Shërbimi Informativ i Shtetit (Shqipëri)

(Përcjellë nga SHISH)

Shërbimi Informativ Shtetëror (shkurt: SHISH) më 17 dhjetor 1912 u krijua ky shërbim i fshehtë për viset e banuara prej shqiptarëve.

Simboli i ri i Shish
Stema e SHISH-it.

Pas shpalljes së pavarsisë

Redakto

Siç shkruhet fjalë për fjalë në pikën 6 të vendimit të qeverisë së Ismail Qemalit: “ Të organizohet një shërbim i msheftë për vise të shkeluna të Shqipërisë”. Këto të dhëna i përkasin Fondit nr.145 në Arkivin Qendror të Shtetit dhe i përkasin Kryesisë të Përkohshme të Vlorës, viti 1912, dosja II-2 “Vendime dhe Proces-Verbale të Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës mbi çështjen politike, ushtarake dhe financiare”. Krijimi i Shërbimit të Fshehtë Shqiptar nuk u la vetëm në letër, por për organizimin e tij u ngarkuan persona kokretë ndërmjet të cilëve Lef Nosi e Bajram Curri. Për funksionimin e këtij Shërbimi ka të dhëna edhe pas ardhjes së pric Vilhelm Vidit si sundimtar i Shqipërisë i vendosur nga “Konferenca e Paqes në Londër” në vitin 1913.

Gjatë mbretërimit të Princ Vidit

Redakto

Vazhdimësinë e shërbimit sekret shqiptar e shohim përsëri pas Luftës së Parë botërore dhe largimit të Princ Vidit nga Shqipëria. Statuti i Lushjes i hartuar në Kongresin Kombëtar të Lushnjes më 21 janar 1920, risanksionoi ndarjen e pushteteve, ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe ndër të tjera u krijua Ministria e Brendshme, pjesë e së cilës ishte edhe Shërbimi Sekret. Ministër i punëve të brendshme u caktua Ahmet Zogu.

Pas Luftës së Dytë Botërore

Redakto

Pas Luftës së Dytë Botërore, shteti shqiptar që në periudhën dhjetor 1944 - mars 1945 i kushtoi rëndësi të veçantë krijimit të Organeve të Sigurimit të Shtetit.

Gjatë periudhës komuniste

Redakto

Sigurimi i Shtetit e ka fillesën e tij që më 20 korrik të vitit 1943 kur nga Këshilli i Përgjithshëm Nacional Çlirimtar u vendos krijimi i Organeve të Sigurimit të Shtetit. Në radhët e tij u vendosën njerëzit më të besuar të regjimit komunist. Sigurimi i Shtetit ishte strukturë e përfshirë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Pas rënies së komunizmit

Redakto

Pas vitit 1990, në kuadrin e ndryshimeve cilësore që ndodhën me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, Organet e Sigurimit të Shtetit u reformuan plotësisht duke iu përshtatur kërkesave të shtetit ligjor.

Transformimi i strukturës dhe emërtimi i ri

Redakto

Kështu në vitin 1991 u krijua 'Shërbimi Informativ Kombëtar', me ligjin nr.7495, datë 02.07.1991 “ Për organizimin e Shërbimit Informativ Kombëtar”. Detyrë parësore e këtij Shërbimi u vendos, parandalimi, zbulimi e ndërprerja e çdo veprimtarie antikushtetuese që cënon lirinë, pavarësinë, aftësinë mbrojtëse, tërësinë territoriale dhe pasurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. SHIK u krijua si një institucion i depolitizuar dhe si i tillë ai u ka pësuar vazhdimisht ndryshime të herëpashershme.

Emërtimi pas vitit 1999

Redakto

Në vitin 1999 me vendimin nr. 61, datë 22.11.1999 të Gjykatës Kushtetuese të RSH, SHIK ndryshon emërtimin nga Shërbimi Informativ Kombëtar në Shërbimi Informativ Shtetëror. Në vitin 2005 miratohet ligji nr. 9357, datë 17.03.2005 “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ Shtetëror”. Për realizimin e detyrave të tij Shërbimi Informativ Shtetëror ruan raporte të drejta ndërmjet nevojës së sigurimit të informacionit të domosdoshëm dhe respektimit të të drejtave dhe të lirive të individit. Ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së këtij institucioni.

Emblema e Shërbimit Informativ të Shtetit

Redakto

Emblema e Shërbimit Informativ të Shtetit përfaqëson kuptimin simbolik e figurativ të institucionit si brenda edhe jashtë vendit.Emblema është kompozuar në gjininë e medalionit, në formën klasike rrethore me nivelet bazo reliev dhe alto reliev.Shqiponja dykrenore është huazuar nga flamuri kombëtar dhe në bazën e poshtme është shkruar sigla SHISH. Emblema është konceptuar në ngjyrë të artë me sfond të errët blu. E drejta e autorit të emblemës i takon piktorit Robert Përmeti.[1]

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "SHISH". Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2011. Marrë më 12 dhjetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)