard (1999). The Legend of Robin Hood. Capall Bann Publishing. ISBN 1-86163-069-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Rutherford-Moore, Richard (2002). Robin Hood: On the Outlaw Trail. Capall Bann Publishing. ISBN 1-86163-177-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Vahimagi, Tise (1994). British Television: An Illustrated Guide. Oxford University Press. ISBN 0-19-818336-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Wright, Thomas (1847). Songs and Carols, now first imprinted. Percy Society.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Historia e Robin Hudit nga BBC (në anglisht)