Zenel Hajdini

kontribues në çështje kombëtare
This is the stable version, checked on 29 korrik 2023. Template changes await review.

Zenel Hajdini lindi më 24 maj 1910TupallëMedvegjës. Në vitin 1928 u regjistrua në Medresenë e Madhe. Pas okupimit të vendit kthehet në vendlindje, ku në cilësinë e komunistit ishte i angazhuar të punonte kryesisht në radhë të popullsisë me kombësi shqiptare që të demaskonte politikën e okupatorit në këtë anë. Ishte shqiptari i parë në njësitë partizane të Jugosllavisë. Mori pjesë në të gjitha luftimet dhe aksionet që ndërmori kjo çetë. U vra më 7 mars të vitit 1942Gazdinski Rib, në luftë kundër çetnikëve, kur okupatorit në territorin e Jabllanicës kish angazhuar rreth 30 mijë trupa. [1]

Busti i Zenel Hajdinit në shkollën e Tupallës

Kronologjia jetesore e Zenel Hajdinit

Redakto
  • Zenel Hajdini, Tupale, afër Medvegjës, 1910 - Gazdare, afër Medvegjës, 7 Mars 1942), pjesëmarrës i Luftës Nacionalçlirimtare dhe Heroit Kombëtar i Luftes II Boterore.
  • Ai në fshatin Tupal, pranë Medvegjës. Dy klasat e para të shkollës fillore përfunduan në Gjirin е Sijarines dhe dy të tjerët në Medvegjë. Për shkak të statusit të dobët të pronësisë, ai nuk mund të vazhdonte shkollimin e tij, kështu që ai punonte në komunën e Medvegjës si një zyrë komunale për regjistrim. Edhe pse ai arriti të gjejë një punë, dëshira e tij për arsimim të mëtejshëm nuk u largua. Pas dy vjetësh, ai shkoi në Shkup dhe hyri në medrese. Atje ai përfundoi tetë klasa të gjimnazit, dhe pastaj u regjistrua në Fakultetin Filozofik në Shkup, ku qëndroi deri në fillim të luftës.
  • Si student, ai mori pjesë në punën e lëvizjes Nacional çlirimtare antifashiste të studentëve. Ai u bë anëtar i Partisë Komuniste në vitin 1941.
  • Pas luftës së prillit dhe pushtimit të Mbretërisë SLS të Jugosllavisë, Zejne ndërpreu studimet e tij dhe, erdhi në fshatin Tupala. Fillon me punën e paligjshme në përgatitjen e kryengritjes.
  • Në gusht 1941, ai shkoi në partizanë dhe hyri në njësinë partizan "Kukavica".
  • Në vjeshtë, në të njëjtin vit, një grup luftëtarësh nga "Kukavica" u caktua për të shkuar në Jabllanicë dhe për të formuar një shkëputje të re atje. Në atë grup ishte Zejnel HajdinI.
  • Ai mori pjesë në betejat: në Kukavicë, në Jabllaninë e Epërme, në luftimet në Kremen, gjatë marrjes së Leskovcit, Vucjes, Labanes dhe betejave të tjera në këtë pjesë të v Jugorerilindore te trekendshit te Toplices. Ai ishte gjithashtu një anëtar i Shtabit të të Partisë se Jabllanices.
  • Ai u vra më 7 mars 1942, në Gazdinski Rid, pranë Medvegjës, duke luftuar çetnikun dhe bullgarët.Kur më vonë, pas vdekjes së tij, u formua Detyrimi i Parë Shqiptar i Partisë në Kosovë dhe Metohi dhe luftëtarët i dhanë atij emrin Zejnel Ajdini.
  • Me dekretin e Presidentit të Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë, më 9 tetor 1953, ai u shpall hero kombëtar.
  • Heronj kombëtarë të Jugosllavisë. Beograd: Mladost. 1975.
  • U shpall "Hero i Popullit".
  • Një varg monumentesh në Kosovë dhe në vendlindjen e tij ruajnë kujtimin për këtë hero revolucionar.
  • Po ashtu, në Gjilan gjimnazi është i emëruar sipas emrit të tij.
  • Zenel Hajdini u lind më 191O në fshatin Tupallë te Medvegjes.
  • Mësimet e para i mori në shkollën e ashtuquajtur "tek Xhamia e Siarinës"
  • Një kohë punoi si ofiqarë në Medvegjë, Dallohej me një kaliografi (bukurshkrim) të jashtëzakonshëm.
  • Pas dy vitesh u regjistrua ne Medresën e Shkupit e cila kishte karakter fetar por në të cilen mësoheshin disa gjuhë të huaja dhe ku lëndët empirike zinin një vendë shumë të rëndësishëm. Pas diplomimit në Medresë u regjistrua në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore në Beograd.
  • Gjatë vijimit të vitit të dytë të studimeve në Beograd plasën demostratat e njohura të marsit ku Zeneli mori pjesë aktive.
  • Pas fillimit të luftës Zeneli ishte kthyer në vendëlindje për të vazhduar aktivitetin e vet si anëtar i shtabit për rejonin e Medvegjës.
  • Eshtë vrarë nga forca bullgaro-çetnike në vijën e parë të frontit në Gazdare më 07 mars 1942.
  • Po këtë vit në Kosovë u themelua aradha e pare shqiptare e cila për nder të emrit dhe veprës së tij u quajt aradha "Zenel Hajdini".
  • Eshtë shpallur hero i popullit me 1953.
  • Emrin e tij e mbajtën dymbëdhjet shkolla fillore dhe të mesme (në Kosovë në Jabllanicë e ne Maqedoni ),kazerma, rrugë dhe sheshe.
  • Disa nga këto shkolla dhe rrugë nuk e mbajnë më emrin e tij ngase serbët ua ndërruan pas luftës së Kosovës por ka edhe të tilla që fatkeqësisht ua ndërruan vet shqiptarët.

Veprimtaria

Redakto

Zenel Hajdini nuk ishte pajtuar që shqipëtarët të mbesin të pashkolluar dhe kështu të dominohen në aspektin intelektual nga bashlëvendasët e tyre serb. Rrugën e tij tê shkollimit ua kishte preferuar edhe bashkëfshhatarëve të tjerë siq ishin Idriz Ajeti (akademik i njohur që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në lëminë e gjuhës shqipe), Zeqir Bajrami (profesor universiteti dhe një ndër autorët e parë të librit të gjeografisë në gjuhën shqipe)etj, të cilët vijuan mësimet në Medresën e Shkupit disa gjenerata më vonë. Zenel Hajdnini disa herë kishtë pasur takime me intelektual nga Kosova si Rashid Deda (deshmor) nga Prizreni e të tjerë, nga të cilët kishte kërkuar që ta furnizonin me disa abetare që do ti merrnin në Shqipëri. Kjo ëndërr si edhe shumë të tjera i mbeti e pa realizuar.

Familja

Redakto

Zeneli la pas shumë nipêr dhe mbesa të cilët sot jetojnë në Prishtinë e në diaspore (Francë, Gjermani,SHBA,Angli) Këtu duhet theksuar patjetër emrin e Hashim Hajdinit (djali i vëllaut të Zenelit-Hajvazit) i cili u dallua në luftën e Kosovës duke dëshmuar edhe një herë se rrjedh nga një familje e madhe me traditë atëdhedashurie. Hashimi luftoi në Fushë Kosovë deri në frymëne tij të fundit kundër hordhive policore dhe paramilitare serbe te cilët e kishin sulmuar në shtëpinë e tij me një makineri të paparë luftarake. Sipas dëshmitarëve këtu kishin gjetur vdekjen mbi dhjetë policë dhe paramilitarë serb, ndërsa perveq Hashimit këtu mbeten të vdekur edhe dy prindërit e tij Hajvazi dhe Gjyla. Permendorja e Hashim Hajdinit sod eshte e vendosur para kuvendit komunal te Fushe Kosoves . Zenel Hajdini u varros ne Fshatin e tij te lindjes ne Tupallë ku edhe sod e kesaj dite perkujtohet vepra e tij nga banoret lokale dhe nga nxensit e shkolles fillore qe mban emrin e tij qdo 7 mars.

Burime

Redakto
  1. ^ http://medvegja.net/index.php/2012-06-29-00-08-12/zenel-hajdini%7CZenel[lidhje e vdekur] Hajdini,hero i popullit (1910-1942)


Heronj të popullitKSA e Kosovës
Mustafa Bakija | Meto Bajraktari | Muharrem Bekteshi | Boro Vukmiroviq | Trajko Gërgoviq | Dara Dragishiq | Emin Duraku |
Dragutin Gjorgjeviq | Milan Zeqar | Katarina Patrnogiq | Miladin Popoviq | Jovanka Radivojeviq | Ramiz Sadiku |
Slobodan Surçeviq | Тоmazini Silvira | Xhevdet Doda | Fadil Hoxha | qyteti Prishtina