[1] Dr. sc. Sabri Tahiri: është i lindur më 10 korrik të vitit 1949, në fshatin Malishevë të Gjilanit. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e vazhdoi në Gjinmazin “Zenel Hajdini”, drejtimi i shkencave të natyrës në Gjilan. Studimet për matematikë i mbaroi në Fakultetin e Shkencave Matematikore-Natyrore – dega e Matematikës në Prishtinë.[1][lidhje e vdekur]

Jeta edukimi

Redakto

Fillimisht punoi profesor në shkollën e mesme në Prishtinë dhe Gjilan, për të vazhduar karierën e profesorit universitar në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Shkollën e Lartë Pedagogjike”Skenderbeu” dega në Gjilan, tashmë në Universiteti publik ”Kadri Zeka” në Gjilan.

Puna dhe kariera profesionale

Redakto
  • Gjatë viteve 1971-73, e filloi karieren e professorit të matematikës në Shkollën fillore”Emin Duraku” në Prishtinë, na viti 1973-79 vazhdoi të punoi në Gjimnazin ”Zenel Hajdini” në Gjilan, pastaj në SHLP në Gjilan, më 1976-78, ishte asistent në FSHMN në Prishtinë, më 2005-’06-të, 2008-’09-të, 2010-’11-të, ishte bashkpunëtor I jashtëm në Universitetin e Visionit Evropian në Pejë.
  • Ishte professor në Studimet Master në Universitetin shtetëror të Tetovës- Republika e Maqedonisë, dhe professor në studimet Master në Fakultëtin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës.
  • Studimet e magjistraturës i ka kryer me temën: ”Veprim i grupeve të Frobeniusit në rrafshet projective”.
  • Tezën e doktoratës” Zbatimi i intelegjencave të shumëfishta dhe i metodës realiste në mësimin e matematikës”[2], e ka mbrojtur në FSHMN në Prishtinë, duke i përfunduar me sukses të gjitha nivelet e edukimit, tash është professor i rregullt dhe prodekan financiar në Universitetin publik të Gjilanit.
  • Në periudhën 1980-81 ishte zëvendsdrejtor në SHLP dhe për një kohë
  • Shef i Departamenteve Matematikë-Fizikë, themelues i së cilit depertament ishte zotri Tahiri ( kur është diferencuar nga ish regjimi monist), në vitet 1982-90, si edhe Fakultetit të Edukimit – Qendra në Gjilan në programit fillor dhe parafillor, ku aktualisht kryen detyrën e shefit të departamentit, krse në dy mandate ishte ishte senator në Senatin e Universitetit të Prishtinës.
  • Kryetar i këshillit shtetëror të Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës për arimin para universitar.

Publikimet profesionale dhe shkencore

Redakto

Disa nga punimet profesionale shkencore dhe publike i ka të botuara nëpër revista dhe gazeta, si te e përditshmja “ Kosova sot”, “Bota e Re”, “Shkëndija”, e tjera, ndër ato më të veçuara janë: ”Veprim i grupeve të Frobeniusit në rrafshet projective”, Prishtinë 1985. Studimi I tipeve të koleacioneve të rrafshit të rrafshit projektivë të rendit 12, “Buletini”, nr.1. SHLP”Skenderbeu”, Gjilan, 1987, punimi tjetër për intelegjencat e shumëfishta, revista “Shkëndija”, nr.5-2005, Prishtinë, “Matematika dhe Muzika”. “Shkëndija”, Prishtinë nr.6.2006, pastaj Zbatimi intelegjencave të shumëfishta në mësimin e Matematikës” Buletin shkencor UNIEL, Elbasan, 2005, “ Edukimi matematikë në fëmijërinë e hershme në dritën e intelegjencave të shumëfishta” revista “Bota parashkollore”, Prishtinë, 2008, hartues teksteve shkollore, autor dhe bashkëautor I disa botimeve universitare, si edhe materiale tjera të botuara “Matematika për studentët e drejtimit klasor”, ETMM Prishtinë, 1986, pastaj “Metodika e formimit të koncepreve fillestare matematike, për studentet e degës për edukatore parashkollore, Prishtinë, 2002, përmbledhje detyrash nga Matematike për klasën III fillore”, Plus – Tetovë, 1996, si edhe teste të tjera të kësaj fushe, si edhe Tezën e doktoratës” Zbatimi i intelegjencave të shumëfishta dhe i metodës realiste në mësimin e matematikës”(Punim magjistrature), dhe atë të doktoratës.( Lexo: https://drive.google.com/file/d/0Bxeq-XV-U8mhVWtTa3VqYkR2bnM/view ) Inteligjencat e shumëfishta në mësimin e matematikës në shkollën fillore / Sabri Tahiri . - Në: Buletini shkencor UNIEL (Seria e shkencave psiko-pedagogjike)(2). - Nr. 1, , 2005,[1] Profesori është aktiv në jetën publikë të Gjilanit dhe Kosovës me gjithë kontributin professional dhe atdhetar.

Referimet

Redakto
  1. ^ a b ^^Dr. sci. Sabri Tahiri Teza e doktoratës
  2. ^ [https://drive.google.com/file/d/0Bxeq-XV-U8mhVWtTa3VqYkR2bnM/view

Lidhje të jashtme

Redakto

^Dr. sci. Sabri Tahiri Teza e doktoratës